Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Përmbytje, ndërprerje e energjisë elektrike, shkolla të mbyllura, izolim i fshatrave malore, masa per evakuim - këto janë pasojat e deritanishme të reshjeve të dendura të shiut e dëborës në territorin e Shqipërisë.
TIRANË- Sipas burimeve zyrtare në veriun e Shqipërisë, kryesisht në zonën e Lezhës dhe të Shkodrës ndodhen të përmbytura 1.140 hektarë tokë, si edhe ka dëmtime të infrastrukturës rrugore dhe ndërprerje të enegjisë elektrike. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka paralajmëruar një përkeqësim të mëtejshëm të situatës të shtunën, (21.01) kur sipas parashikimeve të Shërbimit Sinoptik pritet që sasia e reshjeve të arrijë intensitetin më të lartë. Më të rrezikuara janë zonat në Ultësirën e Shkodrës dhe të Lezhës ku përmbytjet janë bërë kronike. Në shumë shkolla, që ndodhen në këto zona është ndërprerë mësimi.
Sipas të dhënave të publikuara nga kompania OSHE, (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë) ndërprerja e energjisë elektrike në këto zona ka prekur 6600 abonentë, mbi 5000 vetëve është arritur t'u rikthehet energjia.
Ushtria dhe emergjenca civile në gatishmëri
Përkeqësimi i paralajmëruar gjatë ditës së shtunë ka vënë në gatishmëri të lartë ushtrinë dhe strukturat e emergjencës në Shqipëri. Sipas autoriteve në gatishmëri janë 1200 forca të ushtrisë, 450 automjete dhe 3 helikopterë.
Autoritetet kanë bërë thirrje për marrjen e masave në zonat ku gjasat për fatkeqësi natyrore janë më të mëdha. Në disa zona malore në veri reshjet dhe orteqet e dëborës kanë bllokuar rrugët rurale. Shumë familje kanë mbetur të izoluara dhe po marrin ndihma ushqimore nga stukturat e emergjences civile. "Reshjet maksimale të shirave pritet të ndodhin të shtunën, më 21 janar. Bashkitë duhet të marrin masa për lajmërimin e popullatës, veçanërisht në ato zona ku parashikohet rrezik për fatkeqësi natyrore, për evakuimin dhe strehimin e përkohshëm të banorëve në rast nevoje. Duhet të përgatiten për të pasur kapacitete të lira, të gatshme për çdo rast evakuimi," ka paralajmëruat Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Shërbimi Sinoptik ka paralajmëruar gjithashtu që të shtunën, (21.01) masat e ftohta ajrore nga Europa Veri-Lindore do të mbrrijnë në Shqipëri dhe reshjet e dëborës do të zbresin edhe në zonat e ulta kodrinore dhe fushore. Temperaturat pritet të arrijnë në -4 gradë Celcius.
Marrë nga DW
Plarent Dervishaj TIRANE- Tashmë për SPAK është e qartë se konflikti për pronat është edhe një nga arsyet e at...
Policia Italiane ITALI- Një 28- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Mediat italiane raportojnë se i riu s...
POLICIA TIRANË- Një 38-vjeçar i identifikuar me emrin Elton Rrushi, është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa...
Reshje Bore MALIQ- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë apel ndaj shoferëve të mjeteve të ulin shpjetësinë e të pajis...
Itali ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar dhe dënuar në Brindisi të Italisë, pasi akuzohen për trafik ndërkombë...
Foto ilustruese TIRANË- Një punonjës i OSHEE është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për korrupsion pasiv...
Foto Ilustruese POGRADEC- Banorët e Pogradecit tashmë prej 3 ditësh janë pa ujë të pijshëm. Mësohet se shkak pë...
Moti i keq në veri SHKODËR- Reshje të dendura bore kanë bllokuar disa akse rrugore në veri të vendit. Sipas bilanti më t...
Fier FIER- Reshje të denudra shiu kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm në qarkun e Fierit. Si pasojë e motiti të keq disa ...
Rama me familjaret TIRANE- Familjarët e 4 viktimave të protestës së 21 janarit 2011 kanë zhvilluar sot homazhe në bulevardin ...