Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas debateve, avokatja pretendoi se nuk ka afat për borxhin ndaj zotëria mund t’i drejtohej gjykatës.
TIRANA- Në shkurt 2023, emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Korçë me të moshuarin Nazmi Hasa, i cili i kishte dhënë avokates së tij, Eda Mërkuri, 700 mijë lekë borxh që në dhjetor 2022, por kjo e fundit nuk ia kishte kthyer. Nazmiu u takua me të për t’i kërkuar borxhin, por avokatja i tha se paratë do t’ia këmbente me shërbime për një çështje të të birit. Pas debateve, avokatja pretendoi se nuk ka afat për borxhin ndaj zotëria mund t’i drejtohej gjykatës.
Pas Nazmiut, gazetarja e “Stop” shkoi të takojë avokaten Eda Mërkuri, e cila e nxehur tha se sapo t’i binin lekë në dorë, do ta shlyente të moshuarin të cilit i mori 700 mijë lekë borxh. Pas një viti e gjysmë, Nazmi Hasa thotë se jo vetëm që avokatja nuk ia ka kthyer lekët, por i ka bërë dhe padi për prishje të biznesit.
Nazmi Hasa: Po si je o mrekullia e Zotit, o njeri fantastik?
Gazetarja: Eda Mërkurit, i ra ndonjë lek në dorë që të kthente borxhin prej 700 mijë lekësh ty apo jo?
Nazmi Hasa: Ajo jo vetëm, që s’më ka kthyer gjë fare, po ka hapur një gjyq me mua, se ti, që më nxore në “Stop”, më ke penguar biznesin.
Gazetarja: Ashtu ë?
Nazmi Hasa: Lëre, është e tmerrshme. Ti e pe vetë, cila është?
Gazetarja: E pashë shumë mirë, e pa një Shqipëri e tërë.
Nazmi Hasa: Në atë zyrën e avokatisë e çova, thoshte jam jashtë shtetit nuk vinte, bëra një kërkesë këtu në Prokurori, që ta shpejtonte këtë punë, sesi e mbuloi atë, e bllokoi. Tani kam zënë një avokat, ta kërkoj me një avokat për në gjyq.
Ndërkohë Eda Mërkuri i ka bërë bisht Dhomës dhe ka mbyllur çështjen në prokurori.
Avokati Arben Llangozi shpjegon se Kodi Civil thotë që brenda 5 ditëve nga kërkesa, duhet t’i kthehet borxhi zotërisë. Sipas tij, prokuroria duhet ta hetojë zonjën Mërkuri, pasi ajo ka konsumuar veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit./TV Klan
GJERMANI- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Korça i cili nuk ka gjetur zgjidhje në asnjë institucion. Edhe pse ka ...
sendet e sekuestruara ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mësohet se 44-vjeçari ishe me preced...
Foto nga protesta TIRANA- Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka pranuar kërkesat e 85 mijë banor...
foto ilustruese VLORË- Një 70-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë. Konkretisht...
SHKODËR- Një automjet zjarrfikës është aksidentuar pasditen e sotme në fshatin “Vukatanë”, në Shkodër...
Foto ilustruese TIRANA- Universitetet publike arkëtojnë miliona euro çdo vit nga tarifa e shkollimit, por iu ofrojnë vetëm ...
Henerigert Mitri TIRANA- Ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim nga SPAK për dos...
foto ilustruese DIBËR- Një mobileri është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen “Dobrovë&rdquo...
Foto ilustruese FUSHË-MAMURRAS- 33-vjeçari me inicialet Gentjan Mema, është arrestuar në Fushë-Mamurras pasi dyshohet ...
Kalaja e Krujës KRUJA- Europa është plot histori dhe shtëpia e disa prej vendeve më të famshme të historisë në...