21 Janar 2023, 11:29
Nga I.A
Varrezat
TIRANË- Mbesa e Ziver Veizit, Zamira ka folur ditën e sotme në lidhje me vrasjen e tij 12 vite më parë në protestën e 21 janarit. Gjatë homazheve në varrin e tij, Zamira ka deklaruar se edhe pse tashmë kanë kaluar 12 vite, drejtësia nuk është vendosur ende. Po ashtu ajo ka theksuar se ata nuk do të reshtin kurrë duke kërkuar drejtësi, ndërkohë që ka theksuar se shpresa e tyre mbetet SPAK-u.
“Kanë kaluar 12 vite dhe drejtësia akoma nuk është vendosur. Nuk do të reshtim kurrë së kërkuari drejtësi, kemi shpresën tek SPAK, shpresojmë që do të rihapë çështjen dhe drejtësia do të rivendoset”, tha mbesa e tij.
Por çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi dje audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al
ziver veizi 21 janar 2011
Aktualitet
21 Janar 2023, 11:15
I.A
Përmbytje
TIRANË- Sipas burimeve zyrtare në veriun e Shqipërisë, kryesisht në zonën e Lezhës dhe të Shkodr&eum...
Aktualitet
21 Janar 2023, 10:33
f.g
Plarent Dervishaj
TIRANE- Tashmë për SPAK është e qartë se konflikti për pronat është edhe një nga arsyet e at...
Aktualitet
21 Janar 2023, 11:00
a.l
Policia Italiane
ITALI- Një 28- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Mediat italiane raportojnë se i riu s...
Aktualitet
21 Janar 2023, 10:57
a.l
POLICIA
TIRANË- Një 38-vjeçar i identifikuar me emrin Elton Rrushi, është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa...
Aktualitet
21 Janar 2023, 10:52
a.l
Reshje Bore
MALIQ- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë apel ndaj shoferëve të mjeteve të ulin shpjetësinë e të pajis...
Aktualitet
21 Janar 2023, 10:44
a.l
Itali
ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar dhe dënuar në Brindisi të Italisë, pasi akuzohen për trafik ndërkombë...
Aktualitet
21 Janar 2023, 10:25
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Një punonjës i OSHEE është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për korrupsion pasiv...
Aktualitet
21 Janar 2023, 10:17
I.A
Foto Ilustruese
POGRADEC- Banorët e Pogradecit tashmë prej 3 ditësh janë pa ujë të pijshëm. Mësohet se shkak pë...
Aktualitet
21 Janar 2023, 10:13
a.l
Moti i keq në veri
SHKODËR- Reshje të dendura bore kanë bllokuar disa akse rrugore në veri të vendit. Sipas bilanti më t...
Aktualitet
21 Janar 2023, 10:09
a.l
Fier
FIER- Reshje të denudra shiu kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm në qarkun e Fierit. Si pasojë e motiti të keq disa ...