LIVE UPDATES
Aktualitet

Bonusi përpara 11 majit/ BIRN: Si u joshën pensionistët në prag të zgjedhjeve

Bashkëshorti i saj, 72 vjeç, vuan nga astma dhe shpesh ka nevojë për medikamente që nuk mbulohen nga skema e rimbursimit, një tjetër barrë për çiftin që jeton vetëm me pensionet. Ata thonë se mund të përballojnë vetëm një dietë të thjeshtë ushqimore, pasi mishi dhe peshku janë jashtë mundësive të tyre, ndërsa bahçja mbetet burimi i vetëm i prodhimeve të freskëta.

19 Nëntor 2025, 18:15 Nga E. D
Bonusi përpara 11 majit/ BIRN: Si u joshën pensionistët në
foto ilustruese

TIRANË- Në oborrin e vogël të shtëpisë së saj në Vaqar, Lirije Sina, 64 vjeçe, kalon orë të tëra duke u kujdesur për disa rreshta perimesh që i ka mbjellë për të kursyer nga pensioni i saj prej 9.900 lekësh.

“Çfarë të bëj më parë me ato lekë?” pyet ajo, duke renditur ilaçet, faturat dhe ushqimin, ndërsa tregon se kohët e fundit ka filluar të ketë probleme me tensionin.

Bashkëshorti i saj, 72 vjeç, vuan nga astma dhe shpesh ka nevojë për medikamente që nuk mbulohen nga skema e rimbursimit, një tjetër barrë për çiftin që jeton vetëm me pensionet. Ata thonë se mund të përballojnë vetëm një dietë të thjeshtë ushqimore, pasi mishi dhe peshku janë jashtë mundësive të tyre, ndërsa bahçja mbetet burimi i vetëm i prodhimeve të freskëta.

Pavarësisht vështirësive, Sanija votoi për Partinë Socialiste në pushtet në zgjedhjet parlamentare në 11 maj, e joshur nga shpërndarja e bonusve për pensionistët dhe premtimet për rritjen e pensionit në të ardhmen e afërt.

“E morëm edhe të pranverës dhe tani do të marrim prapë një bonus,” tha Lirija, ndërsa shtoi se këto pagesa janë një ndihmë e madhe për pensionistët. “Nuk kam pse e fsheh, unë për këta kam votuar”, shtoi ajo.

Në nëntor 2024, vetëm 6 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, qeveria njoftoi shpërndarjen e dy bonuseve me vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë për rreth 730 mijë pensionistë, me një kosto prej 163 milionë eurosh – një vendim që kritikët e cilësojnë si të motivuar politikisht dhe të orientuar drejt një prej blloqeve më të mëdha të votuesve në vend.

“Është një bonus elektoral,” thotë ekonomisti Selami Xhepa. “Nuk ka asnjë diskutim që përdorimi i këtij instrumenti financiar ka pasur si qëllim përdorimin politik,” shtoi ai.

Premto Gogo, drejtues i KRIIK Albania, një organizatë që monitoron prej vitesh procesin zgjedhor, thotë se shpërndarja e bonusit për pensionistët, ka qenë pjesë e një serie vendimesh të marra në fund të vitit 2024, efektet e të cilave u ndjenë gjatë fushatës zgjedhore.

“Ato kanë qenë vendime drejtpërdrejtë elektorale, kanë ndikuar ndjeshëm dhe patjetër e kanë e kanë orientuar votën,” tha Gogo. “Por sa kanë ndikuar, këtë nuk e masim dot, sepse janë shumë mekanizma që e kanë orientuar dhe lëvizur peshën e votës,” shtoi ai.

Hile zgjedhore

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste arriti të merrte rreth 730 mijë vota, duke  siguruar një mandat të katërt në krye të vendit dhe një epërsi absolute me 83 mandate në parlament. Analizat e ndryshme kanë sugjeruar se ndër kategoritë që e votuan më së shumti këtë parti ishin pikërisht pensionistët, duke ngritur pikëpyetje se një pjesë u joshën edhe nga bonusi që morën pak ditë para zgjedhjeve.

Qani Shino, ish minator që e gëzon pensionin prej vitit 2014, por që proteston prej vitesh për statusin e minatorit e konsideron bonusin e pranverës, si një hile për të mashtruar moshën e tretë para zgjedhjeve.

“Ai qe një bonus mashtrim për të marrë votat para zgjedhjeve, dhe patjetër ka ndikuar tek vota, se ai për vota e bëri”, thotë Shino, i cili i është bashkuar Lëvizjes Bashkë.

Edhe Klodian Muço, ekspert i ekonomisë dhe njëkohësisht profesor pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, i sheh premtimet në fushata elektorale dhe sidomos bonuset si instrumente që synojnë të ndikojnë në rezultatin elektoral.

Ai kujton se fjala bonus, nga latinishtja, do të thotë të japësh një shpërblim për një performancë të mirë, dhe ngre pikëpyetje se për çfarë arritjeje po shpërbleheshin pensionistët.

“Bonusi është premtim elektoral,” tha ai. “Në gjykimin tim, e vetmja ‘performancë’ e pensionistëve në maj ishte të jenë më dashamirës, ose ta shihnin me më shumë optimizëm partinë në pushtet”, shtoi Muço.

Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrëveshje politike në vitin 2020, parashikon se “katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re, ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve – përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Sipas dispozitës ligjore, afatet ndaluese para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 nisën më 11 janar, por ekspertë të zgjedhjeve thonë se KQZ-ja nuk duhet të kufizohej te një interpretim i ngushtë i ligjit.

“Ne kemi kërkuar që ligji të zbatohet në mënyrë domethënëse, që do të thotë të merren parasysh si vendimi, ashtu edhe efekti i tij,” tha Premto Gogo.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Gerta Meta, drejtuese e Shoqatës për Kulturë Demokratike.

“Si taktikë dhe si zgjedhje nga ana e qeverisë, patjetër që ka ndikim në zgjedhje,” tha Meta. “Pse nuk e jep këtë bonus pak më përpara ose pas zgjedhjeve?” pyeti ajo.

Karamele elektorale

Skema e pensioneve në Shqipëri prej vitesh përballet me vështirësi, si pasojë e emigrimit të fuqisë punëtore, ndryshimeve demografike dhe normës së ulët të kontributeve. Në këto kushte, ekspertët paralajmërojnë se çdo ndërhyrje duhet të jetë e menduar mirë dhe jo të përdoret për përfitime elektorale.

Selami Xhepa kujton se skema e bonusit për pensionistët ka qenë tradicionalisht një shpërblim i fundvitit, për të lehtësuar barrën e festave. Por, sipas tij, përdorimi i këtij subvencioni në prag të fushatës ka ndikuar drejtpërdrejt rezultatin zgjedhor. “Një karamele, kur të jepet në momentin që të lë ende shijen e ëmbël në gojë, sigurisht që ka efekt,” tha Xhepa.

Ai shprehet pak optimist edhe për rritjen e premtuar pas zgjedhjeve, duke theksuar se kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm, çka e bën të papërfillshme edhe nëse premtimi realizohet. “450 euro e kanë që tani pensionin vendet e rajonit; qeveria jonë premton ta bëjë 400 euro pas katër vitesh,” tha ai.

Pensionistët shqiptarë vijojnë të jenë ndër më të keqpaguarit në rajon. Në fund të vitit 2024, pensioni mesatar në Shqipëri ishte rreth 196 euro, ndërsa në Mal të Zi është 450 euro; në Bosnje 340 euro; në Maqedoninë e Veriut 405 euro; dhe në Serbi 440 euro. Edhe Kosova ka rritur mbështetjen për këtë kategori, duke e çuar pensionin social në 120 euro dhe pensionin mesatar në 287 euro.

Eduart Gjokutaj, drejtues i ALTAX, një qendër që monitoron edhe premtimet e partive politike, mendon se politikat buxhetore të qeverisë mbeten të motivuara politikisht. “Buxheti vetë nuk merr vendime afatgjata, por afatshkurtra dhe me prioritet votën,” tha ai, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë.

Duke iu referuar monitorimeve të ALTAX-it, Gjokutaj thotë se premtimet për pensionet nuk janë mbajtur asnjëherë, që nga qeveria Berisha, e deri te kryeministri Rama, i cili është në pushtet që nga viti 2013. Sipas të dhënave të organizatës, nga viti 2009 deri në vitin 2021, pensionet janë rritur me vetëm 36%, ndërsa premtimet e partive politike kanë qenë pothuajse trefish më të mëdha.

“Premtohet më shumë sesa ka mundësi, dhe më shumë sesa mund të përballojë buxheti i shtetit,” tha ai. “Sigurisht që ky bonus dhe premtimi për rritje e zbut pak pesimizmin te kjo kategori.”

Edhe ekonomisti Klodian Muço është i mendimit se partitë politike i fryjnë premtimet elektorale ndaj pensionistëve – një taktikë që, sipas tij, shpesh ka rezultuar e suksesshme.

“Besoj se pensionistët vërtet i besojnë premtimet, dhe premtimi i qeverisë i influencon,” përfundoi ai.

Politikë me pensionet

Pesë vite më parë, kur doli në pension, Shefqet Muça përfitoi një pension prej 28 mijë lekësh për 34 vite punë si makinist në hekurudhën shqiptare dhe 3 vite shërbim ushtarak. Së bashku me kompensimet dhe rritjet e përfituara ndër vite, ai aktualisht merr 34 mijë lekë në muaj. Bashkëshortja e tij nuk pati “aq fat”, duke u shpërblyer me një pension prej vetëm 13 mijë lekësh për 32 vite punë. Me këto të ardhura, Muça thotë se arrijnë të bëjnë një jetë modeste, por larg përmbushjes së nevojave të tyre.

“Po na ra ndonjë sëmundje, nuk dimë ku të përplasemi,” thotë ai.

Rritja e pensioneve është ndër premtimet më të përsëritura të partive politike dhe rikthehet në çdo fushatë zgjedhore. Premtimi kryesor i socialistëve në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit ishte se pensioni mesatar do të arrinte në 400 euro dhe ai minimal në 200 euro – një angazhim që po ripërsëritet sërish këto ditë.

Ndryshe nga fushata, kur premtimet ishin më të paqarta, këtë herë kryeministri është kujdesur të saktësojë se objektivi do të realizohet në vitin 2029 dhe se kostoja totale do të jetë 1.7 miliardë euro. Ai ka deklaruar se vetëm këtë vit pensionet zënë “pjesën e luanit” në buxhet, me 100 milionë euro për rritjet dhe 16 milionë euro për indeksimin.

Shefqet Muça mbetet skeptik për rritjen e pensioneve dhe formulën e re të propozuar nga qeveria, por në kushtet kur çmimet rriten çdo ditë, ish-makinisti në pension thotë se mirëpret çdo shtesë. “Nuk është ndonjë gjë e madhe, por është diçka,” shprehet ai, duke shtuar se premtimet përsëriten sepse “duan votën”. “Jeta është shumë e shtrenjtë për ne pensionistët,” shtoi Muça.

Në kufirin e varfërisë

Ish minatori Qani Shtino jeton me bashkëshorten, e cila pas 42 vitesh kontribut në sistemin shëndetësor përfiton një pension prej 30 mijë lekësh. Ai vetë vuan nga një sërë sëmundjesh, si diabeti, tensioni dhe aritmia, dhe mbështetet te medikamentet me rimbursim për t’u kuruar, megjithëse shpreh dyshime për cilësinë e barnave.

“Ku më del mua pensioni të ha, të paguaj faturat dhe të marr edhe ilaçe të mira?” thotë ai i pakënaqur. “Vetëm kur vijnë vajzat na nxjerrin për ndonjë kafe,” shton Shtino, duke theksuar se “të presë prindi lëmoshë nga fëmija është kiamet”.

Ashtu si Qaniu, qindra mijëra pensionistë në Shqipëri jetojnë në kufirin e varfërisë. Banka Botërore ka përllogaritur se kufiri i varfërisë është 5.5 USD (rreth 457 lekë) në ditë, që mesatarisht i bie 165 USD (rreth 13,700 lekë) në muaj – një shumë që në Shqipëri barazohet me një pjesë të madhe të pensioneve.

Si rrjedhojë e informalitetit të lartë përgjatë tre dekadave të fundit, shumë qytetarë që dalin sot në pension nuk kanë vitet e plota të punës dhe përfitojnë pension të pjesshëm. Vetëm në vitin 2024 iu shtuan skemës së pensioneve 29,136 përfitues të rinj, por mesatarja e pensionit për këtë kategori mbeti e ulët, vetëm 17,013 lekë në muaj.

Për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë dhe zhvillimeve demografike, skema e pensioneve në vend po mbijeton me vështirësi. Në vitet ’90 kishte katër kontribues për një përfitues; aktualisht raporti ka rënë në 1.11 kontribues për një përfitues, çka tregon se numri i pensionistëve po rritet shumë më shpejt se vitet e punës. Sipas ekspertëve, kjo e bën skemën, në kuptim afatgjatë, të paqëndrueshme, pavarësisht ndërhyrjeve të mundshme.

“Në vitin 2030, po të ecim me këto ritme, do të arrijmë një raport një kontribues për një përfitues,” shprehet Klodian Muço. “Kjo do të thotë se skema është drejt dështimit,” shton ai./BIRN

pensionistët zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje