Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një 37-vjeçare shqiptare është dënuar me gjashtë muaj burg në Greqi, pasi kishte lënë foshnjen e saj në shtëpi dhe kishte shkuar që të blente cigare
Greqi- Një 37-vjeçare shqiptare është dënuar me gjashtë muaj burg në Greqi, pasi kishte lënë foshnjen e saj në shtëpi dhe kishte shkuar që të blente cigare. Ajo ka thënë se është ndarë nga bashkëshorti, dhe nuk kishte ku ta linte fëmijën mëngjesin e së martës, kur i duhej të bënte pazar. 37-vjeçarja kishte lënë të martën e kaluar në shtëpi për rreth një orë vajzën e saj një-vjeçare.
Ajo nuk u paraqit në gjykatë, por u përfaqësua nga një avokat. Sipas aktakuzës, ngjarja u zbulua mëngjesin e së martës kur banorët e pallatit telefonuan Qendrën e Veprimit të Menjëhershëm dhe raportuan se kishin dëgjuar një foshnje duke qarë prej disa kohësh, nga një apartament në katin e ndërmjetëm dhe nuk e dinin nëse ishte vetëm në shtepi.
Siç ka dëshmuar në gjykatë punonjësi i policisë që ka mbërritur me kolegët e tij në banesën në qendër të Selanikut, ata vetë e kanë gjetur foshnjën duke qarë, por askush nuk e ka hapur derën e hyrjes kur i kanë rënë ziles me këmbëngulje.
“Në fillim menduam se mund të flinin dhe vazhduam t'i binim ziles. Pas të paktën 20 minutash u shfaq gruaja dhe na tha se fëmija ishte i saj. Ne i thamë asaj se kemi qenë këtu për 20 minuta, dhe duam të shohim nëse fëmija është mirë”, dëshmoi oficeri, raportojnë mediat greke.
Shqiptarja i ka thënë policisë se kishte shkuar për të blerë cigare, ndonëse sot pohon se ato ishin në supermarket. “Fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nëna ishte në panik kur na pa jashtë shtëpisë. Ajo na tha se kishte shkuar për të blerë cigare, dhe ne e kemi pritur të paktën 20 minuta”, shtoi polici në deklaratën e tij.
Avokati mbrojtës që përfaqësonte 37-vjeçaren tha në gjykatë se e akuzuara është e tronditur nga ngjarja, dhe ka preferuar të mos vijë në gjykatë dhe të qëndrojë në shtëpi me foshnjën e saj.
Conad Dy nga kompanitë që mbartin dhe kanë zhvilluar emrin Conad në Shqipëri papritmas mbyllin dyqanet e tyre. Pronatyra Tr...
Pamje nga operacionit LEZHË- Nga kontrollet e kryera në zona të thella malore, policia ka zbuluar 534 bimë kanabisi në dy fshatra ...
Foto ilustruese VLORË- Policia e Vlorës ka kapur dhe arrestuar një 26-vjeçar dhe një 20-vjeçare, që ishin të dy...
policia Durres DURRËS- 11 persona në Durrës janë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se kanë përdorur fëmijë...
Foto ilustruese TIRANË- Është zgjedhur sot Kryetari i ri i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtroj...
Foto ilustruese Shqipëria dhe një numër vendesh kandidate për integrim në Bashkimin Evropian kanë informuar Këshillin e ...
Gerald Toska SARANDË- Gerald Toska është emëruar shef i ri i komisariatit në Sarandë. Gerald Toska zëvendëson n&eum...
Tropojë TROPOJË- 297 bimë kanabis janë sekuestruar nga policia e Tropojës në kuadër të një operacioni antikana...
Pamje nga operacioni DURRËS- Bojken Suli është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi është kapur më armë pistolet&e...
Foto ilustruese GREQI- As një, as dy, por njëmbëdhjetë kilogramë heroinë janë gjetur nga agjentët e Prokurorisë...