Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
28-vjeçari mësohet se ka “kyçur” gojën para oficerëve të policisë gjyqësore dhe nuk është treguar bashkëpunues me ta lidhur me emrat e personave të cilëve u ka vënë në dispozicion mjedisin.
SARANDË- Sofokli Baxheri, 28 vjeç, banues në Sarandë është vënë në pranga pasi akuzohet se është në dijeni të autorëve që kanë lidhje me zhdukjen pa gjurmë të dy 46-vjeçarëve Leonard Thodhori alias 'Koçolja' dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi. Ka qenë policia e Sarandës që ka ekzekutuar dje një vendim të Gjykatës së Sarandës për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Baxherin. Ndalimi i të riut është bërë rreth orës 04.00 të mëngjesit të së enjtes Ndaj tij Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Baxheri dyshohet t’u ketë dhënë me qira autorëve të zhdukjes së Leonard Thodhori e Fatmir Sulovarit dhe vendosjes së eksplozivit tek banesa e Lefter Lefterit alias Afëz Kulla, një banesë e garazh në fshatin Nivicë të Bashkisë Himarë, nga ku ka edhe origjinën prindërore. 28-vjeçari mësohet se ka “kyçur” gojën para oficerëve të policisë gjyqësore dhe nuk është treguar bashkëpunues me ta lidhur me emrat e personave të cilëve u ka vënë në dispozicion mjedisin.
Pikërisht në pronën e Baxherit, policia ka gjetur automjetin tip “Mercedes-Benz” E Class që dyshohet se është përdorur për rrëmbimin e dy 46-vjeçarëve, por edhe të vendosjes së eksplozivit të banesa e Lefter Lefterit në dhjetor 2022. Edhe pse këto dy ngjarje nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, policia dyshon se janë kryer nga të njëjtët autorë.
Dyshimet kryesore janë se Koçolja dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen por që nuk banojnë në qytet. Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej, ç’ka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave.
Kush janë dy personat e zhdukur?
1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMë" X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Ardian Nikulaj TIRANË- Lëvizjet e britanikëve dhe portugezit që akuzohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ardian Ni...
Ruben Saraiva, foto e dalë nga Policia (majtas); Ruben Saraiva, foto nga rrjetet sociale (djathtas) TIRANË- Ruben Saraiva, portugezi që akuz...
moti TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës s&eum...
GREQI- Një 14-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident me biçikletë. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e sotm...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera lidhur me vrasjen e biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulajt në 19 pr...
Foto ilustruese Nuk hapet sistemi për vizita te mjeku specialist në spitalin Rajonal të Fierit, pacientja përfundon në urgjenc&eum...
Policia GREQI- Sherr mes dy shqiptarëve në Greqi. Dy personat janë përplasur për shkak të xhelozisë për një gr...
Projekti strategjik “Metrobosco”, i njohur si pylli orbital është pjesë e planit urbanistik Tirana 2030, përgatitur nga arkite...
Pamje nga hoteli TIRANË- Ishin këto pamje të kamerave të sigurisë që i bindën hetuesit për lidhjet mes 6 personave...
Harriet Bridgeman TIRANË- Vajza në foto është Harriet Bridgeman, anëtarja e grupit të Edmond Haxhisë, të formuar p&...