LIVE UPDATES
Aktualitet

Kriza e punëtorëve, emigrimi prek dhe marketet, serviset dhe furrat e bukës

Largimet jashtë vendit kanë futur në krizë tregun e serviseve, çka ka bërë që pronarët të rritin pagat e stafit ekzistues, por edhe të qëndrojnë me orë të zgjatura në punë.

18 Qershor 2023, 15:17 Nga k.m.
Kriza e punëtorëve, emigrimi prek dhe marketet, serviset dhe furrat e
Foto ilustruese

"Dje intervistova një djalë 31-vjeç i sapo kthyer nga Gjermania. Kur e pyeta se sa vite pune eksperiencë kishte, u çudita kur më tha vetëm 3 vite në Gjermani. Dhe pas 10 minuta nisje të punës, më kërkoi të ndizte cigaren", shton duke buzëqeshur një pronar servisi në Tiranë. Largimet jashtë vendit kanë futur në krizë tregun e serviseve, çka ka bërë që pronarët të rritin pagat e stafit ekzistues, por edhe të qëndrojnë me orë të zgjatura në punë.

Por me rritjen e pagave, janë rritur dhe shërbimet, duke rënduar xhepin e konsumatorit.

"Me stafin jam treguar i kujdesshëm, megjithëse nuk janë shumë të edukuar me kulturën e punës, përpiqem të toleroj sepse do detyrohem ti bëj vetë më pas punët", shton një tjetër pronar servisi, në zonën e Laprakës.

Rasti më i fundit ishte një xhenerik që kishte mbi 5 vjet në servis dhe tani ka emigruar në Itali. Sipas tyre, megjithë rritjen e pagave, është e vështirë t'i bindësh të qëndrojnë, kur çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm.

"Më shumë se 70 mijë lek nuk ua bëj dot pagën. Sigurisht kam mekanikë dhe me paga 100 mijë lek, por pjesa më e madhe janë punëtorë. Kjo kategori e pakualifikuar vijon të jetë në mungesë. Ndërsa për mekanikët e xhenerikët, i gjithë tregu në vend është në krizē", thotë një tjetër subjekt biznesi shitje dhe riparimi të mjeteve motorike.

Mira është punëtore në një nga furrat e zonës së "Don Boskos". Ajo punon dy turne përditë pasi prej disa muajsh, vendet bosh në furrë si pasojë e largimeve, nuk janë zëvendësuar.

"Punoj prej 2 vitesh tek kjo furrë si bukëpjekëse. Prej 3 muajsh punoj me 2 turne, më kanë rritur pagën por është shumë rraskapitëse kjo punë. Nevoja për të ardhurat më detyron të pranoj këto kushte pune,"- thotë ajo.

Nga ana tjetër, kriza për punëtorë ka prekur dhe supermarketet. Megjithëse, me përfundimin e shkollës, janë vajzat e reja gjimnaziste ose studentet që u ofrohen punë sezonale, sërisht ato duket se preferojnë baret e restorantet si kamariere apo bariste.

"Kemi mbetur me staf të reduktuar prej kohësh. Me nisjen e sezonit të verës, kemi shpresuar tek vajzat e reja por duket se supermarketet nuk janë të preferuarat e tyre. Butiqet, ose bar-kafetë janë më të preferuara për to. Mungesa e stafit na ka detyruar të punojmë me orare të zgjatura. Në këto vende pune nuk kemi kërkesa as nga djemtë. Kasieret djem mungojnë në sportelet e marketeve,"- thotë menaxheri i një prej supermarketeve të njohura në Tiranë./GazetaSI

largimi i punetoreve nga puna

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet