LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mashtrime në call-centera, policia spanjolle aksion në Shqipëri, kontrolle në Elbasan, Vlorë e Tiranë, ka të shoqëruar

• Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me atë të Spanjës kanë kryer sot disa operacione, që synonin goditjen e aktiviteteve të paligjshme të call-centerave. • Operacioni nisi me mësymjen e forcave spanjolle në Dardan të Elbasanit, në një qendër tregtare ku dyshohet se kishte punonjës që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të call-centerave. • Forcat speciale kryhen kontrolle brenda subjektit pasi thyhen xhamin kryesor. • Brenda subjektit nuk kishte persona, ndërsa u sekuestruan disa kompjuterë dhe server. Operacioni më pas u shtri edhe në dy qytete të tjera, në Vlorë dhe Tiranë, ku u shoqëruan 15 persona mes tyre disa vajza. • Letër-porosia për organizmin e operacioneve në bashkëpunim mes dy vendeve erdhi nga shtetasit spanjollë, të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve nga operatorët dhe punonjësit e këtyre kompanive dhe u janë vjedhur shuma të mëdha parash. • Bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro. • Pritet që SPAK apo Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje lidhur me këtë operacion dhe personat e vënë në pranga.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Xhama të thyer kudo! PAMJE brenda 'Call Center' në Elbasan, ç'lanë pas forcat policore

Mashtrime në call-centera, policia spanjolle aksion në Shqipëri,
Pamje nga brenda godinës

ELBASAN- Dalin pamjet nga ajo që la pas aksioni i Policisë spanjolle dhe efektivëve të forcave "Shqiponja" brenda një call centre në Elbasan. Siç edhe duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, në tokë janë thyer xhama, si shenja kontrolleve, ndërkohë që e gjithë godina është izoluar. Deri më tani janë sekuestruar servera dhe dokumente të këtyre kompanive që dyshohet se me dhjetera qytetarë të shteteve të huaja.

Call centera-t janë identifikuar nëpërmjet IP-ve. Burimet thanë se prej disa muajsh SPAK ka marrë letër-porosi të dërguara nga Gjermania, Italia dhe Spanja, të cilat raportojnë një numër të madh të qytetarëve të tyre të mashtruar për investime në bursa fiktive apo edhe në kriptomonedha.

3 VITE ME PARE

RENEA dhe policia spanjolle nga Elbasani e Vlora vijnë edhe në Tiranë, kontrolle tek Komuna e Parisit dhe tek "Liqeni"

Mashtrime në call-centera, policia spanjolle aksion në Shqipëri,
Foto ilustruese

TIRANË- Operacioni i zhvilluar sot në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj spanjolle, pas Elbasanit dhe Vlorës, tashmë ka ardhur edhe në Tiranës. Kontrolle janë ushtruar në një godinë në “Komunën e Parisit” në Tiranë, por ka pasur kontrolle në zonën e Liqenit të Thatë, pasi mendohet se disa persona janë shpallur në kërkim. Por ende nuk ka asnjë emër dhe detaje për operacionin që po zhvillohet e kush është personi që po kërkohet në Shqipëri.

3 VITE ME PARE

Mashtrime nga call-centerat/ Pas Elbasanit operacioni shtrihet në Vlorë dhe Tiranë, shoqërohen disa persona

Mashtrime në call-centera, policia spanjolle aksion në Shqipëri,
operacioni per call-centera

ELBASAN-Operacioni blic i zhvilluar sot në Elbasan nga prokuroria e Tiranës dhe ajo spanjolle, për goditjen aktiviteteve të paligjshme të call-center, është zgjeruara edhe në dy qytete të tjera, përkatësisht Tiranë dhe Vlorë.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar disa persona, ndërsa janë sekuestruar kompjuterë, servera dhe dokumenta të disa kompanive që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj me metodën e call-center online. Gjithashtu nga hetimet e deritanishme, mësohet se operacioni ka nisur nga denoncimet e bëra nga shtetasit spanjollë të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve nga operatorët dhe punonjësit e këtyre kompanive dhe u janë vjedhur shuma të mëdha parash. Bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro. 

Organi i posaçëm i akuzës ka vënë në zbatimin shumicën e urdhër-arresteve në kuadër të këtij operacioni, por për asrye hetimore nuk janë zbuluar ende emrat e të arrestuarve. Pritet që SPAK apo policia e shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje lidhur me këtë operacion dhe personat e vënë në pranga./Dosja.al

 

 

 

 

3 VITE ME PARE

Operacioni i Policisë spanjolle, Hoxha: Europa s’ka besim te policia jonë, detyrohen të vijnë në Shqipëri

Mashtrime në call-centera, policia spanjolle aksion në Shqipëri,
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje nga operacioni i policisë spanjolle, forcat Shqiponja dhe Policinë në ambientet e një call centeri në Elbasan. I ftuar ditën e sotme në 'Abcnews', Hoxha u shpreh se këto call center kanë mashtruar qytetarë të shumtë të vendeve të BE-së, ndërsa shtoi se këto biznese kanë qënë burimet kryesore të policëve të korruptuar në Shqipëri. Po ashtu, ai shton se policia spanjolle nuk ka pasur besim tek autoritetet shqiptare, ndaj ka ndërmarrë këtë aksion vetë. 

Këto Call Centera që mashtronin qytetarët e vendeve të BE-së për gjoja investime ne bursa kanë patur të ardhura të jashtëzakonshme duke korruptuar policinë. Call Centerat dhe paratë e basteve të Ervis Martinajt ishin burimet kryesore të policëve të korruptuar në Shqipëri. Ata mashtronin qytetarë nga Gjermania, Anglia, Zvicra, Spanja, etj., policët spanjollë nuk kanë patur besim te policia jonë dhe prandaj kanë ardhur vetë. Dihej që puna do të shkonte deri këtu pasi shumat e humbura nga qyetarët e Spanjës ishin të mëdha. Spanjollët kanë identifikuar përmes internetit se nga cila pikë Call Centeri ishin mashtruar qytetarët e tyre”. Rol kryesor kanë patur izraelitë nga vende të ish-Bashkimit Sovjetik“.

Operacioni i policisë spanjolle, sipas Hoxhës, tregon se ata kanë mosbesim tek policia shqiptare ndaj janë detyruar që të vijnë vetë në Shqipëri.

“Policia spanjolle sot bëri kërkime në një call center në Elbasan. Një nga të ardhurat kryesore për të korruptuar policinë vjen për shkak të call centera ve ilegalë. Në fillim në Shqipëria erdhën gjermanet, amerikanët sepse qytetarët e tyre po mashtroheshin nga call center në Shqipëri. Operacioni i sotëm i organizuar nga policia spanjolle, ka identifikuar saktësisht se ku është objekit që ka mashtruar qytetarët spanjollë, që kanë humbur shifra marramendëse nga mashtrimet e call center. Operatorët nuk kanë faj. Objekti i operacioneve nuk janë operatorët por drejtuesit. Është një operacion i radhës. Kjo dëshmon se sa porozë jemi bërë për policitë e BE-së. Ata kanë mosbesim te ne, sa që janë detyruar të vijnë vetë këtu. Sot pamë një skuadër të plot të gardës civile spanjolle, e cila po kryente operacion në zemër të shqipërisë. Ky operacion në vazhdën e një serie operacionesh”,- shtoi gazetari.

 

3 VITE ME PARE

Operacioni blic në Elbasan/ Policia spanjolle shpartalloi derën e qendrës tregtare, dyshime për call-center

Mashtrime në call-centera, policia spanjolle aksion në Shqipëri,
Policia spanjolle

ELBASAN- Zbardhen detaje nga operacioni i zhvilluar ditën e sotme në Elbasan nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë spanjolle. Autoritetet kanë kryer kontrolle në një qendër tregtare ku dyshohej se kryhej aktiivitet i paligjshëm i call-center. Në subjekt nuk kishte persona, e për këtë arsye policia është detyruar të thyejë derën e xhamit, për të kryer kontrolle të imtësishme.

Në qendër tregtare janë gjetur kompjuterë, të cilët janë sekuestruar dhe do të ekzaminihen për të zbardhur dyshimet mbi aktivitetin e paligjshëm të call-centerave. Operacioni është kryesuar nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me kolegët spanjollë. Ndërsa nuk është bërë ende me dije nëse objektivi ka qenë aktiviteti i mundshëm i paligjshëm apo nëse në ambientet e qendrës tregtare fshihet ndonjë person në kërkim. Policia pritet të zbardhë detaje përmes një njoftimi zyrtar./ Dosja.al

 

 

 

guardia civil ne shqiperi operacioni te dardanet ne elbasan

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime