LIVE UPDATES
Aktualitet

I mori 9000 euro një personi me anë të mashtrimit! Arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari me dokumente të falsifikuara

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ai nuk e kishte deklaruar në doganë, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

29 Mars 2023, 14:46 Nga A.B
I mori 9000 euro një personi me anë të mashtrimit! Arrestohet
Parate

GJIROKASTËR- Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pas kontrollit që iu bë në kufi. Personi me inicialet J. S., 41 lindur në Honduras dhe rezident në Gjermani ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrimi", sepse në Tiranë, i ka marrë një shtetasi kosovar, shumën 9000 euro, duke e mashtruar.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ai nuk e kishte deklaruar në doganë, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia.

41-vjeçari do të hetohet veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave".

NJOFTIMI I POLICISË:

Kakavijë, Gjirokastër/Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Ishte shpallur në kërkim pasi i mori 9000 euro, një shtetasi, me anë të mashtrimit, kapet në tentativë për të kaluardrejt Greqisë, 41-vjeçari (shtetas i huaj). Sekuestrohen 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore. Sekuestrohen edhe dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në dalje të RSH-së, kanë ndaluar shtetasin J. S., 41 vjeç, lindur në Honduras dhe rezident në Gjermani. Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi nga verifikimet ka rezultuar i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi", sepse në Tiranë, i ka marrë një shtetasi kosovar, shumën 9000 euro, duke e mashtruar.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur shtetasit J. S., 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ai nuk e kishte deklaruar në doganë, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia. Në vijim të veprimeve, strukturat hetimore të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për shtetasin J. S., për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave". Shtetasi J. S. iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

arrestim ne kakavije

Sondazh

Poll

BKH te 'Harabeli' i Ajola Xoxës

BKH te 'Harabeli' i Ajola Xoxës

Dalin pamjet e mbërritjes së agjentëve të BKH në banesën e Veliajt

Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Zhupa iu përgjigj një deputeti pleh. Duhet të kishe reaguar ti

"Deputetja të kërkojë falje",Zhupa i drejtohet Peleshit me fjalët e Braçes: Po ti i thua gruas ruse?

Tensione në Kuvend/ Ndërpritet seanca plenare, Spiropali: E paprecedentë, kushdo që fyen do dënohet

Debatet në Kuvend/ Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave

Klosi-opozitës: Mazhoranca do ta votojë faljen e gjobave

Manja në Kuvend: Kemi numrat dhe do t'i anulojmë këto gjoba brenda këtij sesioni parlamentar

Dash Sula: Qami Zela vari veten në burg se e arrestuat për 38 mijë lekë të vjetra

"Të fyesh nuk është opozitë, por është e paedukatë", Majko: Njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës

Bardhi: Firmat për faljen e gjobave po i mblidhni tani. Spiropali: Mos bëni teatër

"Mbyllni komisionin e dezinformimit"/ Braçe-Zhupës: Mos u lyej me parfum! Më dukesh si ruse

"Delegacioni për në Venecia i përbërë vetëm nga mazhoranca", Korreshi: Bushka do të na përfaqësojë

"Lista t'i shkojë SPAK-ut"/ Sula: Keni frikë nga deputetët dhe ministrat që kanë përdorur SKY ECC

Bardhi:Duam të vihet në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën, Spiropali: Për shkak të axhendës nuk do të zhvillohet sot

Skandal / Ligji për faljen e gjobave, Noka: Braçe është në sallën matanë duke e hartuar tani ligjin

"O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja"/ Komenti i Zhupës për Braçen

Bardhi-mazhorancës: Jeni tmerruar nga rikthimi i Sali Berishës

Ligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave, Nallbati: Iu vijnë ligje dhe projektligje me sms

Tensione në Kuvend, garda rrethon foltoren, Spiropali: Debat artificial

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Spiropali-Likaj

"Suel Çela është i lidhur me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike

Bazat detare për oligarkët/ Berisha:Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet

"Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit", Berisha:Lënë shuma përrallore në kazino

Thirret ezani në xhaminë e Namasgjasë, Berisha ndërpret fjalën: Do ta presim nëse hoxha është brenda

“Keqardhje se si përdoret Parlamenti”, Balluku: Energjia elektrike do të ulet

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro

Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet

Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave, flet para mediave: Në protestën nuk do marr pjesë

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi

Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

"Është betejë për të përmbysur diktaturën", Berisha: Do të dal në takime në diasporë

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore

Protesta e6dhjetorit tek SPAK/Berisha: Mbështesim çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret

Berisha: Rama rrëzoi për oligarkët e tij studimin e pronave në bregdet të certifikuar nga DAM

Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha: Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës

Porti i ri i Durrësit/ Berisha: Rama do u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me këtë projekt

Berisha: Me aferën e Portit të Durrësit shqiptarët plaçkiten më shumë se kurrë përveç bunkerëve

Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama dhe Kurti takojnë nipin e Ismail Qemalit

Lirimi e bën të ndryshojë mendimin për SPAK? Berisha: Falenderova gjykatëse për vendimin

Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!

Berisha: Unë u arrestova se mbrojta interesin kombëtar, se isha antikorrupsioni i shqiptarëve

"Kemi shtruar rrugën drejt fitores!" Berisha: Sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare