Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Tritol në Fushë Krujë. • Një mobilieri në Fushë-Krujë ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras. • Sipas të dhënave të para, shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht jo të lënduar në njerëz. Kjo edhe pse pronarët banonin shumë pranë mobilerisë. • Ndërtesa është në pronësi të Bujar Caracit, i cili ia ka dhënë me qira dhëndrit të vëllait, Desar Çangut, 28 vjeç, nga Larushku. • Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërkohë që në zonë ka nisur kontrolli për kapjen e autorit/autorëve.
3 artikuj për këtë temë.
FUSHË KRUJË- Zbulohet pronari i mobilerisë që iu vu tritol mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë. Mbrëmjen e sotme, një sasi e konsiderueshme tritoli i është vënë një mobilierie në pronësi të Bujar Caraci, banor i zonës, i cili ia kishte dhënë me qera një personi tjetër të identifikuar vetëm me inicialet B.Ç.
FUSHË KRUJË- Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një mobilieri në Arrameras të Fushë-Krujës. Sipas Policisë së Shtetit, nga ngjarja ka pasur vetëm dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Megjithatë Policia ka nisur punën për të kapur autorin.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve. Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
FUSHË KRUJË- Një shpërthim i fuqishëm tritoli është regjistruar në periferi të Fushë-Krujës në aksin Fushë Krujë-Tiranë. Dosja.al ka kapur pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku bie në sy se kudo kishte xhama nga shpërthimi në godinë. I gjithë biznesi është shkatërruar thuajse tërësisht, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.