Protesta te Kuvendi/ Rama: Doli në pah pisllëku karakteristik i dhunës. Berisha: Narkopolicët dhunojnë protestuesit
Berisha: Përgjaket protesta. Pasi e përgjakin narkopolicët lajnë duart si Pilati! 2 Korrik, 11:51 Protest...
Berisha: Përgjaket protesta. Pasi e përgjakin narkopolicët lajnë duart si Pilati! 2 Korrik, 11:51 Protest...
Muçi përplaset me Bidon në Parlament: Me urdhër të Ballës më je qepur me bukë në trast&...
Çfarë po ndodh? Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura 2 Korrik, 0...
Protesat para Kuvendit/ Rama: Me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë 2 Korrik, 08:53 "Tirana ës...
Sipas studimit, gjatë pesë fundjavëve të monitoruara, mesatarisht rreth 25 mijë qytetarë nga Kosova kanë kaluar fundjavën në Shqipëri.
Studimi i fundit i Aleancës Kosovare të Bizneseve nxjerr në pah ndikimin e madh që kanë qytetarët e Kosovës në ekonominë turistike të Shqipërisë. Sipas të dhënave të prezantuara, vetëm gjatë fundjavave të sezonit turistik maj–tetor 2026, qytetarët pritet të shpenzojnë rreth 195 milionë euro.
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten kontribuuesit më të mëdhenj në turizmin e Shqipërisë, duke shpenzuar qindra miliona euro çdo sezon veror. Kështu vlerëson Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e cila, bazuar në një studim të realizuar nga 28 maji deri më 28 qershor 2026, ka analizuar lëvizjen dhe shpenzimet e qytetarëve kosovarë gjatë fundjavave në Shqipëri.
Sipas studimit, gjatë pesë fundjavëve të monitoruara, mesatarisht rreth 25 mijë qytetarë nga Kosova kanë kaluar fundjavën në Shqipëri.
“Për një qëndrim prej dy deri në tre netësh, secili prej tyre shpenzon mesatarisht të paktën 300 euro, duke përfshirë akomodimin në hotele apo apartamente, ushqimin dhe pijet, karburantin, taksën rrugore, transportin, argëtimin dhe blerjet”.
Kjo do të thotë sipas AKB se vetëm në një fundjavë, ekonomia shqiptare përfiton rreth 7.5 milionë euro nga vizitorët e Kosovës.
“Duke marrë për bazë të gjithë sezonin turistik nga 1 maji deri më 30 tetor, që përfshin 26 fundjava, shpenzimet arrijnë në rreth 195 milionë euro. Në këtë shifër nuk janë përfshirë pushimet njëjavore apo më të gjata që shumë familje kosovare kalojnë gjatë verës, çka nënkupton se kontributi real financiar është edhe më i madh”.
AKB vlerëson se këto shifra e konfirmojnë Kosovën si tregun dhe partnerin më të rëndësishëm për turizmin shqiptar.
Sipas organizatës, vizitorët nga Kosova ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave të hotelerisë, gastronomisë, transportit, tregtisë dhe sektorëve të tjerë të shërbimeve.
Në reagimin e saj, Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon që ky bashkëpunim ekonomik të mos mbetet vetëm në nivelin e konsumit, por të thellohet përmes investimeve të përbashkëta në sektorin e turizmit, përmirësimit të infrastrukturës rrugore, lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe krijimit të paketave të përbashkëta turistike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se studimi dëshmon qartë rolin kyç që kanë qytetarët e Kosovës në zhvillimin e turizmit shqiptar.
“Rreth 195 milionë euro që shpenzohen vetëm gjatë 26 fundjavave të sezonit maj–tetor përbëjnë një kontribut të jashtëzakonshëm për ekonominë e Shqipërisë. Ky partneritet ekonomik duhet të vlerësohet dhe të zhvillohet më tej përmes politikave të përbashkëta dhe investimeve strategjike. Kur fiton turizmi shqiptar, fitojnë edhe bizneset dhe qytetarët në të dy anët e kufirit”.
Sipas AKB-së, turizmi mbetet një nga urat më të rëndësishme që lidh ekonomikisht Kosovën dhe Shqipërinë, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe duke krijuar përfitime të ndërsjella për bizneset dhe qytetarët./Monitor
TIRANË- Disa vjet më parë, kryeministri Rama hyri në garë me rajonin, teksa premtoi që shumë shpejt, paga mesatare n&e...
foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe...
Teksa Bashkimi Evropian po financon dhe koordinon një numër rekord zjarrfikësish, avionësh dhe ekspertësh për sezonin e zjarreve...
Adi Çoba TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit ka arrestuar Adi Çobën i njohur si “Bazholi”, i cili kërkohet ng...
Foto ilustruese TIRANË- Protestuesit kanë marshuar në ditën e 32-të pranë Rrugës së Elbasanit, fill pas zhvendosjes...
Foto ilustruese TIRANË- Protestuesit kanë marshuar në ditën e 32-të të protestës para Kryesministrisë për t&eu...
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryq&...
pamjet TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qev...
pamjet TIRANË- Pas fjalimeve te kryeministria, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Me thirrjet “Ram...
TIRANË- Një prej protestesve u bëri thirrje qytetarëve që ditën e nesërme të paraqiten te Parlamenti me...