LIVE UPDATES
Aktualitet

Abuzuan me tenderin e 5 rrugëve, shpallet në kërkim përgjegjësja e Kadastrës Tropojë, 6 të pezulluar

Hetimet kanë bërë me dije se ajo ua ka marrë pronat qytetarëve që u takonin, e më pas i kaluar në emër të pronarëve të paligjshëm.

14 Korrik 2022, 13:45 Nga k.m.
Abuzuan me tenderin e 5 rrugëve, shpallet në kërkim
Ajlin Alfredaj

TROPOJË- 6 anëtarë të Njësisë së Prokurimit në Tropojë janë pezulluar nga detyra për shkak se janë kapur në shkelje flagrante të ligjit me një tender. Ndërsa përgjegjësja e Kadastrës, Ajlin Alfredaj, është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka abuzuar me detyrën. Hetimet kanë bërë me dije se ajo ua ka marrë pronat qytetarëve që u takonin, e më pas i kaluar në emër të pronarëve të paligjshëm. E gjitha është zbuluar pas denoncimeve të shumta që kanë ardhur kundër saj nga nëntori i vitit 2021 deri në muajin qershor të këtij viti.

Bëhet fjalë për tenderin tender për riskonstruksionin e 5 segmenteve rrugore në fshatrat Gri, Bujan dhe Cërrnicë", zhvilluar në vitin 2020. Po ashtu, janë pezulluar nga detyra dhe punonjësit e tjerë të institucionit. Më konkretisht është pezulluar nga detyra, H. I., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë anëtar i Njësisë së Prokurimit, në bashkinë Tropojë; K. B., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Njësisë së Prokurorimit, në bashkinë Tropojë; B. B., 63 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë; P. R., 54 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë; Sh. D., 25 vjeç, banues në Begaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë; M. V., 64 vjeç, banues në Bujan, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë. Ndaj tyre rëndon akuza për shpërdorim detyre.

Nga ana tjetër, Alfredaj është një emër i njohur për tropojanët, por edhe për opinionin publik. Kjo sepse Alfredaj ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, nën siglën e PS. Ajo bëri bujë për historinë e saj, si një nënë e re me 7 fëmijë, të cilët i kishte lindur në një moshë të re. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tropojë/Finalizohen 2 operacione policore, të koduara "Cancel" dhe "Tenderi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik. Operacioni “Cancel”-  Falsifikoi dokumentet e pronave, shpallet në kërkim përgjegjësja e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë. Operacioni “Tenderi”- Ekzekutohen masat "Pezullimi i ushtrimit të detyrës" dhe "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", për 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë. Në kuadër të operacionit “Cancel”, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë u bë shpallja në kërkim e shtetases A. A., 31 vjeçe, banuese në Fierzë, Tropojë, me detyrë përgjegjëse e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë.  

Kjo shtetase u shpall në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 12.07.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila ka caktuar për shtetasen A. A., masën “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe masën “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. nga muaji nëntor i vitit 2021 deri në muajin qershor të këtij viti, ndaj kësaj shtetase ka patur kallëzime se falsifikonte dokumentet e pronave, duke i regjistruar ato në emër të shtetasve të tjerë dhe jo të pronarëve të ligjshëm të tyre.  Në kuadër të operacionit policor të koduar "Tenderi", nga specialistët për Hetimin e Krimin Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë ekzekutimi i masave "Pezullimi i ushtrimit të detyrës" dhe "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", për shtetasit:  H. I., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë anëtar i Njësisë së Prokurimit, në bashkinë Tropojë; K. B., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Njësisë së Prokurorimit, në bashkinë Tropojë; B. B., 63 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;  P. R., 54 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë; Sh. D., 25 vjeç, banues në Begaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;  M. V., 64 vjeç, banues në Bujan, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë. 

Nga hetimet e kryera janë evidentuar veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin,  të anëtarëve të Njësisë së Prokurorimit (NJP) dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), lidhur me procedurën e prokurorimit me objekt "Rikonstruksioni i 5 segmenteve rrugore, në fshatrat Gri, Bujan dhe Cërrnicë", zhvilluar në vitin 2020

ajlin alfredaj operacioni tenderi operacioni cancel

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Korrik 2022, 11:59 k.m.

Gjendet e pajetë gruaja në Elbasan

Foto ilustruese ELBASAN- Një e moshuar, e moshës 78-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet