LIVE UPDATES
Aktualitet

Luftar Hysa i drejtohet ambasadorit amerikan: Më kanë ndaluar hyrjen në SHBA

Letra nënvizon se sipas Hysa- s, refuzimet e përsëritura konsullore mund të jenë ndikuar nga informacione të rreme të publikuara në media, të cilat kanë dëmtuar reputacionin e tij dhe të vëllezërve të tij. Hysa thekson se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta dhe se ndaj mediave përkatëse janë ndërmarrë veprime ligjore për dëm moral dhe material.

15 Nëntor 2025, 14:46 Nga alba kepi
Luftar Hysa i drejtohet ambasadorit amerikan: Më kanë ndaluar hyrjen
Luftar Hysa

Gazetarja Alba Kepi, ka zbardhur letrën që Luftar Hysa i dërgoi më 22 maj 2023 Ambasadorit amerikan në Meksikë, Ken Salazar, ku dokumentohet se që nga viti 2023 i është mohuar hyrja në SHBA. Po ashtu dokumenti i përgatitur e nënshkruar nga Luftar Hysa certifikon se ai është pronar i 9 pikave tregtare që funksionojnë si kazino dhe ofrojnë lojëra fati në Meksikë, secila me licencë federale të lëshuar nga qeveria e Meksikës.

Pra, dokumenti shërben si deklaratë zyrtare e tij mbi pronësinë dhe ligjshmërinë e këtyre licencave dhe aktiviteteve tregtare Kjo letër, drejtuar Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Meksikë, paraqet një kërkesë zyrtare për rishikimin e situatës së vizave turistike të autorit dhe familjarëve të tij. Dokumenti tregon qartë vështirësitë e hasura gjatë procesit të rinovimit të vizave. Luftar Hysa thekson se “nuk ka shkelur asnjë rregull ligjor gjatë vizitave të tij në Shtetet e Bashkuara”.

Letra nënvizon se sipas Hysa- s, refuzimet e përsëritura konsullore mund të jenë ndikuar nga informacione të rreme të publikuara në media, të cilat kanë dëmtuar reputacionin e tij dhe të vëllezërve të tij. Hysa thekson se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta dhe se ndaj mediave përkatëse janë ndërmarrë veprime ligjore për dëm moral dhe material.

Në dokument shpjegohet se ky problem i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm aktivitetit të tyre profesional dhe lëvizjes ndërmjet Meksikës dhe Kanadasë, pasi Hysa dhe vëllai i tij janë biznesmenë aktivë në industrinë e argëtimit dhe kazinove. Mungesa e vizës i ka penguar të marrin pjesë në evente ndërkombëtare të rëndësishme, si Global Gaming Expo në Las Vegas, duke i çuar në disavantazh tregtar.

Vetëm pak muaj para kësaj letre, në vitin 2022, Hysa u takua me Kryeministrin Edi Rama në selinë e qeverisë shqiptare në Tiranë. Letra përfundon me një kërkesë të qartë për asistencë diplomatike nga Ambasadori Ken Salazar, me qëllim që çështja e vizave të rishikohet nga autoritetet kompetente migratore.

LETRA E PLOTË:

Ciudad de México, më 22 maj 2023.

KEN SALAZAR

AMBASADOR I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË MEKSIKË.

I nderuar Ambasador,

I drejtohem Juve me qëllim që t’ju vë në dijeni se unë, i nënshkruari, me kombësi shqiptare dhe meksikane, kam pasur probleme – ashtu si edhe disa anëtarë të familjes sime – në lidhje me procesin e rinovimit të vizës sime turistike paraqitur pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, i drejtohem ndërhyrjes suaj me qëllim që të kem mundësinë ta marr përsëri këtë vizë.

Rreth vitit 2005, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më dha vizë turistike, të cilën e kam përdorur disa herë për të hyrë në këtë vend, pa shkelur asnjë ligj për të cilin do të duhej të sanksionohesha apo të më revokohej viza.

Rreth vitit 2010, pa qenë ende afër skadimit të vizës turistike që më ishte dhënë, dhe me rekomandimin e disa agjentëve migratorë të Shteteve të Bashkuara që të kërkoja zëvendësimin e vizës për shkak të dëmtimit të pasaportës sime shqiptare, ku ishte ngjitur viza, nisa procesin e rinovimit në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Montreal, Kanada, i cili u refuzua. Aty më u tha se ekzistonte një dyshim i supozuar se unë po kryeja biznes në atë vend pa vizën përkatëse, gjë që ishte krejtësisht e pavërtetë.

Më vonë, vëllai im Arben Hysa, me kombësi shqiptare dhe meksikane, i cili gjithashtu kishte vizë turistike, shkoi në zyrat konsullore të SHBA-së në Meksikë për të rinovuar vizën, e cila iu refuzua, duke i thënë se kjo ndodhte për shkak të lidhjes familjare me mua. E njëjta gjë i ndodhi edhe vëllait tim Ramiz Hysa, i cili disa herë ka aplikuar për vizë në Meksikë dhe në çdo rast arsyeja e refuzimit ka qenë lidhja e tij familjare me mua.

Për shkak të mungesës së saktësisë në informacionin e dhënë nga agjentët konsullorë amerikanë, dëshiroj të theksoj se, për arsye që nuk i njoh, dikush që fsheh identitetin e tij është përpjekur të njollosë emrin tim dhe të familjes sime, duke përdorur gazetarë të mediave të mëdha në Meksikë, të cilët është e lehtë të korruptohen dhe kanë botuar shkrime që na lidhin – mua dhe vëllezërit e mi – me veprimtari dhe organizata të paligjshme ndërkombëtare. Këto janë absolutisht të pavërteta, për të cilat ne kemi hapur procese ligjore për dëm moral dhe ekonomik kundër këtyre mediave dhe gazetarëve.

Refuzimet konsullore të përmendura më lart më bëjnë të supozoj se ndoshta informacioni i rremë i publikuar në media është arsyeja e vërtetë për të cilën na është mohuar viza turistike për të hyrë në SHBA, duke menduar se jemi persona “non gratus”. Kjo na shkakton dëme serioze, sepse unë kam aktivitete biznesi në Meksikë dhe Kanada, dhe banoj në Montreal, ndërkohë që SHBA-ja ndodhet gjeografikisht midis të dy vendeve.

Për këtë arsye, udhëtimi midis këtyre vendeve pa mundësinë e përdorimit të linjave ajrore amerikane, aeroporteve dhe qyteteve të tyre, kufizon ndjeshëm opsionet tona të udhëtimit. Po ashtu, familjarët e mi që jetojnë në veri të Meksikës, në qytetin Rosarito, Baja California, nuk mund të udhëtojnë në SHBA për pushime, duke u kufizuar mundësitë e tyre të argëtimit.

Së dyti, unë dhe vëllai im Arben jemi aksionerë të disa kompanive në Meksikë, ndër të cilat edhe kompania ENTRETENIMIENTO PALERMO, S.A. DE C.V., e cila merret me argëtim dhe menaxhon nëntë pika tregtare në pjesë të ndryshme të Meksikës. Këto pika operojnë lojëra fati dhe llotari (KAZINO), të cilat funksionojnë përmes kontratave me leje federale.

Në këtë kuadër, ekspozita më e rëndësishme botërore në industrinë e lojërave të fatit, Global Gaming Expo (G2E), zhvillohet çdo vit në Las Vegas, Nevada. Ne nuk mund të marrim pjesë për shkak të mungesës së vizave tona, çka na vendos në një disavantazh të dukshëm tregtar ndaj konkurrentëve tanë.

Dua të theksoj se, edhe pse industria e lojërave të fatit është e debatueshme në botë, në Meksikë ajo është tërësisht e ligjshme dhe funksionon nën rregullore të rrepta mbikëqyrjeje nga të gjitha nivelet e qeverisë, veçanërisht nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave. Ne kemi të gjitha dokumentet e lëshuara nga qeveria meksikane që na pastrojnë nga akuzat e rreme të mediave dhe dëshmojnë përmbushjen e të gjitha detyrimeve tona ligjore.

Madje qeveria e Meksikës na dha edhe shtetësinë meksikane dhe pasaportat përkatëse, gjë që juridikisht do të ishte e pamundur nëse do të kishim precedentë penalë. Prandaj është e qartë se shkrimet e mediave janë krejtësisht të rreme dhe vijnë nga burime të panjohura.

Së fundmi, dëshiroj t’ju informoj se, me qëllim të verifikimit nëse qeveria e Shteteve të Bashkuara po zhvillonte ndonjë hetim apo proces ligjor kundër meje dhe vëllezërve të mi për veprimtari të mundshme të paligjshme – çka mund të pengonte marrjen e vizës – ne kontraktuam firmën ligjore TRANSPARENCY ADVISORS me seli në Miami, Florida, e përfaqësuar nga CARLOS ROSERO.

Në maj të këtij viti ai lëshoi deklaratat e betuara (affidavits) që bashkëlidhen, ku rezulton se nuk ekziston asnjë procedurë e tillë kundër nesh. Për të gjitha sa më sipër, dhe duke qenë se unë dhe vëllezërit e mi kemi nevojë për vizën turistike për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i drejtohemi mirëkuptimit dhe ndihmës suaj që të na lidhni me autoritetet migratore kompetente për të./Syri.net

luftar hysa

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime