Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KLSH nënvizon se nuk ka një regjistrim të zonave të mbrojtura nga Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Teksa lagunat cilësohen si pjesa më e pasur e biodiversitetit, ato janë lënë jashtë vëmendjes sa i takon menaxhimit dhe kontrollit. Të paktën ky është konstatimi që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi performance të titulluar “Efektiviteti i politikave në ruajtjen dhe administrimin e lagunave” per periudhën janar 2019-janar 2022. Vetëm dy prej lagunave në vend, ajo e Karavastsë dhe Butrintit kanë plane menaxhimi 10 vjeçare.
KLSH nënvizon se nuk ka një regjistrim të zonave të mbrojtura nga Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
“Për periudhën objekt auditimi, AKZM nuk rezulton të ketë kryer regjistrimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura, ku përfshihen edhe lagunat, pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe skedarin kombëtar të zonave të mbrojtura. Detyrimi për regjistrimin e tyre përcaktohet qartë në nenit 55 të ligjit nr.81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura,”- thuhet në auditim. Kjo situatë cilësohet me risk nga ana e audituesve pasi mund të tjetërsohen ose dëmtohen.
KLSH ka kërkuar që brenda marsit të 2023 agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të marrë masat e nevojshme për regjistrimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura, ku përfshihen edhe lagunat, në regjistrin e pasurive të paluajtshme të shtetit dhe skedarin kombëtar të zonave të mbrojtura.
I njëjti dokument sjell në vëmendje se të ardhurat e gjeneruara nga AKZM mbi lagunat i referohen vetëm tarifave të hyrjes në lagunën e Kune-Vainit ndërkohë që mbi sipërfaqet ujore të lagunave të kontraktuara nuk aplikohen tarifa por ato taksohen vetëm për Taksën Vjetore për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit në vlera simbolike 10,000 – 12,000 lekë/vit për 1 peshkatar pa marrë në konsideratë sipërfaqen që ato shfrytëzojnë, vlerë e cila kalon në llogari të Drejtorisë së Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës.
Në laguna konstatohet mungesë investimesh të cilat përgjatë gjithë lagunave në vend cilësohen si inekzistente. Monitorimi nga ana tjetër është i vështirë për shkak të mungesës së logjistikës.
“Evidentohet mungesa e mjeteve por edhe e disa pajisjeve bazike ku përmendim aparatet për matjen e cilësisë së ujit të lagunave, por jo vetëm, çka paraqet nevojën për vlerësim nga hallkat drejtuese të këtij institucioni”, thuhet në dokument.
KLSH thekson se mungesa e monitorimeve, mosndarja e saktë e kompetencave, mos-administrimi përshtatshëm i burimeve ka sjell jo pak problematika të rëndësishme në laguna.
Një prej tyre përmendur edhe më sipër janë kanalet e lidhjes me detin, të cilat jo vetëm kufizojnë shkëmbimin e ujërave por bllokimi i tyre krijon në mënyrë të pashmangshme rritje të larta të temperaturës së ujit, rritje të kripshmërisë, etj, të cilat kanë ndikime kritike në ekosistemin që lagunat mbartin. Problematika e lidhjeve me detin gjendej të shtrira thuajse në pjesën dërrmuese të tyre.
“Ekosistemet komplekse të lagunave bregdetare strehojnë mbi 70% të vertebrorëve në vend, veçanërisht shpendë shtegtarë dhe dimërues. Rreth 70 lloje shpendësh uji gjenden çdo vit në lagunat bregdetare duke numëruar mbi 180’000 individë gjatë dimrit. Shqipëria është edhe një rrugë e rëndësishme shtegtimi për faunën e egër. Lagunat në Shqipëri shtrihen duke filluar nga laguna e Viliunit në Velipojë deri tek ajo e Butrintit në jug. Sipërfaqja e përgjithshme e tyre është rreth 100 Km2, janë me ujë të kripur, shtrihen paralel me detin dhe kanë kanale komunikimi me të.5 Liqeni i Shkodrës-Velipojë (pjesë e të cilit është edhe laguna e Vilunit), Laguna e Karavastasë dhe Butrinti konsiderohen si zona ujore me rëndësi jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare sipas “Konventës së Zonave Ujore RAMSAR”6 dhe janë pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.
Gjithashtu duke marrë në konsideratë rëndësinë e tyre për ruajtjen e biodiversitetit, laguna e Karavastasë dhe Nartës konsiderohen si zona me rëndësi ndërkombëtare për shpendët e ujit njohur si IBA, me më shumë se 20,000 lloje shpendësh uji për një zonë”, detajon KLSH./Monitor
Foto nga vendi i ngjarjes ELBASAN- Astrit Sinanaj, njeriu që akuzohet për tentativën e vrasjes me 1 kg tritol të biznesmenit Fuad Verzi...
MOTI TIRANË- Stina e dimrit ka hyrë në këtë vit të ri me 'këmbë të mbarë'. Ndryshe nga vitet e kaluara, m...
Foto ilustruese Një 57-vjeçare me profesion veterinere, e ka kthyer në kazus padinë kundër prokurorisë, të cilën ...
Foto ilustruese TIRANË- Kur policia mori denoncimin e një biznesmeni që dyshonte se pastruesja i kishte vjedhur shtëpinë, nuk hezi...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur se do t’i hapë dritën jeshile padisë së parë të Partis&eum...
SHKOLLA MALAKASTËR- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është shprehur se mësimi në shkollën që u përfshi nga flak...
Kobra City PRIZREN- Pas ngjarjes tragjike e cila ndodhi mëngjesin e së martës në lokalin “Kobra City” në Prizren, Insp...
policia italiane ITALI- Një 32- vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar nga policia në Itali, natën e ndërimit t...
Dibran Hoxhaj PRIZREN- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka folur për vrasjen që ndodhi mëngjesin e...
Shkolla '5 shkurti' Ballsh MALLAKASTËR- Shkolla 9- vjeçare “5 Shkurti” në qytetin e Ballshit është përfshir&eum...