LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SKANERI e zbuloi! Kapet furgoni me 8 pistoleta në Durrës, do nisej drejt Anglisë. Ndalohet shoferi, dosjen e merr në dorë SPAK

• Sekuestrohen armë zjarri në portin e Durrësit. • Policia e Durrësit ka ndaluar një furgon tip "Mercedes Benz", në port brenda të cilit janë gjetur 8 pistoleta të fshehura. • Furgoni është kapur gjatë kontrollit në vijën e dytë të terminalit të trageteve teksa po bëhej gati të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona, e në momentin që ka kaluar skanerin, punonjësit kanë kuptuar se brenda kishte armë. • Pasi Policia e Shtetit kontrolloi furgonin, pistoletat dhe municioni i tyre u gjetën në pjesën e bagazheve është konstatuar një tavolinë rreth 1 metër e gjysmë e gjatë e mbështjellë me letër transparente. • Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se armët kanë pasur si destinacion Britaninë e Madhe, pasi furgoni ku u gjetën kishte targa angleze. • Lidhur me ngjarjen është ndaluar drejtuesi i mjetit tip "Mercedez Benz", Jetmir Koloshi, i ditëlindjes 1988 me banim në Tiranë. • Ai po merret në pyetje, por ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar në Polici. • Pas marrjes së njoftimit nga Policiase në port ishin kapur armë, hetuesit e SPAK kanë ndërhyrë menjëherë pasi edhe më herët kanë pasur indikacione për trafikun e armëve. • Indikacionet i kishin siguruar përgjimeve dhe informacioneve policore.• Kontrolle po zhvillohen edhe në Allias, atje ku mendohet se ishte baza e armëve.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Armët në Durrës, Policia shkon e bën kontroll tek "baza" në Allias, foli shoferi i furgonit

SKANERI e zbuloi! Kapet furgoni me 8 pistoleta në Durrës, do nisej
Foto ilustruese

DURRËS- Armët e gjetura brenda furgonit në portin e Durrësit kanë nxitur hetimet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK ka mbëritur mbrëmjen e sotme në pikën e grumbullimit të pakove, në pronësi të agjensisë së transportit. Atje do të merret materiali i kamerave të sigurisë për të identifikuar njeriun që çoi tek agjensia kutinë postare.

Nga ana tjetër, pas zbulimit të armëve në Durrës, Policia ka zbarkuar në Tiranë për kontroll. Kontrollet janë kryer në zonën e Alliasit në një objekt ku ka dyshime se pistoletat janë marrë nga aty. Kontrolle po bëhën në një bazë, adresa e të cilës është dhënë nga shoferi i furgonit, Jetmir Koloshi.

Kontrolli ka përfunduar por ende nuk dihen detaje se çfarë është zbuluar deri më tani.

3 VITE ME PARE

Kapja e pistoletave në Durrës/ Shoferi i furgonit FOLI, mbi pako ka një numër dhe një adresë. SPAK merr në dorë hetimet

SKANERI e zbuloi! Kapet furgoni me 8 pistoleta në Durrës, do nisej
Foto ilustruese

DURRËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë në dorë hetimin për kapjen e 8 pistoletave tip "Glock" në portin e Durrësit. Dy prokurorë të SPAK, aktualisht janë angazhuar për kryerjen e hetimeve të mëtejshme. Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për "OraNews", pas marrjes së njoftimit nga SPAK se në port ishin kapur armë, hetuesit kanë ndërhyrë menjëherë pasi edhe më herët kanë pasur indikacione për trafikun e armëve. Indikacionet i kishin siguruar përgjimeve dhe informacioneve policore.

Policia dhe SPAK, deri në këto momente po mbajnë të shoqëruar dhe ende nuk kanë arrestuar shofetin e furgonit Jetmir Koloshi, por gjithashtu është vendosur në kërkim të administratorit të kompanisë që kryen transportin e mallrave nga Shqipëria në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian dhe Britaninë e Madhe.

Sipas dëshmisë së shoferit Jetmir Koloshi, kutinë e kartonit ku u gjetën armët e zjarrit, e ka sjellë në pikën e grumbullimit një person i panjohur, duke i thënë që ta çonte tek një person në Angli. Po sipas këtij personi, brenda në kuti i kishte thënë se kishte ushqime për një mik familjeje. 

Në kuti është lënë shënim adresa e destinacionit dhe një numër telefoni pritës në Angli, mirëpo ekziston mundësia që të jenë falso dhe të mos i përkasin askujt. Në të kundërt tregojnë për destinacionin e armëve të zjarrit në vendin ishullor. Të dyja këto detaje janë duke u verifikuar tashmë.

3 VITE ME PARE

Furgoni me 8 pistoleta për Angli, gjithçka u pikas nga skaneri. Ndalohet Jetmir Koloshi

SKANERI e zbuloi! Kapet furgoni me 8 pistoleta në Durrës, do nisej
Furgoni me armë

DURRËS- Detaje të tjera u zbuluan pas kapjes së një furgoni me armë në Portin e Durrësit. Lidhur me ngjarjen është ndaluar drejtuesi i mjetit tip "Mercedez Benz", Jetmir Koloshi, i ditëlindjes 1988 me banim në Tiranë. Armët e zjarrit u konstatuan kur mjeti kaloi në skaner dhe pas sinjalizimit nga punonjësit, efektivët e Policisë së Shtetit kontrolluan mjetin.

Në pjesën e bagazheve është konstatuar një tavolinë rreth 1 metër e gjysmë e gjatë e mbështjellë me letër transparente. E pikërisht brenda saj, ishin fshehur edhe 8 pistoletat bashkë me municionin që kishin destinacion Britaninë e Madhe. 

durres furgoni me arme per angli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj