Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Si Karteli Sinaloa ashtu edhe Jalisco Nueva Generación janë organizata kriminale të konsideruara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara si më të dhunshmet dhe më "të rëndësishmet" për sa i përket trafikut të drogës.
EKUADOR- Qeveria amerikane e klasifikoi këtë trafikant droge si një nga më të rëndësishmit në botë, përveçse si furnizues i kokainës për Kartelin e Paqësorit, zhvillonte bisedime edhe me organizatën El Mencho. Policia kolumbiane arrestoi Wilder Emilio Sánchez Farfán, alias El Gato (Maçoku), një trafikant droge ekuadorian i konsideruar si një nga më të fuqishmit në Amerikën e Jugut dhe që mbante lidhje të forta me Kartelin Jalisco Nueva Generación (CJNG) dhe kartelin Sinaloa të Meksikës.
Në shkurt 2022, Qeveria e Shteteve të Bashkuara e renditi "El Gato" si një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në botë, që kishte qendrën e tij nëGuayaquil, Ekuador. Sipas informacioneve nga Ambasada e SHBA-së në Meksikë, “Sánchez Farfán merrte sasi shumë-tonëshe kokaine nga laboratorët e prodhimit në Kolumbinë jugore dhe e kalonte këtë kokainë nga ai vend në Ekuador nëpërmjet transportit tokësor. Dërgesat e kokainës dërgoheshin nga Ekuadori në Amerikën Qendrore, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara nëpërmjet avionëve privatë, anijeve detare, kontejnerëve komercialë dhe automjeteve tokësore."
Përveç kësaj, El Gato konsiderohet nga SHBA si një burim i rëndësishëm që furnizonte me kokainë kartelin Sinaloa përmes partnerëve që lehtësojnë dërgesat e disa tonëve të kësaj droge për anëtarët e Kartelit të Paqësorit që operojnë në Culiacán, Manzanillo, Ensenada. Lidhja që ka ky trafikant droge nuk është vetëm me organizatën e Ismael El Mayo Zambada apo me fëmijët e Joaquín El Chapo Guzmán, pasi autoritetet amerikane e lidhin atë edhe me organizatën kriminale të Nemesio Oseguera Cervantes, alias El Mencho.
"Sánchez Farfán ka dërguar përfaqësues të organizatës së tij në Meksikë për takime me anëtarët e Kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG) në mënyrë që të krijonte marrëdhënie pune për importimin e sasive të mëdha të kokainës në Meksikë nga Ekuadori,"- shpjegoi ndër të tjera Ambasada Amerikane në Meksikë.
Si Karteli Sinaloa ashtu edhe Jalisco Nueva Generación janë organizata kriminale të konsideruara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara si më të dhunshmet dhe më "të rëndësishmet" për sa i përket trafikut të drogës.
“Karteli Sinaloa dhe CJNG janë përgjegjës për trafikimin e një pjese të konsiderueshme të fentanilit, kokainës dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Gjithnjë e më shumë, kokaina e shitur në SHBA është e lidhur me fentanil, gjë që rrit mundësinë e vdekjes nga përdorimi i saj."
El Gato lidhet me dhunën në burgjet në Ekuador
Wilder Emilio Sánchez Farfán është shkaku i masakrave që kanë ndodhur vitet e fundit në burgjet e Ekuadorit që lanë të vdekur 413 të burgosur të vdekur, me sa duket për shkak të konflikteve me rivalët e tyre. Vendi i Amerikës së Jugut vuajti në nëntor 2022, një nga ditët më të këqija të dhunës lidhur me trafikun e drogës, për të cilën u shpall gjendje e jashtëzakonshme në provincat e Guayas dhe Esmeraldas, pasi 5 oficerë policie vdiqën pas të paktën 15 sulmeve të kryera me eksploziv dhe të shtënave me armë zjarri nga grupet kriminale.
Arrestimi i tij, sipas Policisë së Ekuadorit, ndodhi pas 18 muajsh punë nga autoritetet lokale dhe në bashkëpunim me agjentët e Administratës së Shteteve të Bashkuara për Drogën (DEA).
Së bashku me arrestimin e tij, autoritetet bastisën "Fortesën" e tij ku zbuluan se prona kishte dyer të blinduara, kasaforta, një pishinë, imazhe të tigrave të bardhë dhe të gjitha komoditetet e një shtëpie të pajisur mirë dhe në kushte luksoze. Pas arrestimit, trafikanti i drogës u transferua në Bogota të Kolumbisë, për t'u ekstraduar më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Guillermo Lasso, president i Ekuadorit, e përshkroi arrestimin si një goditje shumë të fortë ndaj trafikut të drogës, pasi Gato Farfán ishte një nga kriminelët më të kërkuar në botë dhe në vendin e tij.
Policia lokale njofton se pas arrestimit të ‘maces Farfan’, ka bastisur dhe vilat e tij dhe në njërën prej tyre ka gjetur e arrestuar një të ri nga Fieri, Artur Rrapaj 37 vjeç. Rrapaj është arrestuar gjatë bastisjes së tre banesave në provincën bregdetare të Guayas dhe një në provincën veriore të Andeve të Imbabura. Shqiptari dyshohet se është pjesë e kartelit 'Nueva Generacion Ekuador' që drejtohej nga Farfan. Në banesën ku është kapur 37- vjeçari janë sekuestruar 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS, ndërsa në Imbabura është bastisur një kala me dyer të blinduara ku u gjetën katër kasaforta me 90 mijë dollarë. 37-vjeçari nga Fieri ka precedentë penale edhe në Shqipëri. Por ende nuk dihen detaje se si kishte përfunduar në Ekuador dhe përse apo në emër të kujt kishte nisur "biznesin" me Sanchez.
Marrë dhe përkthyer nga Infobae
Policia VLORË- Plagosja me armë zjarri e 40-vjeçarit, Defrim Pashaj çoi në zbulimin e shtëpisë së barit. Polici...
Shtepi bari VLORË- Operacion antidrogë në disa fshatra të Bashkive Selenicë dhe Vlorë. Policia e Vlorës ka zbuluar disa ...
Ura TIRANË-Zëvendësministri në Ministrinë e Infratrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli ka bërë të ditur s...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell parashikimin e horoskopit për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimet më...
Moti TIRANË- Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë prej ditësh Gadishullin e Ballkanit do të sjellin n...
Bregu i detit pranë shëtitores në Durrës është pastruar pjesërisht nga leshterikët, që u përplasën n&eu...
KORÇË- Në 5 Prill 2022 emisioni investigativ “Stop” ishte në Korçë në ish-konviktin e ndërtimit, ku is...
Qytetari DIMAL- Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në fshatin Poshnje, Gllava 2, Bashkia Dimal për rastin e qytet...
Juristi TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurën e emërimit të një nëndrejtori shkolle në Fi...
Artur Rrapaj, KOLUMBI- Fotot që po shikoni janë publikuar nga autoritetet kolumbiane dhe tregojnë detaje në lidhje me arrestimin e shqi...