Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ndërkohë, referuar Statutit të Kishës, zgjedhja e Kryepeshkopit të ri duhet të bëhet për një periudhë kohore 3 deri në 6 muaj.
TIRANË - Kryepeshkopi Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare mëngjesin e kësaj të shtune. Njoftimin e dha Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila bëri me dije se Imzot Janullatos ndërroi jetë në spitalin "Evangelismos" në Athinë, ku ishte i shtruar pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Por si do të zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse
Në Statutin e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë/ Kapitulli III/ Artikulli 22, thuhet se në rast sëmundjeje kronike ose vjetërsie, Kryepeshkopi paraqet tërheqjen e tij nga Sinodi, i cili është autoriteti më i lartë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Më tej thuhet se nëse kryepeshkopi nuk tërhiqet brenda dy javësh nga data e njoftimit, Sinodi cakton menjëherë një ndihmës peshkop që merr përsipër administrimin e dioqezës. Ndërkohë, thuhet gjithashtu se nëse mjekët vërtetojnë paaftësinë e tyre, kryepeshkopët tërhiqen, duke marrë nga fondi i përgjithshëm i kishës një pagesë mujore prej 600 franga ari.
"Kryepeshkopi, peshkopët dhe Bursari i Madh, në rast vjetërsie ose sëmundje kronike që nuk lejojnë kryerjen e detyrës, kanë të drejtë të parashikojnë në mënyrë kanonike dhe me shkrim tërheqjen e tyre nga Sinodi, i cili merr vendime në merita. Sinodi mund të shprehet edhe me iniciativën e tij për sëmundjen ose vjetërsinë e ipeshkvijve me një raport prej pesë mjekësh të zgjedhur dy nga Sinodi, dy nga pacienti dhe një nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë.
Nëse kryepeshkopi ose peshkopët nuk tërhiqen brenda dy javësh nga data e njoftimit, Sinodi cakton menjëherë një ndihmës peshkop që merr përsipër administrimin e dioqezës. Kryepeshkopi dhe peshkopët e shpallur të paaftë ruajnë titullin e tyre dhe kujtohen në kishë dhe në ceremonitë e shenjta nga ndihmësi ipeshkvi dhe i gjithë kleri, por nuk mund të ushtrojnë asnjë veprimtari administrative dhe nuk mund të marrin pjesë aktive në drejtimin e kishës.
Nëse mjekët vërtetojnë paaftësinë e tyre, ata tërhiqen, duke marrë nga fondi i përgjithshëm i kishës një stimul mujor për kryepeshkopin prej 600 franga ari dhe 400 franga ari për peshkopët.", thuhet në Statutin e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Pas ndarjes nga jeta e Janullatos, do të jetë Sinodi i Hirshëm i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilët, si dhe sipas Statutit të Kishës do të mblidhen në vijim për të vendosur se kush do të jetë Kryepeshkopi e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Sinodi do të përbëhet nga; Hirësia e Tij, Joani – Mitropolit i Korçës; Hirësia e Tij, Dhimitri – Mitropolit i Gjirokastrës; Hirësia e Tij, Nikolla – Mitropolit i Apolonisë dhe Fierit; Hirësia e Tij, Andoni – Mitropolit i Elbasanit; Hirësia e Tij, Nathanaili – Mitropolit i Amantias dhe Hirësia e Tij, Asti – Mitropolit i Beratit.
Ndërkohë, referuar Statutit të Kishës, zgjedhja e Kryepeshkopit të ri duhet të bëhet për një periudhë kohore 3 deri në 6 muaj.
foto ilustruese TIRANË- Disa qytete të vendit si Durrësi, Vlora, Saranda, Lushnja, Fieri dhe Berati janë përballur pasditen e sotm...
foto ilustruese VLORË- Policia ka reaguar lidhur me të shtënat me armë zjarri të shënuara pasditen e sotme në Vlorë...
foto ilustruese VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti mes disa persona në Vlorë, ku raportohet se ka pasur dhe të...
foto ilustruese VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në bulevardin "Ismail Qemali" në...
anastas janullatos TIRANË- Kisha Ortodokse Autoqefale ka dalë me një reagim lidhur me gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit ...
foto ilustruese FIER- Energjia elektrike është rikthyer pjesërisht pas më shumë se një ore në Fier, Durrës, Vlor&eu...
foto ilustruese DURRËS- Energjia elektrike është ndërprerë prej disa minutash në qytetet e Durrësit, Fierit, Lushnje dhe...
pamje nga sherri SARANDË- Ditën e sotme në Gjykatën e Sarandës është zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim t&...
mitsotakis, janullatos GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka vizituar ditën e sotme në spitalin "Evangelismos", kryepeshkopi...
foto ilustruese KORÇË- Një 25-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Qfë Thanës, pasi fsheh...