EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në automjet 48-vjeçari në Tiranë, pistë kryesore e hetimeve, hasmëria
48-vjeçari u gjet i vrarë në automjet në Zall Mner, pistë kryesore e hetimeve, hasmëria 24 Janar, 09:25 ...
48-vjeçari u gjet i vrarë në automjet në Zall Mner, pistë kryesore e hetimeve, hasmëria 24 Janar, 09:25 ...
Çështja e dokumenteve biometrike/ Berisha: I bëj thirrje diasporës të reagojë me protesta të fuqishme para ...
Trump mban fjalim në forumin e Davos/ Presidenti amerikan thirrje bizneseve globale të prodhojnë produkte në SHBA: Do t&rsqu...
Beqaj nuk hedh poshtë Ramën në seancën e gjyqit: Nuk do të mund të njollosni dhe as të kriminalizoni as qever...
Mësohet se sot janë arrestuar dhe dy persona të tjerë, duke e çuar në total numrin e të arrestuarve në 8.
KORÇË- Operacioni 'Perimeti' në lidhje me ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit ka vazhduar edhe ditën e sotme. Mësohet se sot janë arrestuar dhe dy persona të tjerë, duke e çuar në total numrin e të arrestuarve në 8. Në pranga kanë rënë dy persona të tjerë që janë Haxhi Mero 33 vjeç, dhe Enio Xhevat, 23 vjeç, pasi akuzohen se kanë transportuar 19 emigrantë të paligjshëm.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë Vijojnë hetimet e thelluara, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Operacioni, pas hetimeve te thelluara 6-mujore në kuadër të tre fazave të operacionit policor "Perimetri" të zhvilluara në muajt korrik-gusht 2022, si rezultat i të cilave u arrestuan më herët nga Policia 6 shtetas. Shkon në 8 numri i të ndaluarve dhe 2 i të shpallurve në kërkim. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë vijuar punën me veprime të thelluara hetimore të zhvilluara për një periudhë 6-mujore, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në muajt korrik-gusht 2022, si rezultat i të cilave janë finalizuar operacionet policore "Perimetri 183; 185; 187" dhe u vunë në prangat e Policisë, 6 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm.
Falë këtyre veprimeve, u bë e mundur dokumentimi me fakte ligjore dhe vënia para përgjegjësisë penale, e dy personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Konkretisht Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim për shtetasit: - H. M., 33 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq; - E. Xh., 23 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Ll. Z., 25 vjeç, banues në Berat dhe S. L., 21 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kundrejt fitimit 300-500 euro për person, kanë ndihmuar emigrantë të paligjshëm, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme me qëllim transportimin e tyre, drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 automjete dhe 15 telefona celularë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.
BALLSH- Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Ballsh. Mësohet se arrestimi i të riut ka ardhur pë...
Sekuestrimet TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se në pranga k...
Kongresi i Lushnjes TIRANË– Sot festohet 103-vjetori i Kongresit të Lushnjes, një prej më të rëndësishmëve n&...
Vlorë VLORË- Moti i keq me erë e reshje shiu në Vlorë ka bërë që lundrimi i anijeve të peshkimit të pezul...
MOTI TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e fundit nga situata e motit në vend. Sipas njoftimit, priten reshje mesatare deri lokal...
Policia KORÇË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Korçë për dhunë në familje....
Berat BERAT- Reshjet e shiut kanë përmbytur rreth 130 hektarë tokë në Veterik të Beratit. Ndërkohë që...
Momenti kur mberrijne ne GJKKO TIRANE- 5 të akuzuarit për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja janë lënë në burg. Vendi...
Varrezat TIRANË- Mbesa e Ziver Veizit, Zamira ka folur ditën e sotme në lidhje me vrasjen e tij 12 vite më parë në prote...
Përmbytje TIRANË- Sipas burimeve zyrtare në veriun e Shqipërisë, kryesisht në zonën e Lezhës dhe të Shkodr&eum...