LIVE UPDATES
Aktualitet

Autoritetet bëjnë një vesh shurdh ndaj e gjuetisë së paligjshme brenda lagunës në Kune-Vain

Të shtënat mbi shpendët shtegtarë në zonën e mbrojtur të lagunës së Kune-Vainit oshëtinë edhe këtë dimër, por Policia e Shtetit dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura mohojnë t’i kenë dëgjuar.

3 Shkurt 2023, 16:32 Nga k.m.
Autoritetet bëjnë një vesh shurdh ndaj e gjuetisë së
Foto ilustruese

Erald Xeka nuk është hetues me profesion por kjo nuk e ndalon të bie në gjurmët e gjuetisë së paligjshme – apo vrasjeve siç u referohet ai, sa herë që viziton zonat e mbrojtura ligatinore në bregdetin verior të detit Adriatik gjatë dimrit. Kur ornitologu nga Tirana udhëtoi të dielën e tretë të Janarit – në ditën e dytë të Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë që u zhvillua në Shqipëri si në 142 vende të botës, në lagunën e Kune-Vainit në Lezhë, Xeka e kuptoi se fauna ndjehej e rrezikuar nga gjahtarët.

“E kuptoj nga distanca që mbajnë shpendët”, tha ai, nërsa shtoi “shqetësimi i tyre është evident”.

Ndërsa numëronte shpendët në lagunë për ti radhitur numrat e tyre në census sipas specieve, Xeka dëgjoi të paktën 10 të shtëna me armë gjahu. Ndërkohë fshehur mes kallamishteve, ai pa edhe dy fushejza – vende fshehje për gjuetarët e paligjshëm. Ornitologu, i cili punon pranë Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë, AOS, zbuloi dhe një kurth të ngritur për të kapur shpendë të gjallë. Të gjitha shkeljet e moratoriumit të gjuestisë iu raportuan Administratës së Zonave të Mbrojtura, ADZM.

Xeka, i cili ka marrë pjesë në censusin e shpendëve që prej vitit 2015, thotë se ky ishte viti i parë që shikonte një situatë të tillë alarmuese në lagunën e Kune-Vainit.

“Në Shkodër çdo vit ka pas shenja të vrasjeve të paligjshme, por në Kune-Vain nuk kisha hasur më parë”, tha ia.

Shtimin e rasteve të gjuetisë së paligjshme e konfirmoi edhe një burrë nga Ishull Lezha që bisedoi me BIRN ndërsa kulloste bagëtinë në afërsi të lagunës, por që nuk donte të identifikohej me emër.

“Nuk mungojnë rastet që dëgjoj krisma armësh, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe sidomos në kohë me shi”, tha bariu, i cili shtoi se nuk e dinte nëse krismat vinin nga brenda apo jashtë lagunës.

“Thjeshtë kam dëgjuar krisma”, theksoi ai.

Të njëjtën dëshmi dha edhe Faiku, një peshkatar nga Fushë Kruja. Ai tregoi se vinte shpesh me grep në afërsi të lagunës dhe sëfundmi krismat ishin shtuar.

“Të them të drejtën gjatë kohëve të fundit krismat janë të shpeshta,” tha ai. “Nuk i kam parë, por vetëm dëgjuar krismat”, shtoi peshkatari amator.

E kontaktuar për këtë çështje, Drejtoria e Policisë Lezhë deklaroi se nuk ka patur asnjë sinjalizim për gjueti të paligjshme në lagunë.

“Ne monitorojmë dhe vetë, por kryesisht vihemi në lëvizje kur kemi indicie dhe njoftime”, tha zyra e shtypit e policisë.

Edhe Administrata e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Lezhës mohoi të kishte gjueti brenda rezervateve natyrore.

“Përsa i përket gjuetisë në lagunë është e ndaluar dhe nuk ka sezon për të”, tha Besiona Simoni Specialiste e ADZM Lezhë.

Simoni po ashtu dha edhe një shpjegim të saj për krismat.

“Në lidhje me krismat duke qenë se gjatë kësaj periudhe kapaciteti i ujit ka qenë jashtë normativave, ka bërë që të dalë në toka bujqësore dhe shpendët lëvizin nuk është se rrinë gjithë kohës në lagunë dhe për këtë mund të jenë dëgjuar krisma, por asnjëherë brenda lagunës” , tha ajo.

Që të shtënat të mos konsiderohen brenda lagunës mund të kenë kontribuar edhe kufizimi i sipërfaqes së mbrojtur me Vendim të Këshillit të Ministrave të janarit 2022.

Vendimi uli sipërfaqen e mbrojtur të ekosistemeve natyrore “Kune – Vain – Tale – Patok – Fushëkuqe – Ishëm”, shpallur rezervat natyror i menaxhuar (kategoria IV e zonave të mbrojtura), me më shumë se 1 mijë hektarë tokë. Xeka tha se ky kufizim dhe tjetërsimi i habitateve ishin një prej shqetësimeve kryesore të aktivistëve mjedisorë dhe organizatave për mbrojtjen e faunës së egër dhe biodiversitetit.

“Shqetësim kryesor mbetet edhe tjetërsimi i habitateve dhe ndërtimi i pakontrolluar në zonën e Kunes, Tales po ashtu edhe në lagunën e Patokut”, tha ai.

Që prej gati një dekade në Shqipëri ekziston një moratorium ndaj gjuetisë. Moratoriumi për ndalimin e gjuetisë u miratua fillimisht në mars të vitit 2014 për 2 vite, në vitin 2016 u zgjat edhe me 5 vite dhe më verë të vitit 2021 moratoriumi u shty edhe për pesë vite të tjera, deri në vitin 2025. Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, për përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie.

Megjithatë moratoriumi, siç ka gjetur BIRN edhe më herët pas intervistave me ekspertë e aktivistë të mjedisit, nuk i ka ndaluar vrasjet e paligjshme të shpendëve. Xeka tha se ndalimi i gjuetisë ka sjellë vetëm ndalimin e atyre gjuetarëve që respektojnë ligjin, por jo ata që angazhohen në “vrasje të paligjshme”. Ai theksoi se me kalimin e viteve masat e marra për të zbatuar moratoriumin u zbutën dhe vrasjet e shpendëve dhe kafshëve të egra janë shtuar.

“Vetëm moratoriumi nuk mjafton”, tha Xeka, ndërsa shtoi se ndalimi i gjuetarëve profesionistë u kishte lënë rrugë të lirë atyre që nuk zbatonin as ligjin dhe as rregullat etike të gjuetisë./BIRN

laguna kune-vain

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen