LIVE UPDATES
Aktualitet

Lista Serbe: Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

Sipas Qeverisë së Kosovës, ndërtimi i këtyre urave ka për qëllim t'i lidhë Mitrovicën e Veriut – me shumicë serbe – me Mitrovicën e Jugut, ku jeton shumica shqiptare.

9 Korrik 2025, 16:26 Nga M.B
Lista Serbe: Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në
Nënshkrimi i peticionit nga serbët lokalë kundër urave të reja në Mitrovicë më 7 korrik.

KOSOVA- Peticioni kundër ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër - për të cilat gur themeli u vendos në fillim të korrikut në prani të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti - është nënshkruar nga 3.628 qytetarë, njoftoi të mërkurën Lista Serbe. Sipas Qeverisë së Kosovës, ndërtimi i këtyre urave ka për qëllim t'i lidhë Mitrovicën e Veriut – me shumicë serbe – me Mitrovicën e Jugut, ku jeton shumica shqiptare.

Për ndërtimin e dy urave – një për këmbësorë dhe tjetri për komunikacion – Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth tre milionë euro, ndërsa përfundimi i punimeve pritet në vjeshtë. Megjithatë, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit, nisi të hënën nënshkrimin e peticionit, dhe të mërkurën njoftoi se nënshkrimet janë mbledhur "për 11 orë" dhe se peticioni është “përfunduar me sukses”.

“Kjo shifër e nënshkrimeve për një kohë kaq të shkurtër paraqet një sinjal të fuqishëm dhe të qartë – populli është kundër imponimit dhe politikës së forcës”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Nuk dihet saktësisht numri i banorëve të Mitrovicës së Veriut – aty ku janë mbledhur nënshkrimet – pasi pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës kryesisht e kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë në vitin 2024. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – jetojnë rreth 20.000 serbë.

Lista Serbe ka njoftuar se në ditët në vijim do ta dorëzojë peticionin te përfaqësuesit e vendeve të Quint-it, misionit të KFOR-it, EULEX-it, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe UNMIK-ut, duke kërkuar prej tyre një reagim "të menjëhershëm dhe të qartë", ndërprerjen e ndërtimit të urave pa konsultim me popullin serb dhe respektimin e parimeve bazë demokratike dhe të së drejtës ndërkombëtare.

“Populli serb nuk është kundër zhvillimit dhe infrastrukturës, por është kundër vendimeve që merren pa të dhe kundër një politike që ka për synim zhdukjen e tij nga këto hapësira”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Bashkimi Evropian ka deklaruar se ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë “ka rëndësi praktike dhe politike”, dhe se çdo projekt infrastrukturor midis Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes të gjitha komuniteteve të përfshira.

“Është e domosdoshme që këto projekte të pasqyrojnë vullnetin dhe nevojat e komuniteteve lokale”, është thënë në përgjigje.

Ndryshe, urat e reja po ndërtohen pranë urës kryesore mbi Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Kjo urë është e njohur për përplasjet etnike pas luftës dhe për këtë arsye është nën mbikëqyrjen e forcave të KFOR-it. Aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar hapjen e saj për komunikacion në korrik të vitit të kaluar – gjë që pati shkaktuar tensione dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Kosova dhe Serbia kishin rënë dakord që ura të hapej për qarkullim në vitin 2014, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve. Ishte paraparë revitalizimi i urës dhe largimi i të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë. Në vitin 2016 u dakordua një plan i ri zbatimi, për të tejkaluar mosmarrëveshjet rreth interpretimeve të marrëveshjeve të mëparshme. Sipas këtij plani, ura duhej të hapej për komunikacion në janar të vitit 2017. Punimet për revitalizim përfunduan në qershor të vitit 2018, ndërsa ura – në të cilën janë investuar 1.5 milionë euro – nuk është hapur kurrë për automjete, por vetëm për këmbësorë./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme