Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se kanabisi ishte i kultivuar në kubikë dhe gati për tu mbjellë në parcelë.
LIBRAZHD- Dy persona janë shpallur në kërkim në Librazhd, pasi u janë gjetur 580 rrënjë kanabisi. Mësohet se kanabisi ishte i kultivuar në kubikë dhe gati për tu mbjellë në parcelë. Autorët e dyshuar të kanabisit janë Serxho dhe Klodian Dosku, të cilët janë shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Librazhd/Vijojnë kontrollet, duke përdorur edhe dronë, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar "Çereshta", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale dhe ato "Shqiponja", të DVP Elbasan. Evidentohen 580 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, gati për t’u mbjellë në një sipërfaqe toke të hapur rishtas në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe 1 automjet, i cili dyshohet se përdorej nga autorët. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Librazhd, se në territorin e fshatit Koshorisht, Librazhd, në vendin e quajtur “Çereshta” kishin përshtatur terrenin për kultivimin e bimëve narkotike, kanë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Çereshta”. Shërbimet e Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale dhe ato "Shqiponja", të DVP Elbasan, gjatë kontrollit të territorit, duke përdorur dhe dronët e Policisë, bazuar dhe në informacioet e siguruara më parë, në territorin e fshatit Koshorisht, në vendin e quajtur “Çereshta”, gjetën në një zonë të pyllëzuar 580 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë gati për mbjellje në një sipërfaqje toke të hapur rishtas për këtë qëllim.
Fidanët u asgjësuan me anë të djegies dhe një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të 2 shtetasve, si autorë të dyshuar të këtij rasti, konkretisht shtetasit S. D., 35 vjeç dhe K. D., 40 vjeç, banues në Librazhd. Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar, në këtë veprimtari. Gjatë kontrollit, në afërsi të vendit ku u gjetën fidanët, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një automjet që dyshohet se përdorej nga autorët. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Ardian Nikulaj TIRANË- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka marrë sërish vëmendjen e mediave britanike....
Foto ilustruese TIRANË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiran&eu...
Foto Ilustruese SARANDË- Një 40-vjeçar është mbytur orët e para të mëngjesit të sotëm në Sara...
Policia VLORË- Një 21-vjeçare në Vlorë është zhdukur nga banesa e saj. Mësohet se e reja është lar...
Foto Ilustruese KUKËS- Një i burgosur ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e arrestit kardio-respirator. Mësohet...
Varka SARANDË- Dy skafe dhe një varkë janë bllokuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një skaf dhe var...
Policia e Kosoves KOSOVË- Një shqiptar është sulmuar ditën e djeshme në Zveçan. Siç bëhet e ditur nga njof...
TIRANË- Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një motor ka përplasur për vde...
Foto Ilustruese TIRANË- Të dhënat nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve tregojnë se Shqipëria ka kosto më t...
Foto ilustruese TIRANË- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë n&e...