Protesta
TIRANË- Protesta e studentëve të mjekësisë ka nisur paraditën e sotme para UMT-së. Gjatë fjalës së tyre dhjetra studentë të mbledhur kanë kundërshtuar projektligjin e qeverisë që këta studentë të jenë të detyruar që të punojnë tre vite në Shqipëri. Sipas tyre, ky vendim është diskriminues dhe ata nuk mund ta panojnë.
“Jemi kundër idesë që ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë, për të parandaluar ikjen e mjekëve. Kjo bie ndesh me parimet demokratike, atë të lëvizjes së lirë. Një vend si Shqipëria, që synon BE, është vendim shumë diskriminues. Nuk pretendohet se shkollimi vlen kaq shtrenjtë. Nuk do ta pranojmë këtë vendim. Nuk duam që në shtator të gjendemi pabesisht. Pyeteni veten se pse po ikin mjekët? Çfarë po bëni për t’i mbajtur? Përmirësoni arsimin dhe sistemin shëndetësor. Përmirësoni kushtet. Studentët e Mjekësisë ftohen, jo detyrohen”, tha protestuesja.