Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 48-vjeçari Bedri Murati, person me precedentë penalë të mëparshëm, dyshohet se shpërndante para për të diktuar votën e votuesve të komunës Cudhi për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Krujës, Agron Loka.

KRUJË- Bedri Murati u arrestua në flagrancë me precedent te theksuar kriminal, i cili shpërndante lekë për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 48-vjeçari Bedri Murati, person me precedentë penalë të mëparshëm, dyshohet se shpërndante para për të diktuar votën e votuesve të komunës Cudhi për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Krujës, Agron Loka. Gjatë kontrollit në makinën që ai drejtonte u gjetën 69 000 lekë dhe 50 euro, si dhe një listë të zgjedhësve në njësinë administrative Cudhi, Krujë, listë në të cilën ishin të rrethuar emrat e votuesve të cilëve dyshohet se iu kishte dhënë para në këmbim të votës në favor të kandidatit për kryetar bashkie të një subjekti politik, si dhe një shënim me tre qendra votimi, në Cudhi, Krujë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Shpërndante para, për qëllime elektorale, Policia kap dhe vë në pranga një 48-vjeçar me precedent të theksuar kriminal Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 69 000 lekë të rinj, 50 euro dhe 2 lista zgjedhore me emra qytetarësh.
Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë procesit zgjedhor, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Krujë, falë inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së parave, me qëllim blerjen e votës.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara, kanë lokalizuar në rrugën e lagjes “Abaze”, Krujë, si dhe kanë bllokuar automjetin tip “Volkswagen Touareg” që drejtohej nga shtetasi B. M.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, i ushtruar në prani të shtetasit B. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat prej 69 000 lekësh te rinj dhe 50 eurosh, si dhe një listë të zgjedhësve në njësinë administrative Cudhi, Krujë, listë në të cilën ishin të rrethuar emrat e votuesve të cilëve dyshohet se iu kishte dhënë para në këmbim të votës në favor të kandidatit për kryetar bashkie të një subjekti politik, si dhe një shënim me 3 qendra votimi, në Cudhi, Krujë.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 48 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet e para hetimore do të referohen në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Vila në Nivicë TEPELENË- Pamjet që po shikoni tregojnë vilën dy katëshe ku dyshohet se kanë qëndruar dy 46-vje...
Asfalt në Peshkopi PESHKOPI- Heshtja zgjedhore vijon, por 'punimet' nuk janë ndërprerë. Në një video të sjellë nga ...
Fredi Beleri SHQIPËRI- Në Shqipëri gjykata e Vlorës vendosi sot të lërë në fuqi arrestin me burg për Fredi Bel...
Himarë GREQI- Familjarët e Pandeli Kokaveshit, i cili u la në burg bashkë me Fredi Bejlerin, nën akuzën e blerjes së vot...
Policia TIRANË- Pandeli Kokoveshi, i cili u vu në pranga bashkë me Fredi Belerin është lënë në burg. Kokoveshit i &...
Foto ilustruese SPANJË- Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur pa jetë në një plantacion marijuhane. Mediat spa...
salloni i librit ITALI- Për 5 ditë radhazi, nga 18 maji deri në 22 maj Shqipëria do të jetë pjesë e Sallonit Nd&eum...
materiale zgjedhore DURRËS- Në Durrës, materialet zgjedhore janë shpërndarë në pjesën më të madhe. 337 q...
Ministria GREQI- Me kritika të ashpra Ministria e Jashtme greke komenton vendimin e gjykatës së Vlorës në Shqipëri,...
Policia KORÇË- Tre persona janë arrestuar në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një ...