LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hasmëria mes fiseve Reçi dhe Bardhaj në Rrëshen! Qëlluan me armë zjarri drejt nipit të Kastriot Reçit, i riu shpëton paq, në kërkim babë e bir

• Konflikti mes fiseve Reçi dhe Bardhaj ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në Rrëshen. • Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qytetin e Rrëshenit pak minuta më parë. • Fillimisht janë përplasur fizikisht dy të rinj me njëri-tjetrin, e më pas babë e bir kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit. • Teksa po përpiqej që të ikte për t'u shpëtuar plumbave, Reçi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. • Ndërsa babë e bir, Martin dhe Enrik Bardhaj janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli. • Hasmëria mes dy fiseve ka nisur vite më parë, pasi rezulton se Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i cili u vra me armë zjarri në vitin 2020 me një snajper. Autori ende nuk dihet.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sot do merrej një jetë në Rrëshen... për një parakalim me makinë, si nisi konflikti mes të rinjve mes Reçit dhe babë e bir

Hasmëria mes fiseve Reçi dhe Bardhaj në Rrëshen!
Pamje nga vendi i ngjarjes

RRËSHEN- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Rrëshen ku është qëlluar më armë drejt mjetit me të cilin po udhëtonte Saimir Reçi. Mësohet se para përplasjes me armë, Saimir Reçi ishte përplasur fizikisht me Enrik Bardhajn, më pas ka ardhur dhe i ati i tij, Martini dhe aty kanë nisur të shtënat me armë zjarri. E gjitha për një parakalim me makinë në rrugën kryesore të qytetit, që sot mund të kushtonte jetën e një të riu.

 

3 VITE ME PARE

Rrëshen, u qëllua me armë drejt mjetit të tij, Saimir Reçi nipi i Kastriot Reçit që u vra në 2020

Hasmëria mes fiseve Reçi dhe Bardhaj në Rrëshen!
Foto ilustruese

RRËSHEN- Saimir Reçi është nipi i biznesmenit të ndjerë, Kastriot Reçi, i cili u vra në 2020. Kastriot Reçi është vrarë me snajper nga dritarja e një apartamenti në prani në të një gruaje dhe djalit të saj të mitur. Ende sot, nuk është zbardhur vrasja e tij.

3 VITE ME PARE

Qëlluan për të vrarë Saimir Reçin, zbulohen EMRAT e babë e bir nga Rrësheni

Hasmëria mes fiseve Reçi dhe Bardhaj në Rrëshen!

Martin dhe Enrik Bardhaj qëlluan për të vrarë Saimir Reçin.

vijon...

3 VITE ME PARE

Qëlluan me armë zjarri drejt mjetit pas një konflikti të çastit! Në kërkim babë e bir në Rrëshen

Hasmëria mes fiseve Reçi dhe Bardhaj në Rrëshen!
Foto ilustruese

MIRDITË- Një konflikt mes dy fiseve në Rrëshen të Mirditës ende vazhdon. Babë e bir, Enrik dhe Martin Bardhaj kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Saimir Reçit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar nga përplasja e ndodhur mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Rrëshenit pak minuta më parë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që autorët janë shpallur në kërkim. Deri më tani dihet se 3 të përfshirët në ngjarje, fillimisht janë përplasur fizikisht e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rrëshen, Mirditë 

Qëlluan me armë zjarri, pas një konflikti të çastit, drejt automjetit të një shtetasi, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (babë e bir).

Në Rrëshen, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit M. B. dhe E. B. (babë e bir), banues në Mirditë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., banues në Mirditë, i cili gjatë largimit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë. 

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. B. ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin M. B., kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit  me të cilin lëvizte shtetasi S. R. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

saimir reci enrik bardhaj martin bardhaj te shtena ne rreshen

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria