LIVE UPDATES
Aktualitet

Kosova lëshoi mbi 3 mijë e 600 leje pune, 440 për qytetarët e Shqipërisë

Kosova ka lëshuar mbi 3,600 leje të punës për shtetasit e huaj përgjatë vitit 2023. Instituti GAP ka njoftuar se krahasuar me vitin 2022, ka pasur një rritje prej 22.4 për qind të numrit të lejeve të lëshuara.

12 Shkurt 2024, 14:36 Nga r.ll
Kosova lëshoi mbi 3 mijë e 600 leje pune, 440 për qytetarët
foto ilustruese

KOSOVË- Nga Turqia numri i personave që kanë kërkuar leje pune është 1004. Në vendin e dytë radhitet Bangladeshi, me 722 persona. Në vendin e tretë Serbia me 465 persona. Në vendin e katërt Shqipëria, me 440 persona.

Kosova ka lëshuar mbi 3,600 leje të punës për shtetasit e huaj përgjatë vitit 2023. Instituti GAP ka njoftuar se krahasuar me vitin 2022, ka pasur një rritje prej 22.4 për qind të numrit të lejeve të lëshuara. Të dhënat tregojnë se janë 10 shtete që prijnë me numrin e personave që kanë kërkuar leje pune në Kosovë, e ku më së shumti ka qytetarë nga Turqia. Nga Turqia në vitin 2023, numri i personave që kanë kërkuar leje pune është 1004.

Në vendin e dytë radhitet Bangladeshi, gjithsej me 722 persona që kanë kërkuar punë. Në vendin e tretë radhitet Serbia me 465 persona. Në vendin e katërt Shqipëria, me 440 persona që kanë kërkuar leje pune. Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e pestë, me 210 persona, kurse nga SHBA numri është 144 persona.

Shteti i Filipineve radhitet në vendin e shtatë me 70 persona, Gjermania në vendin e tetë me 61 persona, Mali i Zi në vendin e nëntë me 43 persona. Lista përfundon me shtetin e Italisë, me 36 persona që kanë kërkuar leje pune në Kosovë

Ndërkaq, punëtorët e Kosovës për shkak të kushteve jo të mira të punës, mungesa sigurimeve shëndetësore dhe pagat e ulëta kanë shtyrë të braktisin Kosovën dhe të punojnë në vende të ndryshme të Evropës. Një numër i madh i të rinjve është larguar nga Kosova për gjatë këtyre viteve. Kurse, vetëm gjatë këtij viti, kur Kosova ka marr liberalizimin e vizave po llogaritet që kanë ikur afro 150 mijë punëtorë.

“Ne kemi paralajmëruar si Sindikatë se mund të kemi rreth 150 mijë punëtorë që do të largohen, megjithatë nuk duhet të japim shifra. Por shifrën që e kemi dhënë për gjatë gjithë vitit, vetëm për një muaj kemi pasur ikje 140 mijë vetëm gjatë janarit. Vetëm nga aeroporti 230 mijë dalje por duke e konsideruar që 50% të tyre kthehet, 25% kanë shkuar të themi tek familjarët e tyre, pjesa tjetër mbetet shqetësuese dhe ne jemi shumë të indinjuar, edhe pronarët e kompanive sepse ata e kanë parë seriozitetin e kësaj pune”, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi./MONITOR 

kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet