E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Keçi sipas procedurës ligjore duhet që të paraqitet para oficerit ligjor, çdo të premte të parë të muajit.

TIRANË- Drejtorja e Klubit Sportiv Tirana, Debora Keçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK për masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' që i është vendosur. Keçi sipas procedurës ligjore duhet që të paraqitet para oficerit ligjor, çdo të premte të parë të muajit.
Siç shihet nga fotoja Keçi ka qenë në GJKKO së bashku me avokatin e saj. Debora Keçi është aktualisht e pezulluar nga puna me vendim të Prokurorisë së Posaçme. Ajo akuzohet për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
SPAK e akuzon Mollën së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë se favorizuan kompaninë 5D Konstruksion në tendera punësh publike. Kompania është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit, por prokuroria pretendon se ka de fakto zotërues Mollën dhe drejtorin tjetër të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion. Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022. Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh.
Sipas SPAK hetimet për Mollën dhe personat e tjerë të akuzuar në këtë dosje kanë filluar kryesisht në prill të vitit 2023, ndërsa më pas atyre u është bashkëlidhur edhe një kallëzim penal nga kandidati i opozitës për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, Belind Këlliçi. Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit. Molla i ka mohuar akuzat në një qëndrim publik duke pretenduar se nuk kishte lidhje me kompaninë dhe se akuzat ishin sulm politik.
Policia VELIPOJË- Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja e 3 ditëve më parë në Velipojë. Mësohet sep...
Policia FINLADË- Detaje të reja janë zbardhur ne lidhje me fatin e 12-vjeçares shqiptare e cila u plagos në Finlandë. Shqip...
foto ilustruese ELBASAN- Kapet dhe arrestohet i shpalluri në kërkim për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve n&eum...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohen pesë persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Dy persona në kërkim j...
foto ilustruese KORÇË- Procedohet në gjendje të lirë 32-vjeçari me inicialet K.A pasi gjatë një konflikti ...
Nene Liza TIRANË- Nënë Liza, e cila u kthye në figurën e protestave kundër prishjes së banesave, ka marrë pjesë...
foto ilustruese LUSHNJE- Procedohet në gjendje të lirë një 36-vjeçar në Lushnje pasi mësohet se ka fyer nëp&...
Foto ilustruese SHKODËR- 65-vjeçari, Vlash Jakaj është vënë në pranga disa vite pasi vrau nipin e tij me armë gja...
Policia TIRANË- Ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e sotme po zhvillohet proteta para bashkisë së Tiranës. Qindra qyt...
Bistri TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë vendimin ditën e sotme duke lënë në fuqi masën e "arrestit n&e...