Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kei Piu, një person me precedentë penalë ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Elbasan. Mësohet se Piu është përfshirë në një sherr masiv mes një grupi të rinjsh në një lokal në qendër të Elbasanit. • Në sherr raportohet të jenë përdorur thika, armë dhe gota që kanë pasur në tavolina, por nuk ende se me çfarë është qëlluar Piu. • Ai është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që nuk ka ende detaje nga Policia e Elbasanit për ngjarjen në fjalë. • Kei Piu është një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi në vitin 2020 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri. Ai është shoqëruar disa herë në polici edhe për lëndë narkotike.
1 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Kei Piu është personi që ka mbetur i plagosur në Elbasan. Piu u përlesh me një grup të rinjsh teksa ndodhej në një lokal në qendër të qytetit. Deri më tani raportohet se në sherr janë përdorur thika e armë zjarri, por nuk dihet ende se me çfarë është qëlluar i riu Piu.
Ai është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që nuk ka ende detaje nga Policia e Elbasanit për ngjarjen në fjalë.
Kei Piu është një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi në vitin 2020 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një fuoristradë në ecje, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip 'Range Rover'. I riu, 23 vjeç në at kohë mbeti i plagosur vetëm në këmbë dhe u mbiejtoi plagëve. Në polici ai deklaroi se nuk e njihte autorin, por me zbardhjen e kamerave të sigurisë u zbulua se ai kishte debatuar me autorin pak orë para se t'i bëhej atentati. Kei Piu ka qenë shoqëruar disa herë në polici edhe për lëndë narkotike.