LIVE UPDATES
Aktualitet

"Kam shumë lek në Holandë, s’po i nis dot", zbardhen detaje nga dosja e SPAK për hetimin e trafikut të drogës nga grupi kriminal

GJKKO vendosi “arrest në burg” për Ervis Çelën, Albin Çelën alias Defrim Çela, Petrit Lakatosin alias Petrit Sulejmani, Renato Musakun, Gert Çermajn, Marenglen Kamamin, Elidon Çelën. Ndërkohë që u la në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj dy të akuzuarve të tjerë, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa.

11 Gusht 2025, 12:21 Nga DOSJA
"Kam shumë lek në Holandë, s’po i nis dot",
foto të ilustruara

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar dje masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK pak ditë më parë, ku u godit organizata kriminale e Çopjave.

GJKKO vendosi “arrest në burg” për Ervis Çelën, Albin Çelën alias Defrim Çela, Petrit Lakatosin alias Petrit Sulejmani, Renato Musakun, Gert Çermajn, Marenglen Kamamin, Elidon Çelën. Ndërkohë që u la në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj dy të akuzuarve të tjerë, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa.

Ky grup kriminal akuzohet nga SPAK se trafikonte drogë nga Amerika drejt vendeve të Evropës perëndimore. Konkretisht, SPAK po heton: 11.6 ton kokainë të transportuar nga Paraguaji në Belgjikë (në portin e Anversit), dhe 16.4 ton të tjera nga Paraguaji në Gjermani (në Hamburg).

Ditën e sotme, Euronews Albania ka publikuar pjesë nga dosja e hetimeve të SPAK, të cilat kanë nisur që në vitin 2023. Në dosjet përfshihen emrat e dy shqiptarëve që në vitin 2020 dhe arrestuan në një apartament në Holandë me 600 kg kokainë dhe 2 milionë euro cash.

PJESË NGA DOSJA: 

Fadil Balla dhe bashkëpunëtorët e tij, Miklovan Mullaj, e kanë tërhequr sasinë e lëndës narkotike nga magazina e Franc Gergelit më datë 07.11.2020. Personat që ka dërguar Miklovan Mullaj për të marrë lëndën narkotike kanë qenë Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu (Nasufi). Daja dhe Bakiu e kanë magazinuar lëndën narkotike në adresat me numër 737 në Strevelseeg në Roterdam dhe banesën Nr. 176 në rrugën Hilleeeg në Roterdam. Rreth orës 22:50, Policia e Rotterdamit, e cila kishte që në muajin shtator 2020 që vëzhgonte banesën e Bakiut dhe Dajës në Strevelseeg, ka ushtruar kontroll në të dyja banesat dhe ka sekuestruar 600 kg lëndë narkotike kokainë dhe ka arrestuar shtetasit Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu, të cilët janë dënuar me nga 5 vite burgim në prill të vitit 2021 për veprën penale të kryerjes në bashkëpunim të veprimeve në kundërshtim me ligjin për drogërat.

Më tej në dosje hetimore janë dhe qindra mijëra sms të zbërthyera nga aplikacioni SKY ECC dhe komunikimet e trafikantëve. Nga komunikimet dyshohet se grupi kriminal ka bashkëpunuar edhe me një shtetas brazilian si dhe në një rast ka trafikuar edhe armë zjarri.

PJESË NGA DOSJA:

Kam shumë lek në Holandë, s’po i nis dot. Nga konteksti i bisedës dyshohet se me nofkën “shijaksi”, Ervis Cela i referohet shtetasit Fadil Balla, për të cilin pyet vëllain tij nëse ka dorëzuar ndonjë shumë parash. Të njëjtën pyetje ka dhe për shtetasin Soni Pepa, të cilit i referohet me nofkën “Zhuu”. Ervisi pyet vëllain e tij nëse tashmë e ka grumbulluar shumën e dyshuar prej 15 milionë eurosh. Në këtë bisedë Ervis Çela shprehet gjithashtu se ka shuma të konsiderueshme parash në Holandë, por nuk ka shoferë për t’i transportuar deri në Shqipëri.

Më datë 10.09.2020, ora 15:21:33, Ervis Çela komunikon me Fadil Ballën të cilit i shkruan “Me ke nja 600 S më shumë iani… A më the fut 110 copa… Dhe un i futa… Sta prish qefin” dhe në vijim i dërgon një fotografi me shënime detyrimesh. Ervisi vijon bisedën duke i dërguar mesazhet me tekst “Ti s’ke më shtëpi ku me fli lekët… Ahahahahaha. Janë mush plot…

Më datë 16.09.2020, në orën 13:22:32 Ervis Cela komunikon me Franc Gergelin të cilit pasi i dërgon disa fotografi armësh zjarri automatike me silenciator të montuara i shkruan “6 janë me silenciator.. do çmontohen tani dhe i fus në kanaçe, çdo armë kanaçe.

spak trafik droge

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet