LIVE UPDATES
Aktualitet

Lala flet për Bujar Shegën dhe vëllezërit Roka: Rolet e tyre në bandën e Elbasanit

Më tej ajo tha se pjesën dërrmuese të kësaj kokaine e kishte financuar Bujar Shega dhe ishte grosisti më i madh i kokainës që kishte shkuar deri në Ekuador, në kuptimin e financimit dhe të organizimit të trafikut. 

5 Dhjetor 2024, 22:54 Nga DOSJA
Lala flet për Bujar Shegën dhe vëllezërit Roka: Rolet e tyre
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për personazhet kryesorë të bandës së Suel Çelës, nga biznesmeni Bujar Shega që e cilësoi si grosisti i grupit kriminal, deri te vëllezërit Roka, motra e të cilëve është drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimin e Territorit dhe babait të tyre që është drejtues i lartë i Burgjeve.

Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se në dosjen hetimore ai del si figurë qendrore e grupit që kishte nisur 930 kilogramë kokainë. Më tej ajo tha se pjesën dërrmuese të kësaj kokaine e kishte financuar Bujar Shega dhe ishte grosisti më i madh i kokainës që kishte shkuar deri në Ekuador, në kuptimin e financimit dhe të organizimit të trafikut. 

“Dua të ndalem te biznesmeni Bujar Shega që ishte emër i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe publikun. Kishte marrë më parë një gjobë se hidhte plehrat në lumin Shkumbin. Janë tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe prokuroria duhet të hetojë se si i ka fituar këto, cilat kanë qenë kompanitë në garë, përse vazhdojnë të paguhen paratë për kompanitë e tij. Sot është dërguar kërkesa për ekstradim në Itali, në Milano. Në dosjen hetimore ai del si figurë qendrore e grupit që kishte nisur 930 kilogramë kokainë. Pjesën dërrmuese të kësaj kokaine e kishte financuar Bujar Shega.

Pra ishte grosisti më i madh i kokainës që kishte shkuar deri në Ekuador, në kuptimin e financimit dhe të organizimit të trafikut, pavarësisht se sasia u kap në portin përkatës dhe pati një konflikt të fortë mes tij dhe Suel Çelës, sepse Sueli i kërkonte hetim se ku kishte humbur lënda narkotike, kush i kishte tradhëtuar. Pjesa që SPAK do të duhet ta hetojë janë tenderat publikë që ai kishte përfituar, në vlera të konsiderueshme parash dhe të kërkojë pezullimin e këtyre fondeve. Ka jo vetëm në Elbasan, por edhe në Kuçovë, në Peqin dhe të tjerë që ne mund t’i shohim hap pas hapi.

Dy elementë të tjerë janë Marsel dhe Xhino Roka, vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillimin e Territorit, që firmos të gjitha lejet e ndërtimit dhe interesi kryesor është në Jug të vendit, në zonat bregdetare. Zonja Adelajda Roka, duke e prezumuar të pafajshme, por fakti që përqendron një detyrë kaq të rëndësishme, kur dy vëllezërit e saj janë të dyshuar për krim të organizuar të nivelit të lartë, minimalisht qeveria shqiptare duhet ta reflektojë dhe ta pezullojë. Njëri nga vëllezërit e drejtoreshës është identifikuar në 14 mars 2021 kur u përplasën grupet e militantëve të PS dhe PD-së, ku ndodheshin edhe Rama dhe Basha për ditën e verës. Dhe njëri prej tyre është Marsel Roka. Sipas prokurorisë Xhino Roka ka bërë të gjitha transaksionet financiare të organizatës kriminale të Suel Çelës. A janë këto para vetëm të krimit, apo janë edhe para të korrupsionit, rryshfetit? Këtë duhet të na e thotë prokuroria. Babai i vëllëzërve Roka ka qenë drejtues i lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe ka drejtuar si zv/drejtor apo shef personeli ak drejtuar burgje ku kanë qenë kundërshtarët e bandës ku ishin edhe djemtë e tij. Një organizatë kriminale nuk mund të funksionojë pa mbështetje politike”, tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet