LIVE UPDATES
Aktualitet

Lonely Planet: Shqipëria, si një nga destinacionet më të mira për t’u vizituar në vitin 2023

Nominimet ngushtohen nga paneli i saj i ekspertëve të udhëtimit në vetëm 30 destinacione. Secili është zgjedhur për aktualitetin, përvojat unike, faktorin “wow” dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj qëndrueshmërisë, komunitetit dhe diversitetit.

16 Nëntor 2022, 17:49 Nga DOSJA
Lonely Planet: Shqipëria, si një nga destinacionet më të
Turistë

TIRANË- Lonely Planet ka përzgjedhur Shqipërinë si një nga destinacionet që duhet vizituar në vitin 2023. Në vend të një liste të thjeshtë, edicioni i vitit 2023 është një format pak më ndryshe nga ai i viteve të kaluara. Klasifikimi vjetor “Më të mirat në udhëtime” ndahen në pesë kategori: ushqimi (të ngrënët), të mësuarit nga udhëtimi, udhëtimi/eksplorimi, çlodhja/relaksimi dhe ndërveprimi/ rikontakti.

“Këtë vit, ne donim vërtet të provonim diçka të re dhe donim të pasqyronim mënyrën se si i shihnim udhëtarët që kërkonin udhëtime, e cila kishte të bënte jo vetëm me destinacionin, por edhe me përvojën”, – shpjegon Nitya Chambers, redaktore ekzekutiv në LP.

Çdo vit, listat më të mira të udhëtimit të Lonely Planet fillojnë me nominime nga komuniteti i stafit, shkrimtarëve, blogerëve dhe partnerëve botues. Nominimet ngushtohen nga paneli i saj i ekspertëve të udhëtimit në vetëm 30 destinacione. Secili është zgjedhur për aktualitetin, përvojat unike, faktorin “wow” dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj qëndrueshmërisë, komunitetit dhe diversitetit.

Shqipëria, përfshihet në kategorinë më të mirat në udhëtime 2023 për ndërveprimin.

“Në disa vende mund ta nisësh ditën në mal dhe ta përfundosh në det. Bukuria natyrore e Shqipërisë do t’iu lërë pa frymë. Shqipëtia mund të fitojë një vend në listën tonë më të mirë në udhëtim për t’u çlodhur, por kur ecni nëpër malet e saj, pa dyshim që do të keni më shumë kohë për t’u lidhur me njerëzit që jetojnë atje”, përshkruan udhërrëfyesi global.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është në periudhën maj-qershor dhe shtator-tetor ku temperaturat lokale variojnë në 13 deri në 23 gradë Celsius, sipas Stuart Butler, ekspert turizmi i cili ka sugjeruar një guidë 4-ditore për të vizituar Shqipërinë në 2023, ku ndër të tjera ka përmendur Shkodrën, Luginën e Valbonës, Thethin, Syrin e Kaltër, Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Lumin e Shalës etj.

Pse duhet të vizitoni Shqipërinë?

“Për shumicën e njerëzve, Shqipëria është një enigmë. Një vend në Europë, por jo si pjesa tjetër e Europës. Më pak e rafinuar. Ndoshta më e egër rreth skajeve. Dhe kjo është ajo që e bën udhëtimin këtu kaq tërheqës.

Gjatë një diktature të egër komuniste, gjatë së cilës feja u ndalua, udhëtimet po ashtu, dhe pronat u kthyen shtetërore, kufijtë e Shqipërisë u mbyllën për pjesën më të madhe të të huajve. Ndërsa periudha komuniste përfundoi në 1991, pak të huaj e vizitojnë edhe sot. Megjithatë, ata që e bëjnë këtë, zbulojnë një vend me male të thepisur dhe një histori të lashtë.

Të vizitosh Shqipërinë është një aventurë e vërtetë. Një vend me zemër të ngrohtë, ku mikpritja, krenaria dhe tradita ndërthuren, dhe një buzëqeshje miqësore është gjithmonë një vështrim larg”, shkruan Bluder.

Më të mirët në listën e udhëtimeve 2023/ Kategoritë e Lonely Planet

Ushqimi/ Të ngrënët

Kënaqësi kulinare

Nuk është për t’u habitur që Lima shfaqet si një nga të zgjedhurit nën kategorinë “eat” të listës së Lonely Planet – restorantet në kryeqytetin e Perusë për vite me radhë përfshihen në listën e 50 restoranteve më të mira në botë.

Lima, Peru
Umbria, Itali
Fukuoka, Japoni
Kuala Lumpur, Malajzi
Montevideo, Uruguai
Afrika e Jugut.

Udhëtimi / eksplorimi

Pavarësisht nëse dilni në rrugë në kërkim të restoranti të mirë apo një peizazhi të mrekullueshë, të qytetit, udhëtimi ka të bëjë me zbulimin gjatë rrugës drejt itinerarit tuaj.

Nova Scotia, Kanada
Butani
Parku Natyror Kombëtar, Kolumbi
Australia Perëndimore
Stamboll – Sofje me tren (Turqi-Bullgari)
Zambia
Çlodhja / Relaksimi

Pandemia nxiti gjithashtu një dëshirë tjetër: stresi i punës nga shtëpia ndërsa fëmijët shkolloheshin nga “zoom”, do të thotë që shumë udhëtarë thjesht duan të bëjnë një pushim të gjatë.

Destinacionet e ishujve, si Xhamajka dhe Dominika në Karaibe, janë vetëm vende për t’u çlodhur, sipas Lonely Planet.

Halkidiki, Greqi
Xhamajka
Dominika
Raja Ampat, Indonezi
Malta
Jordania
Kontakti i afërt / rilidhja / ndërveprimi

Sipas Lonely Planet energjia në këto destinacione do t’ju çojë në një aventurë që ju lidh me kulturën dhe komunitetin.

“Ndërsa bota u hap pas kufizimeve të gjata Covid, shumë udhëtarë ndien dëshirën për t’u lidhur ose rilidhur me të tjerët”.

Alaska
Shqipëria
Akra, Gana
Sidnej Australi
Guajana
Boise, SHBA
Të mësuarit nga udhëtimi

A keni filluar të piqni brumin e thartë apo të mësoni një gjuhë të re gjatë izolimit? Nëse doni të mbani gjallë frymën e të mësuarit përtej pandemisë, Lonely Planet sugjeron të vizitoni këto vende për të thelluar njohuritë tuaja.

Mançester, Mbretëria e Bashkuar
New Mexico, SHBA
Dresden, Gjermani
El Salvador
Skocia Jugore
Marsejë, Francë.

Marrë nga Monitor.al

lonely planet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet