LIVE UPDATES
Aktualitet

KPA 'godet' KLP-në, Ludovik Doda shkarkohet për shkak të pasurisë

Prokurori Ludovik Dodaj e kundërshtoi analizën financiare të komisionerit duke sjellë në vëmendje të trupës gjykuese jurispudencën e Kolegjit për raste të ngjashme.

14 Korrik 2022, 15:14 Nga k.m.
KPA 'godet' KLP-në, Ludovik Doda shkarkohet për shkak
Ludovik Dodaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 27 qershor me konkluzionet përfundimtare në ankimin kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Apelit Durrës, Ludovik Dodaj. Komisioneri Publik Florian Ballhysa u qëndroi shkaqeve të paraqitura në ankim dhe në parashtrime duke kërkuar shkarkimin e prokurorit Ludovik Dodaj për deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe kërkoi që gjetjet për profesionalizmin të konsiderohen në vlerësimin tërësor të çështjes.

Prokurori Ludovik Dodaj e kundërshtoi analizën financiare të komisionerit duke sjellë në vëmendje të trupës gjykuese jurispudencën e Kolegjit për raste të ngjashme. Po ashtu, ai dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Blerina Dodaj, këmbëngulën se hetimi i kryer në Kolegj për profesionalizmin vërtetoi se nuk qëndronin pretendimet e Ballhysës.

Kryesuesja e trupës gjykuese, Natasha Mulaj sqaroi në fillim të seancës se kishte mbërritur nga Gjykata e Durrësit fashikulli gjyqësor i çështjes penale në ngarkim të pronarit të një banese në Durrës ku ka jetuar subjekti i rivlerësimit për një periudhë kohe, përpara se të përfundonte apartamenti një zotëron. Palët kërkuan që qëndrimin e tyre për këtë çështje ta parashtronin në bisedimet përfundimtare.

Ludovik Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit prej vitit 2002. Në dhjetor të vitit 2019, ai u zgjodh përmes shortit anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Komisioneri Publik vlerëson se, edhe pas parashtrimeve në Kolegj, prokurori Dodaj nuk ka arritur të vërtetojë një pjesë të burimeve të ligjshme për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 108.48 m2 në Durrës. Në analizën financiare për këtë pasuri, Komisioni ka konkluduar pamundësi vetëm në vitin 2008, por që është konsideruar e pamjaftueshme për penalizimin e subjektit të rivlerësimit. Ndërsa Ballhysa konstaton balanca negative për pagesat e kryera në vitet 2006, 2008 dhe 2009.

Për pagesën e këstit të parë 25 mijë euro në vitin 2006, Dodaj ka deklaruar si burim të ardhurat nga shitja e shtëpisë në Shkodër në vlerën 1.9 milionë lekë, 300 mijë lekë nga shitja e pajsijeve të banesës dhe kursimet ndër vite.

Komisioneri vlerëson se nuk janë vërtetuar kursimet e pretenduara në vite si burim për pagesat e kryera. Sipas tij, veç kursimeve të pasqyruara në deklaratën fillestare të pasurisë, Dodaj nuk ka deklaruar kursime shtesë për periudhën 2003-2006, si dhe ka çelur një depozitë në shumën 7000 USD në vitin 2007, po pa e referuar burimin e krijimit.

Komisioneri i qëndroi edhe konstatimit se subjekti nuk ka arritur të provojë mundësinë e kunatit të tij për dhënien e një huaje në shumën 8000 euro në vitin 2009 nga puna në Greqi, që është deklaruar se ka shërbyer për shlyerjen e parakohshme të një kredie dhe për pagesën e këstit të katërt 4000 euro.

KPK ka arsyetuar se Dodaj për të provuar burimet e ligjshme të huadhënësit nga puna në emigracion ka depozituar dokumentet për likuidimin e taksës mbi të ardhurat për periudhën 2005-2014, ku nga përllogaritja janë vlerësuar në shumën 54 mijë e 413 euro, që janë konsideruar të mjaftueshme.

Sipas Ballhysës, balanca negative për këtë pasuri nga 1.8 milion lekë mbetet në vlerën 1.5 milion lekë. Avokatja Blerina Dodaj i kundërshtoi konkluzionet e komisionerit. Ajo solli në vëmendje faktin se nuk ka pasur asnjëherë indicie për fshehje pasurie nga ana e subjektit. Po ashtu, Dodaj theksoi se një pjesë e apartamentit në Durrës është mbuluar nga të ardhurat e siguruara nga shitja e apartamentit të mëparshëm të përfituar nëpërmjet privatizimit. “Ka një shtëpi dhe një makinë të përdorur, ndërkohë që ka 39 vite punë”, konstatoi Dodaj.

Ajo kërkoi që të konsiderohet mundësia e kursimit të prokurorit Dodaj, edhe nëse nuk do të përfshihej në analizë një vlerë 300 mijë lekë e pretenduar se është përfituar nga shitja e mobiljeve të apartamentit të mëparshëm në Shkodër.

Duke sjellë në vëmendje jurispudencën e KPA-së, avokatja Dodaj kërkoi që konsiderohet mundësia e kursimeve të subjektit për periudhën 2003-2006. Ajo theksoi se familja e prokurorit Dodaj në atë periudhë nuk kishte pasur asnjë shpenzim për investime në pasuri apo udhëtime dhe se të gjitha të ardhurat kishin shërbyer për pagesat e apartamentit.

Lidhur me konstatimin e Ballhysës për pamundësi financiare të pagesës së një kësti 4000 euro në vitin 2008, avokatja Dodaj argumentoi se mundësia e kursimeve në vitin 2007 kishte qenë rreth 690 mijë lekë. Ajo vërejti se ishte e provuar se kjo shumë ishte kursyer në llogarinë e prokurorit Dodaj, nga paga e tij.

Për pamundësinë e kunatit të subjektit për dhënien e huasë 8000 euro në vitn 2009 me të ardhura nga puna në emigracion në Greqi, avokatja Dodaj theksoi se provat që janë vendosur në dispozicion të Kolegjit dhe komisionerit kanë qenë në funksion të shtrirjes së hetimit në kohë, me qëllim krijimin e bindjes së brendshme dhe jo për përllogaritje matematikore.

Ajo kundërshtoi analizën e komisionerit referuar shpenzimeve jetike sipas standarteve për shtetasit grekë. Sipas avokates Dodaj, shtetasit shqiptarë nuk mund të konsideroheshin se kishin të njëjtë standart dhe shpenzime jetike si qytetarët grekë. Ajo solli në vëmendje se kunati i subjektit dhe familja e tij kanë jetuar në banesën e punëdhënësit dhe se kanë punuar në bujqësi. “Nuk ka pamundësi financiare për dhënien e huasë”, këmbënguli avokatja Dodaj.

Duke e bazuar analizën financiare në deklarimet periodike të subjektit, komisioneri konstaton balanca negative edhe për vitet 2013-2014. Ai deklaroi të hënën se edhe pas parashtrimeve të subjektit këto balanca negative rezultojnë të njëjta. Në përfundim të konkluzioneve për këtë kriter, komisioneri Ballhysa deklaroi se prokurori Ludovik Dodaj ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurië.

Avokatja Dodaj deklaroi se subjekti ka kryer deklarime të sakta për gjithçka që ka qenë i detyruar sipas ligjit të kohës. Ajo shtoi se prokurori Dodaj ka dhënë shpjegime të hollësishme për kursimet dhe burimet kur është pyetur në ILDKPKI. Sipas Dodajt, nuk ka pamundësi financiare për kryerjen e shpenzimeve në këto vite.

Bazuar në hetimin e KPK për kriterin e pastërtisë së figurës, Ballhysa evidenton një çështje, që sipas tij duhet të shqyrtohet në funksion të aspektit profesional, lidhur me etikën. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se gjatë periudhës 2003-2006, prokurori Dodaj ka jetuar pa kundërshpërblim në banesën e një personi të hetuar dhe dënuar për “shpërdorim detyre”. Bazuar në këto konstatime, KPA vendosi të marrë nga Gjykata e Durrësit fashikullin e çështjes ndaj këtij personi.

Komisioneri Ballhysa vërejti se nuk rezulton që prokurori Dodaj të ketë hetuar këtë çështje apo të ketë përfaqësuar organin e akuzës në gjykatë. Megjithatë, ai kërkoi që shkaqet e ngritura për profesionalizmin të merren në konsideratë në shqyrtimin përfundimtar të çështjes dhe të vendoset në përfundim shkarkimi nga detyra i prokurorit Ludovik Dodaj.

Avokatja Dodaj theksoi se është vërtetuar se subjekti nuk ka hetuar apo të ketë marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj pronarit të banesës ku ai ka jetuar. “Konsiderojmë se nga kjo pikë duhej që edhe Komisioneri Publik të hiqte dorë, megjithatë kërkojmë që të mos konsiderohet”, u shpreh Dodaj dhe i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të subjektit.

Prokurori Ludovik Dodaj solli në vëmendje të trupës se krijimi i pasurive që zotëron kanë një trend si të një njeriu të thjeshtë. “Kam pasur një apartament në Shkodër për 15 vjet dhe e kam shitur. Në Durrës erdha për shkak të funksionit dhe bashkëshortja është sistemuar në një kolegj privat. Unë nuk erdha në Durrës dhe bleva menjëherë shtëpi, as nuk e bleva në Tiranë. E prenotova dhe kam ndenjur nëpër shtëpitë e të tjerëve që tani po më dalin dhe probleme”, deklaroi ndër të tjera prokurori Dodaj.

Ai shtoi se shtëpia që posedon nuk është në një zonë të preferuar, si dhe se nuk ka kryer udhëtime jashtë shtetit për periudhën 2001-2010. “Edhe unë kam të drejtë për të pasur një banesë. Po jap llogari për një banesë dhe një makinë”, pohoi Dodaj dhe shtoi se kur kthehej pas në kohë konstatonte se kishte shpenzuar shumë energji për një apartament dhe një automjet. Në përfundim ai i kërkoi Kolegjit që të kryente gjykim të drejtë në çështjen e tij.

KPA vendosi të mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe njoftoi se vendimi do të shpallet më 14 korrik, në orën 13:30./Reporter.al

ludovik dodaj durrës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet