LIVE UPDATES
Aktualitet

Kontributi i Turizmit në ekonomi rritet ndjeshëm nga 2019-a, por u shtuan vetëm 18 mijë vende pune

Sipas raportit të fundit të World Travel & Tourism Council (WTTC), turizmi pritet të kontribuojë me 685.3 miliardë lekë (rreth 7.3 miliardë USD) në ekonominë shqiptare gjatë vitit 2025 – një rritje me 52.8% krahasuar me vitin 2019.

16 Maj 2025, 07:42 Nga M.B
Kontributi i Turizmit në ekonomi rritet ndjeshëm nga 2019-a, por u
Foto ilustruese

TIRANA- Sektori i udhëtimeve dhe turizmit në Shqipëri është në një trajektore të fortë rritjeje, duke tejkaluar nivelet para pandemisë. Sipas raportit të fundit të World Travel & Tourism Council (WTTC), turizmi pritet të kontribuojë me 685.3 miliardë lekë (rreth 7.3 miliardë USD) në ekonominë shqiptare gjatë vitit 2025 – një rritje me 52.8% krahasuar me vitin 2019.

Ky sektor përfaqëson tashmë 26.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 20.6% që ishte pesha në vitin 2019 (4.6 miliardë dollarë). Të dhënat tregojnë që turizmi është rritur me ritme shumë më të shpejta sesa ekonomia, duke u zgjeruar me 52.8% nga 2019-a, përkundrejt 3.6% që është ndryshimi për gjithë ekonominë për të njëjtën periudhë.

“Me mbi 80% të shpenzimeve në turizëm që vijnë nga vizitorët ndërkombëtarë dhe mbi 90% të udhëtimeve që realizohen për qëllime çlodhjeje, Shqipëria po shfaqet gjithnjë e më shumë si një destinacion i rëndësishëm turistik në Europë”, theksohet në raport.

Ndonëse rritja në raport me madhësinë e ekonomisë është e fortë, efekti në punësim nuk është aq i lartë. Në vitin 2019, udhëtimi dhe turizmi kontribuuan në krijimin e 250.8 mijë vendeve të punës, ose 19.9% të totalit. Në vitin 2024, ky sektori gjeneroi 269.2 mijë vende pune, ose vetëm 18 mijë vende pune të shtuara, që përbëjnë 20.4% të totalit.

Për vitin 2025, kontributi i turizmit pritet të jetë në të njëjtat nivele, 26.4% e PBB-së (7.3 miliardë dollarë), ndërsa numri i vendeve të punës pritet të rritet në 274 mijë, ose 21% e totalit.

Pesha në ekonomi pritet të ngadalësohet në dekadën në vijim

Teksa turizmi në vend është në ditët e tij më të mira, WTTC pret një ngadalësim të tij në dekadën e ardhshme, në raport me madhësinë e ekonomisë. Në vitin 2035, kontributi i turizmit dhe udhëtimeve në ekonomi prite të bjerë në 23.9% të PBB-së (8.6 miliardë dollarë), ndërsa pritet të shtohen edhe 30 mijë vende të tjera pune (26% e totalit).

WTTC është i vetmi që jep një vlerësim të ndikimit të sektorit të udhëtimeve dhe turizmit në prodhimin e brendshëm bruto, teksa INSTAT nuk e raporton si të plotë këtë sektor, por jep vlerësim vetëm të “akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që ka arritur në rreth 4% të PBB-së deri në fund të vitit 2023./ Monitor

turizmi

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari