Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për platformën Matrix, thotë se sipas informacioneve zyrtare nga Europol, gjuha shqipe është ndër më të përdorurat.
TIRANË- Europol ka arritur të çmontojë platformën "Matrix", e projektuar nga kriminelët për t’u përdorur ekskluzivisht në botën e krimit. Ndërkohë, janë arritur të deshifrohen mesazhe të koduara të shkëmbyera nga përdoruesit e platformës, të cilat përfshinin edhe gjuhën shqipe.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për platformën Matrix, thotë se sipas informacioneve zyrtare nga Europol, gjuha shqipe është ndër më të përdorurat. Gazetarja ka zbuluar se rasti po drejtohet nga autoritetet franceze dhe hollandeze, ndërkohë që Matrix po hetohet vetë në 3 muajt e fundit. Lala ka theksuar se ky është një program kompleks dhe gjithçka varet nga qëndrimi që do mbajnë autoritetet.
"Kam bërë një kërkesë zyrtarë në Europol. Janë përgjigjur për dhjetë minuta. Kanë konfirmuar se shqipja është mes gjuhëve të përdorura. Rasti po drejtohet nga autoritetet franceze dhe hollandeze. Matrix është përgjuar vetëm në tre muajt e fundit. Janë kopjuar të dhëna që mund të konsiderohen të ligjshme, vetëm tre muajt e fundit.
Për herë të parë është zbuluar nga autoritetet hollandeze në vitin 2021. U vra një gazetar hollandez dhe u arrestuan disa persona. Në telefonin e njërit prej te arrestuarve u zbulua ky aplikacion por ishte i koduar. U desh bashkëpunim me francezët dhe task forcën e Europol për të dekriptuar aplikacionin. Të dhënat e ligjshme janë mbledhur vetëm në tre muajt e fundit.
Varet edhe nga qëndrimi që do të mbajë gjykata. Në muajt e fundit janë 2.3 milionë mesazhe.
Ka një ndryshim me SKY që është përgjuar që në ditën zero dhe janë konsideruar të ligjshme si indicie që të çojnë te prova. Ndërkohë, Matrix, është detyrë e autoriteteve. Nuk ka ende një proces hetimor që të lidhet me Matrix.
Ky është me një program kompleks, më kompleks sesa SKY. Ka dashur më tepër kohë për tu çkoduar. Ka një pagesë të konsiderueshme, 400 euro muaji. Gati 3500 euro viti për abonimin. Pra përdoret nga njerëz me mundësi financiare. Platforma që ishte ndërtuar, shumë komplekse, kanë kapur 40 servera. Se cili do të jetë qëndrimi i autoriteteve, mbetet për t’u parë.
Kam komunikuar me email edhe me Eurojust, që thotë se ka mbështetur autoritetet franceze dhe hollandeze, por nuk japin detaje.
Këtu te ne pastaj flitet për teori konspirative dhe është abuzim mediatik", tha Lala.
Kastriot Cenko GREQI- Vijojnë të dalin detaje nga ngjarja makabër në familjen shqiptare në Greqi. Mediat greke bëjn&eum...
Alba Cenko GREQI- Gruaja në foto është shqiptarja Alba Cenko e cila u vra nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko. Gjithashtu Cenko...
Foto nga emisioni DURRËS- Vdekja e papritur e një 62 vjeçareje para një muaji bëri që familjarët të hedhin ...
Kastriot Cenko GREQI- Personi në foto është 39-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij me çekiç. Kastriot Cenko...
Foto ilustruese KAVAJË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë. Raportohet se nj&eu...
pamje nga aksidenti LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Mësohet se mjeti ka...
gjkko TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendim për 16 të pandehurit...
punimet PRISHTINË- Numër i konsiderueshëm i punëtorëve e makineri e rëndë, përkundër motit me shi, jan&eu...
autori GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen makabër në Greqi, Ku 39-vjeçari shqiptar vrau gruan e...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshëm Kudret Rustemajn, i...