Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Drejtoresha ka lejuar kryerjen e paligjshme të procedurës së botoksit të stomakut te pacientët në këtë spital publik, nëpërmjet aplikimit në organizimin e brendshëm të pacientëve, të preparateve mjekësore të botoksit të stomakut që nuk janë blerë nga vetë spitali.
TIRANË- Drejtoresha e Spitalit Memorial në Fier, Rudina Degjoni, akuzohet për 'shpërdorim detyre'. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim Degjonit, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm pranë Spitalit Memorial Fier, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, drejtoresha ka lejuar kryerjen e paligjshme të procedurës së botoksit të stomakut te pacientët në këtë spital publik, nëpërmjet aplikimit në organizimin e brendshëm të pacientëve, të preparateve mjekësore të botoksit të stomakut që nuk janë blerë nga vetë spitali me procedura të ligjshme të prokurorimit publik, por janë gjetur në rrugë jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre.
'Mungesa e kryerjes së procedurave të ligjshme të prokurorimit publik, ka sjellë mungesën e verifikimit në këtë spital të dokumentacionit përkatës lidhur me verifikimin e datës së skadencës dhe vendit të origjinës së preparateve'- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria dërgon në gjyq Drejtoren e Përgjithshme të Spitalit Memorial në Fier nën akuzën për ‘Shpërdorim detyre’
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të shtetases Rudina Degjoni, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm pranë Spitalit Memorial Fier, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Nga hetimet është provuar se e pandehura në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe në mungesë të miratimit nga Ministria e Shëndetësisë, ka lejuar kryerjen e paligjshme të procedurës së botoksit të stomakut te pacientët në këtë spital publik, nëpërmjet aplikimit në organizimin e brendshëm të pacientëve, të preparateve mjekësore të botoksit të stomakut që nuk janë blerë nga vetë spitali me procedura të ligjshme të prokurorimit publik, por janë gjetur në rrugë jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre.
Mungesa e kryerjes së procedurave të ligjshme të prokurorimit publik, ka sjellë mungesën e verifikimit në këtë spital të dokumentacionit përkatës lidhur me verifikimin e datës së skadencës dhe vendit të origjinës së preparateve,duke sjellë kryerjen e kësaj procedure jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz per jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një një institucioni shëndetësor publik.
Foto ilustruese GREQI- Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në Greqi. Punëtori 38-vjeçar &...
Zjarrefikes SHKODËR- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen “Guerrile&r...
foto ilustruese FIER- Policia ka arresuar shoferin kamionit dhe autoambulancës që u përfshinë ditën e djeshme në nj&eum...
Anstas Janullatos TIRANË- Ditën e sotme do të nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave. Në nisje të regjistrimit të pop...
Qytetari TIRANË- Përfundimi i seancës në Apelin e GJKKO për Fredi Belerin nuk kaloi aq qetë. 'Reporttv' ka siguruar me video ...
policia e tiranes TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona pasi disa prej tyre janë kapur me lënd&eum...
Nuredin Dumani Vrasja e Dorian Dulit, ishte kthyer ndër detyrat parësore të grupit “Bajri” në Shkodër. Duli, cilë...
Momenti i arrestimit VLORË- Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj u arrestuan mbrëmjen e...
foto nga protesta TIRANË- Banorët e katër fshatrave, pjesë e njësisë administrative të Zall Herrit po protestojnë d...
Fredi Beleri TIRANË- Fredi Beleri mbetet sërish në burg. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në burg kryeba...