LIVE UPDATES
Aktualitet

Laboratori i kokainës në Qerek! Të dyshuarit u takuan në një lokal në Tiranë, si e thurën planin për trafikun e drogës

Artjon Çaushllari, e ndau gëzimin edhe me anëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë. Por që si çdo gëzim i tillë, duket se ishte i përkohshëm. Pasi ata nuk e dinin, se e gjithë ëndrra e tyre për t’u pasuruar në mënyrë të shpejtë dhe të padrejtë do të merrte fund mbrëmjen e 24 Nëntorit 2024.

19 Shkurt 2025, 20:09 Nga r.ll
Laboratori i kokainës në Qerek! Të dyshuarit u takuan në
foto ilustruese

TIRANË- Më në fund një lajm i mirë kishte mbërritur. Pas një pritje të gjatë, lehtësimi në portretin e djemve ishte i dukshëm. Ngarkesa me drogë tashmë kishte marrë rrugën nga Republika Dominikane, dhe kjo do të thoshte për ta fundi i halleve.

Një punë për të cilën ata kishin investuar para dhe mund, së cilës kishte ardhur momenti tia merrnin frytet. Gëzim të cilin Artjon Çaushllari, e ndau edhe me anëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë. Por që si çdo gëzim i tillë, duket se ishte i përkohshëm. Pasi ata nuk e dinin, se e gjithë ëndrra e tyre për t’u pasuruar në mënyrë të shpejtë dhe të padrejtë do të merrte fund mbrëmjen e 24 Nëntorit 2024.

2- Mbrëmja kur në bazat e tyre do të mësynin forcat operacionale të policisë. Të cilat ishin vënë në ndjekje të grupit shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës, prej më shumë se një viti.

Dhe kishin mbajtur në monitorim të gjitha lëvizjet e tyre në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë si brenda dhe jashtë Shqipërisë, deri në Amerikën Qendrore dhe atë të Jugut.

Aty nga ku nis e zë fill i gjithë mendimi i tyre për të bërë para nëpërmjet drogës. Por si ranë autoritetet shqiptare në gjurmët e Laboratorit të Kokainës në fshatin Qerekë në Fushë-Krujë? Kush i informoi ata lidhur mbi grupin kriminal, që prej kohësh kishte filluar aktivitetin në Shqipëri?

3- Cilët ishin këta djem që kishin marrë përsipër këtë operacion kaq të ndërlikuar, por edhe kaq fitimprurës? Dhe kush ishte mentori i tyre shqiptar në Amerikën e Jugut, i lidhur me një nga bosët e karteleve të drogës në Kolumbi, por që ky i fundit ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar kishte zbarkuar në Shqipëri, duke udhëhequr operacionin për ekstraktimin e kokainës.

A ishte Laboratori i Kokainës në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës, i pari dhe i vetmi që ata kishin ndërtuar në Shqipëri, ndërkohë që kishin nisur nga puna për pasurimin e kokainës dhe ekzistenca e tyre kishte shërbyer si një test besueshmërie për organizatën kriminale shqiptare, në sytë e karteleve të drogës në Amerikën e Jugut.

4- Një fakt i pazbuluar më herët, kur për herë të parë emisioni ‘Në Shënjestër’ nxjerr në dritë edhe dy laboratorë simotër me atë të sekuestruar në fshatin Qerekë në Fushë-Krujë.

Njëri në fshatin Manzë në Durrës. Si edhe një tjetër në fshatin Buçimas në Pogradec. Ku si në laboratorin e parë ashtu edhe në atë të dytë, personazhë dalin të jenë anëtarë të të njëjtit grup kriminal.

Të njëjtët, të cilët kishin thirrur në ndihmë edhe ‘ekspertë kimistë’ nga Amerika e Jugut. Që del se kishin arritur ndërkohë të kryenin në këto dy laboratorë procesimin e një sasie të papërcaktuar kokaine.

5-Ku qëllimi tashmë ishte të sillnin tonelata me kokainë nga Amerika e Jugut, dhe nëpërmjet këtyre laboratorëve të bënin të mundur ekstraktimin e tyre dhe pasi kokaina të ishte e pastër, të transportohej dhe të shitej në tregun evropian.

Por para se të shkojmë te Laboratori i Qerekës, mbrëmjen e 24 Nëntorit 2024, që rezultoi të jetë edhe fundi i udhëtimit të këtij grupi kriminal që po ëndërronte të pasurohej nëpërmjet drogës, cilat janë përgjimet e Prokurorisë së Posaçme, që dekonspiruan dhe fundosën të gjithë planin e organizatës, për të trafikuar dhe më pas procesuar kokainën nëpërmjet laboratorëve në Shqipëri.

Sipas të dhënave që disponon emisioni ‘Në Shënjestër’ i gjithë monitorimi i grupit kriminal fillon në fundin e muajit dhjetor 2023.

6- Koha, kur agjentët operacionalë në terren fillojnë të mbajnë në vëzhgim lëvizjet e disa prej pjesëtarëve të grupit. Fillimisht të Artjon Çaushllarit.

Dikur një ish-zyrtar në Bashkinë Tiranë. I cili kishte drejtuar Ndërrmarrjen e Punëtorëve Nr 3 në kryeqytet. Por që në vitin 2017, pasi LSI partia që ai përfaqësonte u shkëput nga koalicioni qeverisës me Partinë Socialiste, ai edhe drejtues të tjerë u larguan nga postet publike që mbanin.

Çaushllari, i cili në fundin e vitit 2023 del në përgjime teksa mban konktakte me një person të panjohur. Ku gjatë bisedave ai lë të kuptohet se ka zhvilluar takime në Durrës me disa shokë të cilët kanë peshkarexha.

7- Momenti kur në skenë del edhe emri i shtetasit Aldi Zonja. Edhe ky më pas një nga personat e ndaluar në kuadër të operacionit të shkatërrimit të grupit kriminal. Të dy, gjatë kësaj periudhe vihen re shpesh në praninë e njëri-tjetrit.

Teksa koordinojnë së bashku, atë që grupi hetues mendon se ishte synimi i përbashkët për trafikimin e lëndës narkotike dhe pasurimin e saj në laboratorë të krijuar enkas për kokainën në Shqipëri.

Dosja Hetimore

Më datë 18 të këtij muaji, të dy vihen re teksa takojnë një person të panjohur në një restorant në Tiranë, mesa duket me qëllim planin e përbashkët të trafikut të lëndëve narkotike.

8- Pas këtij takimi të dy janë larguar, me një automjet me targa gjermane, që përdorej nga lidhja e tyre e afërt Erjon Duda.Si dhe të personazheve të tjerë, që do të identifikoheshin më pas si pjesë e grupit.

Por ajo që duket se do t’i tradhtonte, ose në një farë mënyre do t’i nxirrte zbuluar në sytë e agjentëve operacionalë që tashmë ishin vënë në ndjekje të tyre, ishte gjuetia e tyre në kërkim të një preparati kimik që përdoret kryesisht edhe për ndarjen e kokainës.

Këtu ku për herë të parë. në pah gjatë këtyre lëvizjeve del edhe një kolumbian, që prej kohësh kishte gjetur strehim në Tiranë. I cili shikohet shpesh të vizitohet nga Çaushllari, që e merr me vete edhe në xhirot e tij sa nga kryeqyteti në drejtim të Durrësit./"Në Shënjestër", Balkan Web

laboratori i kokaines ne qerek

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj