LIVE UPDATES
Aktualitet

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane

Nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, e cila ishte mikpritëse e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, thanë se në shtator të këtij viti do t’u paraqitet për miratim ministrive të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë udhëzuesi i cili është drejt finalizimit.

11 Gusht 2025, 13:27 Nga r.ll
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të
foto ilustruese

PRISHTINË- Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para rreth pesë muajsh, kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë. Ministritë e Mbrojtjes nga Kosova dhe Shqipëria konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se grupe të ekspertëve po punojnë për planin e zbatimit të deklaratës.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, thotë se më 18 korrik në Tiranë është mbajtur takimi i grupit zbatues “për ta zbërthyer planin në nivel operacional”. Nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, e cila ishte mikpritëse e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, thanë se në shtator të këtij viti do t’u paraqitet për miratim ministrive të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë udhëzuesi i cili është drejt finalizimit.

Në deklaratën që u nënshkrua nga ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe i Kroacisë, Ivan Anushiç, u vendosën katër pika bashkëpunimi: Promovimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse; Rritja e ndërveprueshmërisë nëpërmjet edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve; Kundërpërgjigja ndaj kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë; Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik.

Në tekstin e deklaratës u tha se ky bashkëpunim është për të siguruar pozicionim të mirë për t’u bërë ballë kërcënimeve dhe për të arritur objektivat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Blerjet e përbashkëta të armatimit

Blerja e kapaciteteve mbrojtëse është angazhimi i parë në deklaratë për të cilën u zotuan ministrat e Mbrojtjes.Në këtë aspekt, sipas Maqedoncit, synohet që të bëhet një porosi për blerje, në vend të tri porosive të veçanta nga secili shtet.

“Për shembull një sistem [armësh] që jemi të interesuar të tri shtetet ta blejmë nga SHBA-ja, ta bëjmë porosinë si një blerje, duke shfrytëzuar legjislaturën e secilit vend, por që sasia dhe koha e liferimit të determinohet si e përbashkët, sepse prej SHBA-së kur blen më shumë, kushtojnë më lirë dhe vijnë më shpejt”, thotë Maqedonci për Radion Evropa e Lirë.

Këto blerje parashihet të bëhen me fonde kombëtare të secilit shtet. Maqedonci pret që shtetet partnere në këtë marrëveshje do të ndihmojnë Kosovën drejt integrimit euroatlantik, siç thotë se zotohen në deklaratë, në mënyrë specifike sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Muaj më parë Qeveria kroate i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se kësaj nisme mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në rrugën e tyre evropiane dhe euroatlantike. Deri më tani zyrtarisht nuk është njoftuar ende nëse këtij bashkëpunimi do t’i bashkohet edhe ndonjë shtet tjetër. Qëllim i bashkëpunimit, sipas Qeverisë kroate, “nuk është krijimi i ndonjë aleance ushtarake”.

“Një aleancë e tillë - përveç anëtarësimit në NATO - as që është e nevojshme”, kishte thënë Qeveria kroate në mars të këtij viti.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se do ta shfrytëzojnë takimin radhës të Kartës SHBA-Adriatik [A5] që pritet të mbahet në tetor të këtij viti, për t’iu kërkuar partnerëve rajonalë të bashkohen. Anëtare të Kartës së Adriatikut janë Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, kurse Kosova mban statusin e vëzhguesit.

Pritjet nga marrëveshja

Përveç bashkëpunimit në industrinë e armatimit, shtetet pritet të kryejnë stërvitje ushtarake dypalëshe dhe trepalëshe si dhe të bashkëpunojnë në rekrutimin e personelit duke rritur mundësitë e edukimit përmes akademive dhe kolegjeve ushtarake.

Gjithashtu pritet të ketë një angazhim të përbashkët për të luftuar kërcënimet hibride “duke përfshirë kërcënimet kibernetike, fushatat e dezinformimit, si dhe ndikimin dashakeq të huaj që mund të komprometojë ose të ndikojë në sigurinë kombëtare dhe rajonale”.

Parashihet që ndërmjet shteteve partnere në këtë marrëveshje të shkëmbehen informacione dhe shërbime inteligjente për të parandaluar sfidat e përbashkëta. Maqedonci thotë se kjo marrëveshje u mirëprit në Pentagon, kur ai zhvilloi një vizitë në SHBA në muajin qershor të këtij viti.

“E kanë parë si një mundësi të mirë të bashkëpunimit regjional për të adresuar sfidat”, thotë ai, duke shtuar se mbështetje kanë marrë edhe nga shumë shtete të NATO-s, pa specifikuar se për cilat shtete bëhet fjalë.

Megjithatë kundër këtij bashkëpunimi kishte dalë Serbia, presidenti i së cilës, Aleksandar Vuçiç, tha se po shkelet marrëveshja nënrajonale e vitit 1996. Kjo marrëveshje, e cila ka të bëjë me kuotat e lejuara në armatim, u nënshkrua atëkohë nga dy entitetet e Bosnje e Hercegovinës - Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska, si dhe nga Kroacia dhe nga Republika Federale e Jugosllavisë, e cila përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi.

Disa ditë pas nënshkrimit të deklaratës së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, Serbia dhe Hungaria nënshkruan një dokument që konkretizon marrëveshjen për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes të arritur në vitin 2023. Vuçiç, asokohe, deklaroi se besonte që kjo marrëveshje do të pasohej me një afrim të mëtejshëm drejt krijimit të një aleance ushtarake midis Serbisë dhe Hungarisë./REL

shqiperi kosove kroaci blerje e armeve amerikane

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë