21 Janar 2023, 13:26
Nga I.A
Sekuestrimet
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se në pranga ka rënë një 30-vjeçar me emrin Ramiz Rroja, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me makinë një paku me 1.1 kg kanabis si dhe një peshore. Po ashtu janë sekuestruar dy telefona celular si dhe makina.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar "Green pack", për goditjen e shpërndarjes së lëndës narkotike kanabis. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë. Sekuestrohen një pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë 1.1 kg, një peshore elektronike dhe dy aparate celulare. Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari që e transportonte me automjet, pakon me lëndë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Green pack".
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: - R. Rr., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë lokalizuar dhe ndaluar, në rrugën “Nikolla Tupe", automjetin me drejtues shtetasin R. Rr. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1.1 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një peshore elektronike dhe dy aparate celulare. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. Rr. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
ramiz rroja policia e tiranes
Aktualitet
21 Janar 2023, 13:06
I.A
Kongresi i Lushnjes
TIRANË– Sot festohet 103-vjetori i Kongresit të Lushnjes, një prej më të rëndësishmëve n&...
Aktualitet
21 Janar 2023, 13:02
a.l
Vlorë
VLORË- Moti i keq me erë e reshje shiu në Vlorë ka bërë që lundrimi i anijeve të peshkimit të pezul...
Aktualitet
21 Janar 2023, 12:35
a.l
MOTI
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e fundit nga situata e motit në vend. Sipas njoftimit, priten reshje mesatare deri lokal...
Aktualitet
21 Janar 2023, 12:10
I.A
Policia
KORÇË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Korçë për dhunë në familje....
Aktualitet
21 Janar 2023, 11:38
a.l
Berat
BERAT- Reshjet e shiut kanë përmbytur rreth 130 hektarë tokë në Veterik të Beratit. Ndërkohë që...
Aktualitet
21 Janar 2023, 11:20
f.g
Momenti kur mberrijne ne GJKKO
TIRANE- 5 të akuzuarit për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja janë lënë në burg. Vendi...
Aktualitet
21 Janar 2023, 11:29
I.A
Varrezat
TIRANË- Mbesa e Ziver Veizit, Zamira ka folur ditën e sotme në lidhje me vrasjen e tij 12 vite më parë në prote...
Aktualitet
21 Janar 2023, 11:15
I.A
Përmbytje
TIRANË- Sipas burimeve zyrtare në veriun e Shqipërisë, kryesisht në zonën e Lezhës dhe të Shkodr&eum...
Aktualitet
21 Janar 2023, 10:33
f.g
Plarent Dervishaj
TIRANE- Tashmë për SPAK është e qartë se konflikti për pronat është edhe një nga arsyet e at...
Aktualitet
21 Janar 2023, 11:00
a.l
Policia Italiane
ITALI- Një 28- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Mediat italiane raportojnë se i riu s...