LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Komentet e pasakta të një mjeku në rrjetet sociale mbi një studim mjekësor në Korenë e Jugut u kthyen në një fushatë online keqinformimi dhe paniku.

19 Nëntor 2025, 19:47 Nga M.L
BIRN: Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi
Foto ilustruese

Më 9 nëntor, kardiokirurgu Edvin Prifti shpërndau katër foto nga një studim i kryer në Korenë e Jugut, me titull: “Rreziqet 1-vjeçare të kancerit të lidhura me vaksinimin COVID-19: një studim kohorte i bazuar në popullsi në Korenë e Jugut”.

Prifti e shoqëroi postimin me një interpretim personal, duke pretenduar se materiali vërtetonte një lidhje direkte mes vaksinave dhe kancerit.

“Nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveçse urrejtjes ndaj njeriut! Një holokaust pa asnjë diskriminim!”, shkroi ai.

Mbi 15 faqe online në gjuhën shqipe, përfshirë të përditshmen Gazeta Dita dhe portale të tjera, e shpërndanë postimin e Priftit me tituj alarmues. Postimi u rishpërnda nga 129 ndjekës të kardiokirurgut shqiptar dhe gjeneroi video virale në rrjetet sociale.

Studimi që i referohet Dr.Prifti, i publikuar nga revista “Biomarker Research”, ka si autorë katër shkencëtarë koreano jugor.

Megjithatë, ndryshe nga pretendimi i doktorit shqiptar, ai nuk shkruan se ka një lidhje shkakësorë midis vaksinimit kundër COVID-19 dhe rritjes së rrezikut të sëmundjes së kancerit.

Vetë autorët e studimit theksojnë në mënyrë specifike në konkluzionet e publikuara se gjetjet e tyre nuk provojnë lidhje shkak-pasojë mes kancerit dhe vaksinës.

“Nevojiten studime të mëtejshme për të sqaruar marrëdhëniet e mundshme shkakësore,” shkruajnë ata në konkluzionet e studimit.

I pyetur nga BIRN mbi deklaratën e tij për studimin, kardiokirurgu Prifti këmbënguli në qëndrimin e tij për lidhjen e vaksinë me kancerin.

“Në konkluzion, mendoj që të dhënat janë të shumta dhe kokëforta,” tha ai, duke pranuar gjithsesi se “duhen studime të tjera”.

Një lajm i vjetër dhe i përgënjeshtruar

Zhurma e krijuar së fundmi në Shqipëri mbi këtë studim, bazohet në një lajm që është përgënjeshtruar prej kohësh në arenën ndërkombëtare. Studimi, i publikuar fillimisht në “Biomarker Research” si letër për redaktorin, u bë viral në botën anglisht folëse pas një artikulli sensacionalist në gazetën britanike ‘Daily Mail‘ më 29 shtator.

Ekspertët dhe faqe të verifikimit të fakteve, si Full Fact, reaguan menjëherë, duke detyruar Daily Mail të korrigjonte artikullin. Në versionin e rishikuar, gazeta sqaroi se studimi nuk provonte lidhje mes vaksinës dhe tumoreve. Patologët shpjeguan se “është e pamundur mjekësisht që një kancer solid të zhvillohet deri në atë pikë sa të diagnostikohet brenda një viti”.

Sipas ekspertëve, rritja e numrit të diagnozave lidhet me faktin se personat e vaksinuar kanë kryer më shumë vizita mjekësore gjatë pandemisë COVID-19, duke çuar në zbulimin e sëmundjeve ekzistuese, jo në krijimin e tyre nga vaksina.

Përtej studimit koreano-jugor, Dr.Prifti tha se ishte i bindur për vërtetësinë e lidhjes midis vaksinës kundër COVID-19 dhe tumoreve.

Për të mbështetur tezën e tij, Prifti referoi një tjetër studim nga Italia me rreth 300,000 banorë, ku sipas tij ishte gjetur një rritje prej 23% e tumoreve te të vaksinuarit. Por edhe në këtë rast, interpretimi bie ndesh me konkluzionet e autorëve. Studiuesit italianë theksojnë se: “Subjektet që morën vaksinën treguan pothuajse përgjysmim të rrezikut të vdekjes nga çdo shkak pas një periudhe ndjekjeje prej 25 muajsh.”

Edhe këtu, autorët sqarojnë se zbulimi i më shumë rasteve të kancerit lidhet me monitorimin më të shpeshtë mjekësor të personave të vaksinuar dhe jo me shkaktimin e sëmundjes nga vaksina.

Rishpërndarja e shpejtë e këtij informacioni alarmant në një numër të madh mediash online shqiptare tregon sërish për cenueshmërinë e publikut dhe mangësitë serioze në procesin e verifikimit të fakteve në peizazhin mediatik vendas.

Dezinformatat shëndetësore, veçanërisht ato që lidhen me vaksinat, gjejnë shpesh terren pjellor në Shqipëri, veçanërisht kur vijnë nga figura autoritare si mjekët.

Pandemia e COVID-19, në nivel global, u shoqërua me atë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti “infodemi” – një përhapje masive dhe e shpejtë e informacionit të pasaktë, shpeshherë me qëllim manipulimin.

Në Shqipëri, kjo valë dezinformimi goditi veçanërisht vaksinat, duke ushqyer hezitimin te një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve, pavarësisht fushatës së institucioneve shëndetësore për imunizim.

Pasojat e drejtpërdrejta të këtyre pretendimeve të pavërteta shëndetësore janë të rënda. Ato jo vetëm mbjellin panik dhe pasiguri, por potencialisht pengojnë shkallën e vaksinimit dhe rrisin rrezikun e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në popullatë./ Reporter.al

studimi koreano-jugor vaksina kancer

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet