LIVE UPDATES
Aktualitet

Lirohen autorët e vrasjes së Egli Progës! A ndërhyri ‘daja’ në manipulimin e provave?

Nëpërmjet dëshmive, kamerave të fshehta dhe dokumenteve, emisioni investigativ faktoi se hetimet e Prokurorisë së Korçës kanë qene të mangëta dhe të zgjatura në kohë, çka mundësoi që të gjithë autorët të lirohen nga burgu.

19 Nëntor 2025, 22:37 Nga M.L
Lirohen autorët e vrasjes së Egli Progës! A ndërhyri
Foto nga emisioni

Fiks Fare paralajmëroi disa javë më parë se hetimet për vrasjen e Egli Progës, më 10 gusht 2024, në Pogradec, po tentoheshin të manipuloheshin.

Nëpërmjet dëshmive, kamerave të fshehta dhe dokumenteve, emisioni investigativ faktoi se hetimet e Prokurorisë së Korçës kanë qene të mangëta dhe të zgjatura në kohë, çka mundësoi që të gjithë autorët të lirohen nga burgu.

Madje, redaksia jonë faktoi edhe manipulimet e dëshmitarëve, që ndryshuan disa herë thëniet apo edhe fshirjen e kamerave të sigurisë. Megjithëse kishin kaluar 14 muaj, dosja është rikthyer për t’u hetuar. Prokuroria e Korçës nuk po gjen dot kamerat e sigurisë, të cilat janë fshirë, si në lokalin ku ndodhi vrasja ashtu edhe te supermarketi përballë.
Kamerat kanë filmuar para dhe pas vrasjes, por jo minutat e vrasjes! Prokuroria ende ka shumë pikëpyetje; Ku janë kamerat, sa vetë e goditën dhe sa persona morën pjesë?! Këto pyetje ende sot e kësaj dite nuk kanë përgjigje, teksa ngjarja vijon të ketë shumë enigma dhe asnjë përgjegjës se kush ndërhyri në serverat.

Disa ditë pas transmetimit të kësaj çështje, ashtu siç e parashikoi edhe emisioni Fiks Fare, autori kryesor Denis Meçe është liruar nga burgu. Vendimi është dhënë ditën e shtunë, më datë 15 nëntor 2025, nga Gjykata e Korçës, për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit. Nga zvarritja e hetimeve apo pritja e pafundme për ekspertimin në Itali,
afatet kaluan dhe personat që qëndronin në burg, Denis Meçe dhe Leonidha (alias Klodi) Guçe u liruan nga burgu.

Në vendim e lirimit shkruhet se “të mos kenë kontakte me persona të tjerë, përveç familjarëve që jetojnë në atë banesë”, pra ambientet e tyre nuk ruhen me punonjës policie dhe nga çasti në çast ata mund të arratisen! Në urdhrin e lirimit shkruhet se “u konstatua humbja e fuqisë së paraburgimit për shkak të kalimit të afatit, lidhur me masën e
sigurimit arrest me burg”.

Fiksi iu drejtua me një kërkesë zyrtare Prokurorisë së Korçës, se përse autorët hetohet me një masë të lehtë sigurie. Në përgjigje, akuza shkruan se Denis Meçe dhe Leonidha Guçe po hetohen me akuzën e vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim. Voltan Shkullaku dhe Arjan Manellari po hetohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e
së vërtetës. Ardjan Bego po hetohet për moskallëzim krimi. Ndërkohë, Andi Shkullaku po hetohet për moskallëzim krimi dhe deklarata të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Çuditërisht, Prokuroria e Korçës shkruan pas 14 muajsh se, procedimi penal “është ende në fazën e hetimeve paraprake”. Sipas saj, është përpiluar vendimi për ekspertimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara në vendngjarje, si dhe është proceduar me dërgimin e tyre nëpërmjet letër – porosisë jashtë vendit. Por, deri më tani, nuk është zbuluar se kush
ndërhyri te kamerat!

Fiksi e pyeti Prokurorinë e Korçës nëse janë shtrirë hetimet edhe ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, ekspertëve apo personave të tjerë, të afërm të autorëve, për kryerjen e ndonjë vepre penale? Në këtë përgjigje, Prokuroria e Korçës përgjigjet shkurt se “njëkohësisht, hetimet po vijojnë edhe për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’”.

Por, kur do të shkojë në gjykatë?

Akuza shkruan “me administrimin e letër-porosisë, në lidhje me ekspertimin e pajisjeve elektronike, Prokuroria e Korçës do të përfundojë hetimet dhe do të procedojë me dërgimin e çështjes në gjykatë. Aktualisht, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit nuk ka persona nën hetim me masë sigurimi ‘arrest në burg’”.

Dosja është e cunguar dhe nuk dihet kush e qëlloi viktimën! Në akt-akuzë shkruhet se kamera e brendshme e lokalit, ku ndodhi vrasja, përmban kartë memorie dhe ka regjistrime të ditëve përpara ngjarjes. Por, pamjet e datës së ngjarjes janë fshirë. Fshirja e pamjeve të caktuara nuk mund të ketë ndodhur për shkak të një problemi teknik, por mund të ketë pasur ndërhyrje të qëllimshme.

Pas ekzaminimit të kartës, është zbuluar prania e një virusi, i cili ka prekur vetëm dy foldera dhe dyshohet që ky virus të jetë futur për të fshirë ose manipuluar të dhënat. Ndërkohë, në dosje përcaktohet se edhe kamera e jashtme e një supermarketi përmban pamje të periudhës pas ngjarjes, por me një datë të gabuar dhe është vendosur viti 1970.
Në këto pamje duken oficerët në vendngjarje, por nuk shfaqen pamjet e momentit të ngjarjes. Kjo anomali sugjeron për një ndërhyrje të mundshme.

Në dosje përshkruhet me hollësi mënyra e marrjes së pajisjeve, kamerave të sigurisë nga disa lokale por edhe në disa biznese në atë zonë. Janë marrë kamerat e Komisariatit të Policisë në Pogradec. Sipas saj, nga këqyrja ka rezultuar se, ditën e vrasjes, në orën 19.50.58 në ambientet e komisariatit, hyn eksperti Elvin Poçka. Në orën 20.03.12 eksperti
del me një tip valixhe në dorë. Në orën 01.43.18, të datës 11 gusht 2025, në ambientet e komisariatit shfaqet një
automjet “Range Rover”, i cili futet brenda dhe nga dera e pasme e pasagjerit zbret shtetasi Denis Meçe. I njëjti ekspert, Elvin Poçka, del edhe te aktet e këqyrjes së vendngjarjes. Janë bërë vendime për ekzaminimin e pajisjeve te një ekspert privat, Erion Lako. Por, sërish filmimet nuk u kthyen, por dalin me virus!

Ndërkohë, në përgjime mes personave të shoqëruar, Arjan Manellari flet me Leonidha Guçen dhe thotë se “mos dhanë ndonjë lekë ata, kupton”. Më pas, flasin se nëse hapen kamerat, del kush e ka qëlluar Eglin! Fiksi bisedoi nëpërmjet telefonit me Leonidha (Klodi) Guçen, i akuzuar për vrasje me dashje dhe aktualisht po hetohet me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai tha se “nuk e kam qëlluar, po t’a kem goditur unë Egli Progën, unë automatikisht, unë si person, le t’më
japin burgim të përjetshëm”. Fiksi e pyeti se kush e qëlloi, ndërsa u përgjigj se “atë e qëlloi Denis Meçja”.

I akuzuari tha se ngjarja po tentohet që të manipulohet. “Në momentin që Denisi e ka goditur, edhe në kohën për t’u larguar, ka marrë në telefon një njeriun e tij po them që duhet të ketë marrë dajën e tij. Edhe e ka shprehur ose në telefon ose në ‘whatsapp’, këtë s’jam i bindur se ku! E ka marrë dhe i ka thënë që unë vrava një njeri.” pohon Leonidha.

Ai këmbëngul se janë pikërisht këta persona, pra daja, që po tenton që të manipulojë çështjen. “Kush mund të ketë ndërhyrë, ata që po e manipulojnë çështjen. Unë s’kam shkuar në supermarket as për të parë dhe as për të marrë kamerat. Unë kërkoj që të dalë e drejta, të hapen kamerat, sepse kamerat e vërtetojnë saktësisht ngjarjen” shton më tej.

Leonidha thotë se, përveç kamerave të lokalit dhe supermarketit, kamera ka pasur edhe Bashkia e Pogradecit. “Kanë qenë kamerat e bashkisë, nuk është 1 kamer! Si ka mundësi domethënë që të fshihen 3 kamera në të njëjtin moment kur ka ndodhur ngjarja. Kërkoj që të hapen kamerat dhe të dënohet autori. Nëqoftëse unë e kam goditur atë, unë të marr
dënimin më të rëndë. E thashë dhe e përsëris prapë, burgim të përjetshëm. Po më shkatërrojnë mua, po shkatërrojnë familjen” përfundoi ai./ Top Channel

vrasja e egli progës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet