LIVE UPDATES
Aktualitet

Skemë mashtrimi për shmangien e TVSH-së në vlerën mbi 500 mln lekë në Durrës, shpallen fajtorë 8 persona (EMRA)

Gjendet tuneli i humbur 13 metra nën tempullin antik në perëndim të Aleksandrisë.

8 Nëntor 2022, 14:59 Nga A.B

Skemë mashtrimi për shmangien e TVSH-së në vlerën mbi

DURRËS- Tetë persona në Durrës janë shpallur fajtorë, të cilët dyshohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi me shmangien e TVSH-së në vlerën mbi 500 mln lekë. Prokuroria e Durrësit, po ashtu bën me dije se janë konfiskuar një hidrocentral, truall dhe kamionë.

Fajtorë janë shpallur shtetasit Ardi Xhaferri, Regan Merdani, Ali Agolli, Tahir Afmataj, Enis Xhaferri, Ben Caka, Roland Avdo me akuzën për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim,  dhe Veprën Penale “Moskallëzim i krimit””.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, pas një hetimi të kryer me metoda speciale të hetimit, dërgoi për gjykim dhe dha konkluzionet përfundimtare të procedimit penal, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim,  dhe Veprën Penale “Moskallëzim i krimit””, njofton prokuroria.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se të pandehurit kishin ngritur një skemë mashtrimi me pesë kompani, me qëllim shmangien e pagesës së TVSH-së dhe të Tatim Fitimit, nga e cila ka rezultuar se është shmangur një detyrim tatimor në vlerën totale 571,175,889 lekë. Ndërkohë autorët e veprës penale, kanë mundur që të terheqin parat cash nga bankat e nivelit të dytë, në vlerën totale prej 619,048,206 lekë, ku qëllimi i tërheqjeve ka qënë shmangia dhe mos pagimi i detyrimeve të lindura nga aktiviteti fiktiv tregtar i subjekteve objekt hetimit.

Pas kërkesave të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës nga ana e Gjykatës u vendos:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Xh. për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 114/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit A.Xh. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si edhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 10(dhjetë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M. për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit R.M i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyre tjetër qe ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.A. për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tri) vite e 6 (gjashte) muaj burgim.
– Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit A.A. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.A., për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (vjet) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
– Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit T.A. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 5 (pesë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Xh. për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit E.Xh i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.C., për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) muaj burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal te pandehurit B.C., i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.A., për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal te pandehurit R.A., i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit, personit juridik “S.L.” për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të K.Penal dhe dënimin e tij me “Mbarimin e personit juridik”, duke urdhëruar procedurat e likujdimit të tij nga organet kompetente, sipas ligjit. Pjesa e të ardhurave dhe e pasurive që, në përfundim të procedurës së likuidimit të detyruar të personit juridik, rezultojnë të jenë mjete apo produkte të veprës penale duhet të konfiskohen.

– Në zbatim të të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurve i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, pas shqyrtimit te çeshtjes me gjykim të shkurtuar.

Konfiskimin e mjeteve apo produkteve të veprës penale të sekuestruara.

Sendet e sekuestruara me anë të procesverbalit të sekuestrimit datë 16.11.2021 të cilat janë asete të shoqërisë A.N., Korçë në pronësi të shtetasit A.A. dhe konkretisht.

1. Një automjet i tipit kamion i markës DAF, kokë tërheqje me ngjyrë të bardhë.
2. Një automjet tip kamion i markës MAN koke tërheqje me ngjyrë të bardhë.
3. Një automjet tip Fadrome i markës CASE me ngjyrë të verdhë.
4. Një automjet tip kamion i markës MAN me ngjyrë të bardhë,
5. Një automjet tip kamion “botë uji” i markës IVEKO me ngjyra të bardhë dhe të kuqe.
6. Linjë prodhimi dhe pastrimi për inerte e pa montuar për punë me ngjyre gri jeshile dhe të verdhë.
7. Produkt i gatshëm për shitje “hekur-nikel” sipas procesverbalit të sekuestros mbi 300 (treqindë) ton.
8. Pasuria e regjistruar në rregjistrin hipotekor me adresë Dhërmi, Vlorë, objekti hidrocentral sëbashku me truallin në sipërfaqe e përbërë nga 619,5 m2 në pronesi të shtetasit A.Xh.

skeme mashtrimi per tvsh shpallen fajtore 8 persona

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim