EMRI/ Të shtëna me armë gjatë natës në Lundër, qëllohet drejt banesës së pabanuar, gjenden 6 gëzhoja
EMRI/ Të shtënat gjatë natës në Tiranë, banesa e zyrtarit të OSHEE-së, shkak dyshohet konf...
EMRI/ Të shtënat gjatë natës në Tiranë, banesa e zyrtarit të OSHEE-së, shkak dyshohet konf...
Kurti sot në Tiranë, takohet me Ramën, marrëveshja në Ohër në qendër të bisedimeve 26 Mars, 0...
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL merr 240 vende, PBDNJ-a 20, ndërsa PDK, 6 vende 25 Mars,...
Tym e flamuj të bardhë para Qeverisë, kshu ka përfunduar protesta e PSD-së 25 Mars, 14:59 "Kurti si p...
Tanimë dosja pritet që të kalojë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me akuzën e pastrimit të parave.
TIRANË- Ish-drejtoresha e koncesioneve Alda Klosi është arrestuar mbrëmjen e sotme, e gjitha pas një denoncimi që ajo bëri për grabitjen që i kishte bërë pastruesja e saj, Rozeta Dobi. Pastruesja (gjithashtu e arrestuar) është marrë në pyetjet ditën e sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.
“Pashë shumë para, kam pastruar tetë shtëpi. Mi la ti fshihja. Shpesh i shikoja nëpër kuti,”-tha Rozeta Dobi në rrëfimin e saj. Tanimë dosja pritet që të kalojë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me akuzën e pastrimit të parave.
Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar 2 javë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi. Ajo po hetohet gjithashtu nga prokuroria.
Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.
Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici.
Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë disa javë më parë në SHBA, ku edhe po kurohej. Megjithatë duket se as i ndjeri nuk i justifikonte dot paratë, pasi e mbesa është vendosur në pranga./Dosja.al
BILISHT- Vazhdon operacioni "Fije". Nga kontrolli i Komisariatit të Bilishtit, në vijim të operacionit “Fijet”, u konstatuan k...
Fishat e diabetit Pacientët me diabet mbi 65 vjeç, kanë mbetur të zhgënjyer pasi kanë pritur që në muajin janar f...
Artan Gjinaj LEZHË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksionin e zhvilluar nga grupi i Forcave të Ndërhyjes së Shpejt...
Foto ilustruese Kriza e mungesës së fuqisë punëtorëve ka prekur baret dhe restorantet. Aldo, prej vitesh merret me menaxhimin e ke...
Foto ilustruese GRAMSH- Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Elbasan ka zbatuar vendimin e gjykatës duke pezulluar nga detyra një efektiv ...
Bledar Muça TIRANË- Vrasja e Bledar Muçës, i konsideruar si njeriu i besuar i Florenc Çapjas, ka sjellë sërish n&e...
Foto ilustruese Erald Xeka nuk është hetues me profesion por kjo nuk e ndalon të bie në gjurmët e gjuetisë së paligjshme...
Foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend. Në njoftimin zyrtar ë...
Foto ilustruese Nga 32 mijë dosje që u mblodhën të gjitha në një të vetme, në Gjykatën e Apelit të juridi...
Foto nga zjarri TIRANË- Një banesë ka marrë flakë ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se banesa që ka m...