Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në bashkëpunim me Interpol Romë, u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë, personi me inicialet I. D., 51 vjeç.
TIRANË- Tre persona të shpallur në kërkim janë ekstraduar nga Italia dhe Greqia drejt vendit tonë. Ilir Duro, Paulin Peci dhe Luis Shkira ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi 2 prej tyre janë dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe personi i tretë për vjedhje me dhunë.
Në bashkëpunim me Interpol Romë, u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë, 51 vjeçari Ilir Duro. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal’’. Duro dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me transportimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar 21 vjeçarin Luis Shkira, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve". 21-vjeçari, më datë 13.09.2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.
Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë, 30 vjeçari Paulin Peci, banues në Përmet. Peci ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ekstradohen nga Italia dhe nga Greqia, drejt Shqipërisë, 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 2 prej tyre për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe shtetasi tjetër për vjedhje me dhunë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar nga Italia dhe nga Greqia, drejt vendit tonë, 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
-Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar I. D., 51 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal’’. Shtetasi I. D. dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me transportimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
-Gjithashtu si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar L. Sh., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve". 21-vjeçari, më datë 13.09.2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.
-Në vijim, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar P. P., 30 vjeç, banues në Përmet. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Foto ilustruese BERAT- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor 'Dimal-Berat'. Mjeti tip 'Mercedez...
Moti TIRANË- Dita e enjte mbetet e përfshirë nga masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin në të g...
Europol TIRANË- Agjencia Evropiane e Policisë (Europol) ka deklaruar se bandat e drogës po depërtojnë gjithnjë e më shum...
Foto Ilustruese TIRANË- Merce Puige Ribot ishte një qytetare e zakonshme spanjolle, deri ditën që fitoi kurajën dhe u paraqit n&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Skemat e mashtrimit të shtetasve të huaj nga Call Center-at shqiptarë janë të mirëorganizuara dh...
Qirjako Qirko BRITANI E MADHE- Debate të shumta televizive u zhvilluan ku kishin në qendër shqiptarët. Disa i mbronin dhe i cilëso...
Shqiptarët në Britani TIRANË- Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka hartuar një peticion ku kërkon që...
Emigrantë BRITANI E MADHE- Karen Buck deputete e parlamentit anglez ka deklaruar se shqiptarët nuk janë problem kryesor për autoritetet...
Qytetari TIRANË- Një qytetar ka denoncuar tentativat për blerje votash nga Partia Socialiste. Qytetari nga Babrruja ka thënë p&eum...
Kampi TIRANË- Zona e paraqitur në videon e mëposhtme është cilësuar si private dhe nuk lejohet filmimi për arsye sigurie...