LIVE UPDATES
Aktualitet

"Kurrë s'jam shitur, e s'jam blerë!”, çfarë u tha Nano 12 nënkomisarëve të rinj në Shkodër

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mesditën e sotme udhëtoi drejt Shkodrës, ku zhvilloi një takim me një grup oficerësh të rinj, të cilët pas përfundimit të studimeve bachelor në Akademinë e Sigurisë dhe fitimit të gradës Nënkomisar, janë emëruar si specialistë për hetimin e krimit.

20 Qershor 2022, 19:00 Nga k.m.
"Kurrë s'jam shitur, e s'jam blerë!”,
Gledis Nano

12 nënkomisarë të rinj që sapo përfunduan studimet bachelor në Akademinë e Sigurisë, u emëruan ditën e sotme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mesditën e sotme udhëtoi drejt Shkodrës, ku zhvilloi një takim me një grup oficerësh të rinj, të cilët pas përfundimit të studimeve bachelor në Akademinë e Sigurisë dhe fitimit të gradës Nënkomisar, janë emëruar si specialistë për hetimin e krimit, narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në DVP Shkodër dhe në komisariatet në varësi të saj.

Nano, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Hamdi Fjora, gjatë bisedës me oficerët e rinj, i ka inkurajuar ata për sfidat që i presin, sfida të cilat kërkojnë angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe ndershmëri, me qëllim që t’i jepet një impuls i ri punës së Policisë, në qarkun Shkodër.

Nano ka theksuar se qytetarët e qarkut Shkodër dhe të mbarë vendit, duan një polici të aftë profesionalisht dhe të ndershme, që t’u shërbejë qytetarëve dhe të luftojë krimin pa kompromis, e rrjedhimisht edhe Shkodra ka shumë nevojë për të tillë punonjës policie, të çdo niveli.

Gjatë fjalës së tij Nano u shpreh: Bëhuni palë me ligjin dhe jo me krimin, e të keni refren e motiv thënien e një luftëtari e atdhetari të shquar: “Që nga dita që jam lerë, kurrë s’jam shitur, kurrë s’jam blerë!” Shërbeni Policisë së Shtetit duke garantuar rend dhe siguri për qytetarët, luftoni krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti, dhe ju siguroj se do të keni përkrahjen më të madhe që ju s’e keni imagjinuar, do të keni përkrahjen dhe mirënjohjen qytetare që rrallëkush e fiton, dhe pa asnjë mëdyshje do të keni edhe mbështetjen time dhe të stafit drejtues të DVP Shkodër.

Unë kur mora detyrën, kisha shumë sfida mbi vete, dhe njëra prej tyre ishte dhe ende është lufta pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve. Ju siguroj se nuk i kisha sfida mediatike, por i kam sfida të jetës, ndaj edhe ju dhe gjithë kolegët tuaj, duhet të sfidoni të keqen, të mos tradhëtoni kolegët, por të mbroni ligjn dhe qytetarët. Jemi një familje shumë e madhe, e cila po të jetë e bashkuar në sfida dhe në prioritete nuk guxon askush ta thyejë e ta sfidojë.

Kanabisi është një sfidë e madhe sepse prej kësaj veprimtarie fuqizohen grupet kriminale dhe sjell krime dhe pasiguri për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Luftoni fort, mos u stepni, dhe mua do të më keni në krah përherë, për t’ju besuar detyra në rolet më të larta drejtuese, siç e meritoni.

gledis nano gledis nano ne shkoder

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim