LIVE UPDATES
Aktualitet

'E kishte babai i ndjerë'/ Familjarisht shpërndarës dhe përdorues kokaine. Iu grabit shtëpia, mes tyre edhe pastruesja, ishte bashkuar me hajdutët, çelësat ua kishte dhënë ajo...

Në atlete, poshte sediljeve, në këpucë në kapakë telefoni e deri dhe në pica.

3 Janar 2023, 15:47 Nga k.m.
'E kishte babai i ndjerë'/ Familjarisht shpërndarës dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Kur policia mori denoncimin e një biznesmeni që dyshonte se pastruesja i kishte vjedhur shtëpinë, nuk hezitoi aspak, por vrapoi për të kontrolluar shtëpinë e saj. Por ndryshe nga çfarë prisnin, ata nuk gjetën aty asgjë të përvetësuar nga gruaja e dyshuar që sakaq këmbëngulte se nuk ishte hajdute. Megjithatë duke kontrolluar imtësisht në shtëpinë e gruas ata gjetën diçka tjetër, kokainë. Dosja që ju vu në dispozicion Gazetasi.al, nga një burim policor i antidrogës tregon se çfarë bëhet realisht me kokainën në kryeqytet, një betejë që tanimë konsiderohet e humbur sa kohë ajo përherë e më shumë po zbulohet në kokteile të ndryshme në bare të njohura, si edhe në grupmosha të reja që kapen rastësisht e që i fshehin dozat kudo që mundin. Në atlete , poshte sediljeve, në këpucë në kapakë telefoni e deri dhe në pica.

Mbi bazën e akteve të drejtorisë vendore Tiranë, rasti i pastrueses është regjistruar për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ndërkohë që akuza është ngritur për djalin e saj, në telefonin e të cilit u gjetën dhjetëra numra telefoni që porosisnin kokainë përmes rrjeteve sociale.

"Shtetasi B.B akuzoi shtetasen M.F se kishte dijeni për vjedhjen me dhunë në banesën e tij ku u kapën në flagrancë dy shtetasit T.N dhe O.M”,- shkruan në procesverbal agjenti i krimeve. Kjo shtetase ishte e punësuar si pastruese për pastrimin e apartamentit  dhe sipas pronarit të apartamentit, ajo kishte bashkëpunuar me hajdutët, pasi duke patur dijeni për çelësat u ka bërë kopje atyre dhe ka bashkëpunuar me autorin e dyshuar duke i dhënë kopje të çelësave, denoncoi biznesmeni.

Në vazhdim të hetimit të kësaj ngjarjeje policia nisi kontrollet në banesën e gruas me bindjen se do siguronte sende të kundraligjshme të përvetësuara në banesën e vjedhur. Aksioni u krye nga policia e Farkës që në dhomën e gjumit, në një sirtar, vërejti një qese me ngjyrë të bardhë, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar si kokainë. Gjatë kontrollit në shtëpi kanë mbërritur djemtë e pastrueses që nga ana e saj u shfaq e habitur për kokainën që gjendej në dhomën e gjumit. Policia pas peshimit, deklaroi se kokaina e sekuestruar ishte në sasinë e 31.6 gramë peshë e përgjithshme që mbas konstatimit u fut në qesen e provave. Por duke mos ditur se kujt t'ja linin autorësinë e kokainës, agjentët kanë sekuestruar telefonat e anëtarëve të familjes, ku rezultoi në kushte flagrance se vetëm në njërin aparat, atë të djalit të gruas me inicialet O.F kishte biseda kompromentuese.

I riu sipas kqyrjes së sistemit rezultonte se ishte konstatuar edhe më herët me doza kokaine gjatë një kontrolli të katër viteve më parë pranë një qendre tregtare. Ai - bën me dije policia - gjendej në brendësi të një makine të parkuar dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet hashash edhe pasagjerit, kurse shoferit me inicialet O.F iu sekuestrua 0.7 gramë kokainë.

Një aksion tjetër policor i mbajtur në qershor 2021 u mbyll sërish me procedime për çështje droge, pasi i dyshuari së bashku me tre shokë u gjet i ulur në një parking dhe në trup kishte dy qese të mbyllura , kurse në një kolltuk u zbuluan 12 qese të tjera me lëndë të dyshuar cannabis sativa. Por edhe ky hetim u mbyll pa zhurmë nga prokuroria që nga ana e saj i konsideroi të rinjtë si përdorues droge, ashtu siç ka vepruar në mjaft raste të tjera ku aksionet e policisë mbyllen me bilanc negative. Megjithatë sipas policisë që vendosi në dispozicion dosjen, u vërejt se për rastin e kokainës së fundit të kapur në banesën e tyre, secili nga anëtarët mbas kryerjes së aktekspertimit toksikologjik rezultoi se mbas marrjes së mostrave kishte prani të produkteve të metabolizmit të kokainës. E njëjta gjë rezultoi edhe për pastruesen që ashtu si dy djemtë e saj edhe ajo përdorte kokainë, tha policia për Gazetasi.al.

Ajo që rezultoi më pas ishin përgjigjje shkencore nga aktekspertimet tekniko – elektronike të telefonave. Në njërin prej tyre u vërejtën thirrje në aplikacionet Skype, Instagram, Viber, Whatsupp biznes, kontakte në aplikacionin discord, skedarë audio dhe skedarë me foto të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sattiva. Komunikimet në Tik Tok dhe skedarët që njihen si thumbnail shfaqën po ashtu doza droge që u tregoheshin përdoruesve të shumtë. Policia deklaron se vërejti dhjetë skedarë me fotografi droge dhe komunikime me përdoruesit. 

"Nga analizimi i ekstrakteve të memories së telefonit u konstatuan imazhe të krijuara edhe në rrjetin social Facebook Messenger, disa të shkëmbyera në Instagram dhe në Signal, të shkëmbyera me profile të ndryshme të këtyre aplikacioneve",- shkruan policia shkencore. Por sakaq njëri nga të dyshuarit këmbëngul se fotografitë ishin për shaka dhe se droga kokainë nuk i përkiste as atij, as të ëmës dhe as të vëllait.

“Dyshoj që kokainën e kishte babai që ka ndërruar jetë dhe në dijeninë time ka qenë përdorues,”- justifikohet i riu. Të njëjtën gjë përsërit edhe pastruesja.

“E ka patur burri që në dijeninë time ishte përdorues kokaine dhe ka ndërruar jetë prej një viti e gjysëm. Mbas vdekjes së tij kam dyshuar çfarë të bëja me sendet personale dhe kam hezituar ç'të bëja, ta hidhja kokainën apo ta dërgoja në polici. Ditën që erdhi policia djemtë erdhën në shtëpi dhe nuk dinin asgjë për drogën,”- këmbëngul gruaja. Por policia këmbëngul se gjendet përpara shpërndarsve dhe përdoruesve të kokainës. Ata u tradhëtuan nga nxjerrja e një videoje prej policisë shkencore nga aparati i telefonit.

"Në snapchat shfaqet duke u peshuar kokainë dhe vlera monetare dhe kjo gjë ka ndodhur në ditët përpara se të gjendej kokaina në banesën e tyre,” - shkruan policia që sakaq vëren se skedarët e tjerë në Signal rezultonin të fshira./GazetaSi

perdorues kokaine

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin