LIVE UPDATES
Aktualitet

Miratohet neni që nuk lejon të dënuarit për vepra penale të japin mësim, eksperti Mehmeti: Ka hapësira për abuzime

Në vitin 2013, disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskursioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit. Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ia hoqi të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria.

18 Qershor 2023, 14:05 Nga I.A
Miratohet neni që nuk lejon të dënuarit për vepra penale
Foto ilustruese

BERAT- Në nëntor të vitit 2021, në Berat u raportua rasti skandaloz i rikthimit të Ëngjëll Bregut si mësues në shkollën 9-vjeçare të qytetit si mësues Fizike, pasi ishte dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual”. Ishin prindërit e fëmijëve asokohe që të shqetësuar denoncuan rastin e rikthimit të tij si mësues. Vetë nxënësit thanë se kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit.

Në vitin 2013, disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskursioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit. Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ia hoqi të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria.

Pasi lajmi i rikthimit të mësuesit ‘pedofil’ bëri një bujë të madhe në media, reagoi edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila tha se 62-vjeçari Ëngjëll Bregu është shkarkuar menjëherë nga detyra dhe ka nisur hetim për personat që e kanë punësuar, me ose pa dijeni.

“Dënoj fort rastin e punësimit me kontratë të një mësuesi në Berat, që në vitin 2013 është dënuar nga gjykata për pedofili. Pavarësisht se gjykata nuk ia hoqi të drejtën e rikthimit në detyrë dhe të ushtrimit të profesionit, edhe pse prokuroria e kërkoi një gjë tillë, është e pafalshme që persona të tillë të hyjnë qoftë edhe për një orë të vetme në mjediset e shkollave tona.

Ky person është larguar menjëherë nga detyra dhe ndërkohë kemi nisur një hetim administrativ për të gjetur personin apo personat përgjegjës, që me neglizhencë apo paaftësi, nuk kanë marrë informacionin e duhur dhe kanë lejuar punësimin e tij. Për ta do të merret menjëherë masë ndëshkuese”, deklaroi Kushi në 2021.

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti thotë për Gazetasi.al se dhe në Skrapar dhe Mallakastër ka pasur raste kur mësues janë dënuar për vepra penale, kryesisht pedofili dhe ngacmim seksual.

“Ka pasur edhe raste kur mësuesit kanë dalë të pafajshëm por nuk janë integruar më në mësimdhënie sepse kanë qenë të paragjykuar prej publikut, sepse siç ndodh rëndom tek ne, kanë menduar se drejtësia ka qenë e blerë dhe ata e kanë marrë pafajësinë përmes ryshfetit”, thotë Mehmeti.

Sipas ekspertit, miratimi i një prej ndryshimeve në ligjin për arsimin parauniversitar(që u miratuan në Kuvend ditën e enjte) ka vend për interpretim dhe abuzim. Bëhet fjalë për nenin që nuk i lejon mësuesit që janë të dënuar për vepra penale ndaj të miturve apo për krime seksuale që të ushtrojnë profesionin e tyre. Sipas ekspertit, ky nen ka mangësi që mund të përsërisë rastin e mësuesit në Berat, duke qenë se ministrja Kushi ka thënë në Komisionin e Edukimit se rastet do të merren nën shqyrtim në momentin që do të denoncohen nga persona që janë në dijeni të një shkelje.

“Së pari ky ligj i njeh të drejtën MAS të përcaktojë se kush janë veprat penale dhe këto janë atribute që nuk i takojnë MAS. Klasifikimi i veprave penale duhet të bëhej në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit etj”, thotë Mehmeti, duke treguar një tjetër ‘ngërç’ që ka ky ligj.

Gjithashtu, eksperti thotë se ajo që nuk përmendet në ligjin e miratuar janë vepra apo akuza që mund të mos klasifikohen si vepra penale por dëmtojnë rëndë figurën e mësuesit.

“Cilat janë veprat që diskreditojnë figurën e mësuesit dhe kush do ti klasifikojë? Për shembull, dehja në publik a përbën diskreditim të figurës së mësuesit. Ndalimi i mësuesit për hedhje sendesh në një ndeshje futbolli, basketbolli etj, a përbën diskreditim të figurës së mësuesit, rrahja në publik a përbën vepër penale, etj. Unë mendoj se zbatimi i këtij neni do të hasë vështirësi për të mos thënë se do të bëhet i pazbatueshëm dhe do të lejojë vend për abuzime”, thotë Mehmeti, duke shtuar se si mund të klasifikohet pozita e një mësuesi i cili del hapur me qëndrime raciste, homofobe etj.

Nga ana tjetër, sipas ekspertit të arsimit, nuk mund t’i lihet drejtorit të shkollës tagri për të pezulluar apo pushuar mësuesin pasi kjo i hap rrugë abuzimit.

“Duhet që dënimet apo më saktë ndalimi i ushtrimit të profesionit të jetë propocional me të drejtat e individit”.

Marrë nga Gazeta Si

Ëngjëll bregu ndriçim mehmeti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet