LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Anëtarë të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, GJKKO dënon me burg 16 të pandehurit

GJKKO ka dënuar me disa vite burg secilin prej tyre, teksa ka bërë edhe sekuestrime në cilësinë e provave materiale.

5 Dhjetor 2024, 19:42 Nga ZH.LL
EMRAT/ Anëtarë të grupit kriminal të trafikut
gjkko

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendim për 16 të pandehurit, anëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës, nga Lindja e Mesme, Turqi, Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së. 

GJKKO ka dënuar me disa vite burg secilin prej tyre, teksa ka bërë edhe sekuestrime në cilësinë e provave materiale.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Çapi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Mirash Gjoni, Sonila Sula dhe Artur Sulaj.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 72, datë 05.12.2024 vendosi:
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Bakiu, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Endrit Bakiu me një dënim të vetëm përfundimtar prej 1 (një) vit dhe 4 (katër) muaj burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Endrit Bakiu do të fillojë nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sulo Pajo, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodet nr. 1 dhe 3), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

* Deklarimin fajtor të të pandehurit Sulo Pajo, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Sulo Pajo me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

* Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Sulo Pajo me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Sulo Pajo do të fillojë nga dita e ekzekutimit të ktij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

* Pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Sulo Pajo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 4), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/e të K.Pr.Penale, rezulton se me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Tola, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr.8), e parashikuar nga neni 283/a/1 –28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Tola, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Arian Tola me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Arian Tola me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arian Tola do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fadjon Cami, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 1), e parashikuar nga neni 283/a/1 –22- 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Deklarimin fajtor të të pandehurit Fadjon Cami, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Fadjon Cami me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Fadjon Cami me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fadjon Cami do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Viron Lekaj, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 1), e parashikuar nga neni 283/a/1 –22- 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Deklarimin fajtor të të pandehurit Viron Lekaj, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Viron Lekaj me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Viron Lekaj me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Viron Lekaj do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Artan Agalliu, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 2), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

* Deklarimin fajtor të të pandehurit Artan Agalliu, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Artan Agalliu me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Artan Agalliu me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Artan Agalliu do të fillojë nga dita e ekzekutimit të ktij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

* Pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Artan Agalliu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 5), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/e të K.Pr.Penale, rezulton se me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shpëtim Pjeshka, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 2), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Shpëtim Pjeshka, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Shpëtim Pjeshka me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Shpëtim Pjeshka me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Shpëtim Pjeshka do të fillojë nga dita e ekzekutimit të ktij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

* Pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shpëtim Pjeshka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 3), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/e të K.Pr.Penale, rezulton se me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jani Çavo, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 2 dhe episodin nr. 3 të mbetur në tentataivë), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Jani Çavo, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Jani Çavo me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Jani Çavo me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Jani Çavo do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

* Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jani Çavo për kryerjen e veprës penale ”Pastimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 287 shkronja b (2) i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388/1/b të K.Pr.Penale fakti nuk përbën vepër penale.

9. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Kudret Rustemaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 4), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388/1/d të K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet.
* Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Kudret Rustemaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388/1/d të K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet.

* Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “a” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Kudret Rustemaj me vendimin Nr. 70, dt. 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

* Urdherohet lirimi i menjëhershem i të pandehurit Kudret Rustemaj nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi personal “Arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Ruçi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 4), e parashikuar nga neni 283/a/1 -22- 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Ruçi, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Ruçi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Besnik Ruçi me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Besnik Ruçi me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Besnik Ruçi do të fillojë nga dita e ekzekutimit të ktij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

* Pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Besnik Ruçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 5), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/e të K.Pr.Penale, rezulton se me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pirro Çapi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodet nr.4, 5 dhe 8 nga të cilat episode nr. 4 dhe 5 mbetur në tentativë), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Pirro Çapi, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Pirro Çapi me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Pirro Çapi me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Pirro Çapi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jani Meçja, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr.6), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Jani Meçja, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Jani Meçja me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Jani Meçja me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Jani Meçja do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Kabashi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr.6), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Kabashi, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Edmond Kabashi me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Edmond Kabashi me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Edmond Kabashi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirash Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Mirash Gjoni me një dënim të vetëm përfundimtar prej 2 (dy) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “c” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Mirash Gjoni me vendimin Nr. 70, dt. 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

* Urdhërohet lirimi i menjëhershem i të pandehurit Mirash Gjoni nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi personal “Arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.

* Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin Mirash Gjoni për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

15. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Sonila Sula për kryerjen e veprës penale ”Pastimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 287 shkronja b (2) i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388/1/b të K.Pr.Penale fakti nuk përbën vepër penale.
* Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “a” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehurës Sonila Sula me vendimin Nr. 587, dt. 28.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Sulaj, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr.1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 nga të cilat pjesërisht të mbetura në tentataivë), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Sulaj, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Artur Sulaj me një dënim të vetëm me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Artur Sulaj me një dënim të vetëm përfundimtar prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Artur Sulaj do të fillojë nga dita e zbatimit të këtij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal gjykata disponon si mëposhtë:

Automjeti i markës Land Rover, modeli Range Rover Sport, me targa *, me numër shasie ***, ti kthehet të pandehurës Sonila Sula.

Vlera monetare prej ** euro, të sekuestruar të pandehurit Jani Çavo, të konfiskohet dhe të kaloj në favor të shtetit.

Vlerat monetare prej ** Euro, ** dinar maqedonas dhe ** lekë që i është sekuestruar të pandehurit Edmond Kabashi, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

Aparati celular i markës XIAOMI, me numër IMEI 1:** dhe IMEI 2 :*; aparat celular i markës HUAVEI, ngjyrë e zezë, me numër IMEI 1 :* dhe IMEI 2:*; aparati celular i markës “Galaxy A90 5G” model SM-A908N, me numër IMEI:*, 2 (dy) telefona të markës Iphone, 2 (dy) telefon të markës Samsung dhe 1  (një) aparat celular i markës ‘Samsung” i sekuestruar të pandehurit
Viron Lekaj, të qëndrojnë në ruajtje për llogari të çështjes penale të ndarë.
Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqesore i lihen
në ngarkim të pandehurve të cilët u deklaruan fajtorë në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë)
ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,
afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

gjkko vendimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet