LIVE UPDATES
Aktualitet

Dënohet me 16 muaj burg ish-drejtori i burgut të Lushnjes, vendimi për punonjësit

Bashkë me Shurdhin janë dënuar edhe punonjësit e tjerë të përfshirë në të njëjtën skemë. Mariglen Myftari, Erjon Çela, Miranda Idrizi dhe Krenar Gozhina janë dënuar me nga një vit burg secili, ndërsa Xhejsika Kaja është dënuar me 1 vit burg, por është lënë e lirë me kusht.

16 Qershor 2022, 15:14 Nga F.M
Dënohet me 16 muaj burg ish-drejtori i burgut të Lushnjes, vendimi
Judmir Shurdhi

LUSHNJE- Ish-drejtori i burgut të Lushnjes Judmir Shurdhi është dënuar me 16 muaj burg, një vit e 4 muaj, tre vite pasi u mor nën hetim për shkeljen e procedurave në tenderin e transportit të gardianëve. Mësohet se vendimi është dhënë sot nga treshja e gjyqtarëve: Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani. Bashkë me Shurdhin janë dënuar edhe punonjësit e tjerë të përfshirë në të njëjtën skemë. Mariglen Myftari, Erjon Çela, Miranda Idrizi dhe Krenar Gozhina janë dënuar me nga një vit burg secili, ndërsa Xhejsika Kaja është dënuar me 1 vit burg, por është lënë e lirë me kusht. Krenar Gozhinës i është hequr edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Judmir Shurdhi është shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës’ dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 248 dhe 258 e 25 të Kodit Penal;

PJESË NGA DOSJA:

Në përfundim të gjykimit zhvilluar në prani të prokurores Enkeleda Millonai, të pandehurve Judmir Shurdhi, Erjon Çela dhe Miranda Idrizi, si dhe mbrojtësit e të pandehurve, konkretisht Av.Emiljano Braho, Av.Përparim Kulluri, Av.Klodjan Hajvazi, Av.Fatmir Lushi dhe Av.Ervin Zoto, Gjykata, pasi shqyrtoi në tërësi rrethanat e çështjes dhe çmoi dhe vlerësoi në tërësi provat e marra në seancë gjyqësore nënshtruar rregullave të gjykimit dhe dëgjoi në fazën e konkluzioneve përfundimtare palët, në të cilën u kërkua: Prokuroria:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Shurdhi, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, duke e denuar me 4 (katër) muaj burgim.

1.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Shurdhi, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim (per tenderin e vitit 2019 per sherbimin e transportit te punonjesve), parashikuar nga nenet 258 e 25 të K.Penal, duke e denuar me 6 (gjashtë) muaj burgim.

1.2. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

1.3. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale denimin e ketij te pandehuri me 4 (katër) muaj burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Krenar Gozhina, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim (per tenderin e vitit 2018 per sherbimin e transportit te punonjesve), parashikuar nga neni 258 e 25 i K.Penal, para ndryshimeve qe ka pesuar K.Penal me ligjin nr. 43/2021, duke e denuar me 4 (katër) muaj burgim.

2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Krenar Gozhina, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim (per tenderin e vitit 2019 per sherbimin e transportit te punonjesve), parashikuar nga neni 258 e 25 i K.Penal, para ndryshimeve qe ka pesuar K.Penal me ligjin nr. 43/2021, duke e denuar me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.2. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.3. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale denimin e ketij te pandehuri me 4 (katër) muaj burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurës Miranda Idrizi, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim (per tenderin e vitit 2019 per sherbimin e transportit te punonjesve), parashikuar nga neni 258 e 25 i K.Penal, para ndryshimeve qe ka pesuar K.Penal me ligjin nr. 43/2021, duke e denuar me 4 (katër) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burgim.

2.4. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale denimin e kesaj te pandehure me 3 (tre) muaj burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Çela, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim (per tenderin e vitit 2018 per sherbimin e transportit te punonjesve), parashikuar nga neni 258 e 25 i K.Penal, para ndryshimeve qe ka pesuar K.Penal me ligjin nr. 43/2021, duke e denuar me 4 (katër) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burgim.

3.1. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale denimin e ketij te pandehuri me 3 (tre) muaj burgim.

3.2. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim dhe venien ne prove te ketij te pandehuri per 6 (gjashtë) muaj.

3.3. Te urdherohet i pandehuri te mbaje kontakte me sherbimin e proves dhe te vihet ne prove, me kusht qe gjate kohes se proves te mos kryeje veper tjeter penale.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurës Xhejsika Kaja, për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 paragrafi i parë i K.Penal, duke e denuar me 3 (tre) muaj burgim.

4.1. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale denimin e kesaj te pandehure me 2 (dy) muaj burgim.

4.2. Në aplikim të nenit 63 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që e pandehura të kryejë një punë në interes pubik, prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh.

4.3. Te urdherohet e pandehura te mbaje kontakte me sherbimin e proves dhe te vihet ne prove, me kusht qe gjate kohes se proves te mos kryeje veper tjeter penale.

5. Ne lidhje me provat materiale te sekuestruara ne origjinal, ne baze te nenit 190 te K.Pr.Penale: Dokumentacioni ne origjinal i prokurimit “Kerkese per propozim”me objekt ‘Sherbim i transportit te punonjesve me uniforme te IEVP Lushnje” per vitin 2019; Dokumentacioni origjinal i prokurimit “Kerkese per propozim” me objekt “Sherbim i transportit te punonjesve me uniforme te IEVP Lushnje” per vitin 2018. T’i kthehen IEVP – se Lushnje.

judmir shurdhi erjon çela miranda idrizi krenar gozhina xhejsika kaja

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë