Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Kush është shqiptarja që dhunoi deri në vdekje djalin e saj në Spanjë (EMRI+FOTO)
Arrestimi u bë pasi përfundoi autopsia e trupit të vogëlushit ku analizat treguan se fëmija kishte goditje dhe një histori të frakturave të mëparshme, gjë që nënvizon se vdekja mund të ishte e dhunshme. Autopsia është kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Alicante të martën e kaluar, sipas të njëjtave burime.
16 Qershor 2022, 14:51Nga d.a
Shqiptarja qe vrau djalin ne Spanje
SPANJË- Agjentët e Gardës Civile arrestuan të hënën Hatixhe Kamxhiu, 32-vjeçare me kombësi shqiptare, pasi dyshohet se vrau djalin e saj dy vjeç në qytetin Bigastro të Alicante, sipas burimeve të hetimit.
Sipas mediave vendase, arrestimi u bë pasi përfundoi autopsia e trupit të vogëlushit ku analizat treguan se fëmija kishte goditje dhe një histori të frakturave të mëparshme, gjë që nënvizon se vdekja mund të ishte e dhunshme. Autopsia është kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Alicante të martën e kaluar, sipas të njëjtave burime.
Garda Civile dyshon se goditja aksidentale e supozuar në kokë, e pretenduar nga Kamxhiu, është shkaktuar pikërisht nga vetë ajo.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar ku shqiptarja pretendoi se djali i saj kishte goditur aksidentalisht kokën në një tavolinë. Kur u transferua në spital, u konstatua se trupi i 2-vjeçarit kishte disa fraktura. Djali tjetër i gruas, vëllai binjak i viktimës, gjithashtu u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Alicante-s me vendim gjykate. Sipas të njëjtave burime, nga analizat mjekësore të kryera rezultoi se ai kishte shenja të lëndimeve të mëparshme.
Nëna u shtrua në repartin psikiatrik të Hospital de la Vega Baja pas një tentative vetëvrasjeje. Më në fund ajo ka dalë nga spitali dhe është arrestuar.
Agjentët kanë raportuar edhe te shërbimet sociale të Këshillit Bashkiak, sipas protokollit dhe sipas informacioneve, nëna ka marrë ndihmë financiare për disa muaj pasi nuk kishte burime financiare dhe ishte e vetme me tre fëmijët, dy binjakët dhe një vajze 8 vjecare.
Vdekjet e dhunshme të të miturve nga duart e prindërve të tyre vazhdojnë të lënë figura të zeza në komunitetin e Valencias. Një nga rastet më të fundit ndodhi në qytetin e Valencias Sueca, prillin e kaluar, kur një baba vrau djalin e tij 11-vjeçar.