EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në automjet 48-vjeçari në Tiranë, pistë kryesore e hetimeve, hasmëria
Gjendet i vdekur brenda një makine 48 vjeçari në Tiranë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri (EMRI)...
Gjendet i vdekur brenda një makine 48 vjeçari në Tiranë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri (EMRI)...
Çështja e dokumenteve biometrike/ Berisha: I bëj thirrje diasporës të reagojë me protesta të fuqishme para ...
Trump mban fjalim në forumin e Davos/ Presidenti amerikan thirrje bizneseve globale të prodhojnë produkte në SHBA: Do t&rsqu...
Beqaj nuk hedh poshtë Ramën në seancën e gjyqit: Nuk do të mund të njollosni dhe as të kriminalizoni as qever...
Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, dibranët janë komuniteti më i madh pas tiranasve në Kryeqytet, pasi 6.5 % e popullsisë në kryeqytet kishin vendlindjen Dibër, të ndjekur nga Korçarët që janë komuniteti i tretë më i madh, pasi 6 % e popullsie së Kryeqytetit kishin vendlindje Korçë.
TIRANË- Popullsia e Tiranës arriti në 598,176 banorë në censin e vitit 2023, por të dhënat e fundit tregojnë se vetëm 52 % e tyre (310 mijë) kishin lindur në Tiranë dhe gati gjysma e banorëve janë nga qarqet e tjera. Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, dibranët janë komuniteti më i madh pas tiranasve në Kryeqytet, pasi 6.5 % e popullsisë në kryeqytet kishin vendlindjen Dibër, të ndjekur nga Korçarët që janë komuniteti i tretë më i madh, pasi 6 % e popullsie së Kryeqytetit kishin vendlindje Korçë.
Më pas shumicë e madhe në Tiranë janë të lindurit në Fier, Berat që zinin përkatësisht 5.1% secila të popullsisë së kryeqytetit. Mbi 27 mijë banorë ose 4.6 % e popullsisë së kryeqytetit kishin vendlindje Kukës. Lëvizja më të vogla drejt Tiranës kishte Lezha dhe Durrësi, pasi të lindur në këto qarqe zunë përkatësisht 1.9 dhe 2.4 % të popullsisë totale të Bashkisë Tiranë.
Në Tiranë në vitin 2023, kishte mbi 14 mijë shtetas të huaj, të cilët zunë 2.4 për qind të popullsisë së kryeqytetit. Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, është shtuar vetëm me 40 mijë e 754 banorë nga 2011 në 2023 dhe në total janë 598,176 banorë.
Rritja e vogël popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit të cilët po punojnë mbi projeksione të gabuara deri më tani, me të dhëna që Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit. Popullsia e Tiranës ka pësuar një tranzicion të fortë demografik. Vendasit që në vitet e para të tranzicionit janë drejtuar në emigracion, teksa mungesa e tyre është plotësuar me të ardhur nga qarqet e tjera të vendit.
Tranzicioni demografik vijon të jetë intensiv pasi gjithnjë e më shumë të arsimuar po ikin nga Tirana jashtë vendit. Popullsia e Tiranës rezulton të jetë shtuar me rreth 3400 banorë në vit ndërmjet 2011 dhe 2023, në një kohë që në Tiranë janë dhënë leje nga Bashkia e për një shtesë vjetore mbi 20 mijë banorë në vit./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Këtë javë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferik...
Foto ilustruese ITALI- Një tjetër shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Arrestimi i tij ka ardhur pasi...
Itali ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga tre shqiptarë. Arrestimi i tyre ka ardhur pas një operacioni antid...
Aksidenti KRUJË- Një aksident është regjistruar mbrëmjes së sotme në Borizanë të Krujës. Mësohe...
Foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga tre shqiptarë. Mësohet se ata janë arrestuar g...
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka dhënë sot detaje nga hetimi i skandalit të korrupsioni...
Babai i viktimës, Fitim Lalaj GJERMANI- Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qenë shkaku që 33- vjeçari, Dritan Lalaj, n...
Anton Gjinaj TIRANË- Anton Gjinaj alias Pashuk Gjini alias Pashk Rrapi është një nga biznesmenët shqiptarë që ka marr&eu...
Foto ilustruese ITALI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi një fu...
Foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi...