2 Qershor 2023, 11:00
Nga A.B
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-deputeti socialist Vladimir Kosta është thirrur ditën e sotme pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Ai është kërkuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj.
Kosta ka rezultuar në marrëdhënie biznesi me Ahmetajn. Sipas burimeve në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit, SPAK ka marrë më herët në pyetje edhe biznesmenë të tjerë.
Por ç’ka ndodhur me Ahmetajn?
Më 8 mars 2023, oficerët e BKH kontrolluan banesën e Erjola Hoxhës, partneres së Ahmetajt në zonën e Gjirit të Lalzit si dhe sekuestruan telefonin e saj. Ahmetaj dhe Hoxha apeluan në GJKKO duke e konsideruar kontrollin të paligjshëm, por kërkesa u rrëzua. Mbrojtja pretendoi se pavarësisht se shtëpia është në emër të Hoxhës, atje jeton edhe Ahmetaj. Ky i fundit është deputet dhe në cilësinë e një ligjvënësi, fillimisht duhet të ishte pyetur Kuvendi për të bërë kontroll në shtëpi. Por ky fakt sipas tyre u anashkalua ndërsa më tej parashtruan se bashkëjetueses së ish-ministrit nuk iu garantua e drejta për të patur një person të besuar pranë para se të niste kontrolli, ndërsa edhe oficerët kanë bërë pyetje provokuese për sendet që kishin në banesë. Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për veprat penale: “Korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. SPAK ka sekuestruar disa vila që janë pronë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt./Dosja.al
arben ahmetaj vladimir kosta
Aktualitet
2 Qershor 2023, 10:48
A.B
Ambulance
SHIJAK-Sherri banal mes Ardjan Çyrbes dhe autorit të dyshuar Ervis Hodo ka nisur në pazarin e qytetit. Dy të përfshir&...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 10:50
m.s
foto ilustruese
SHIJAK- Ardjan Çyrbja, 50-vjeç, mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa autori i dyshuar i kësaj n...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 10:01
A.B
Municionet
LEZHË- Qemal Ajazi është arrestuar nga Policia. 60-vjeçari u vu në pranga pasi prodhonte mina me telekomandë...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 09:48
A.B
Policia
SHIJAK- Ardjan Çyrbja u plagos mbrëmjen e kaluar me armë zjarri nga Ervis Hodo. Ky i fundit ka shtënë tri herë me a...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 09:12
m.s
foto ilustruese
SKOCI-Një shqiptar në Skoci i cili dispononte foto të abuzimit seksual të fëmijëve, pritet të deportohe...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 09:19
A.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një plagosje brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Avni Kaca është plagosur me thik&e...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 09:06
A.B
Ministria
TIRANË- Ministria e Brendshme ka reaguar pas arrestimit të Shkëlzen Gjonaj, efektivit në Shkodër, i cili u filmua duke v...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 09:03
A.B
Artan Hoxha dhe Laert Haxhiu
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar se Laert Haxhiu qëndronte në Greqi me leje dhe dokumenta të fal...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 08:48
A.B
Policia
GJIROKASTËR- Një 36 vjeçar është shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të pa...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 08:24
m.s
faqja e pare e "Dosja.al"
TIRANE- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të mediave në vend. "Dosja”, “Shqip...